• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fazlliçi e lidhi Berishën me Arkanin, nga kjo vdiq edhe Remzi Hoxha! Kishte qëllime…”

by A R
05/02/2025 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Arben Meçe ndau detaje interesante në “Studio Live” për lidhjet familjare dhe miqësore të Damir Fazlliç me familjen Berisha, aktiviteti i tij i spiunazhit dhe lidhja e Berishës me Arkanin nëpërmjet tij.

Këto miqësi dhe aktivitetet të dyshimta deri antikombëtare u forcuan edhe më tej, pas embargos së naftës për Serbinë, deri tek futja në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, përfshirja në bizneset e Porto-Romanos, skemat e korrupsionit, tenderët dhe pastrimi i parave.

Rrëfen edhe se si Berisha sabotoi dhe bëri akte antikombëtare me linjën e interkonjeksionit të Shqipërisë, duke i shërbyer Serbisë.

“Fillimisht të flasim për Arkanin. Serbia nuk punoi fillimisht me ushtri në Bosnjë dhe Kosovë. Punoi me grupe paramilitare, që janë agresive, shkelin konventat dhe gjithë agresivitetin e menaxhonte nëpërmjet Arkanit. Ky nuk merrte dot financime nga shteti, por bëhej vetëfinancimi, pasi qeveria e Beogradit kontrollohej. Dhe mënyra më e mirë si të financohej Arkani ishte trafiku i naftës. Nga Shqipëria në Malin e Zi dhe drejt Kosovës e Serbisë bëhej nga Arkani. Ky ishte mekanizmi dhe baza e marrëveshjes. Në Shqipëri u krijua struktura e “Shqiponjës” nga PD-ja, si mekanizëm dhe strukturë biznesi. Këtu hyn edhe Fazlliç me Lazareviç, ajo që thotë edhe avokati Beqiri. Nëpërmjet SHIK u provuan edhe korridore nga Shqipëria për në Malin e Zi dhe këtë e kontrollonte Arkani. Pra Arkani financohej nëpërmjet furnizimit me naftë nga Shqipëria. U thyen rezolutat e asaj kohe, embargot e vendosura. Por kjo situatë dhe linjat që për pak sa nuk kaluan edhe në luftë civile, edhe pse UÇK ishte aktive, shkaktuan edhe një dëshmor siç e dimë, Remzi Hoxha, që zbuloi lidhjet e tyre, duke përfshirë edhe Berishën dhe SHIK. Shkak i vdekjes së Remziut ishte pikërisht lidhja e Berishës me Arkanin”, rrëfen analisti në studio.

Për Meçen kulmi i veprimit të Berishës ka qenë futja e Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pa certifikatën e sigurisë dhe kur njihej si një agjent serb. Por qëllim sipas tij ka qenë imponimi i biznesmenit serb, mik familjeje i vjetër i tij, në projektet e reja investuese që kishin në plan, si Porto-Romano dhe pasurimi i mëtejshëm i dy palëve.

“Fazlliç e dimë se kishte lidhje familjare me UDB-në dhe madje lidhje të forta në Shqipëri me familjen Berisha. Madje pa një certifikatë sigurie ai u fut në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Shqipërisë, ky ishte kulmi, ishte një presion, një demonstrim i pastër që ia transmetonte dikujt, që Berisha po e tregonte në stad tjetër. Pas kësaj pati masterplan në Porto-Romano, në bashkëpunim me Berishën, u planifikua për djegien e plehrave, termocentrale të djegies së tyre nëpërmjet edhe mafias italiane, që për pak u realizua në atë kohë. Mbi atë plan studimi del edhe ai i tokave. Ky studim është mbajtur gati sekret dhe mban firmë të Berishës. Do kishte HEC për djegien e plehrave që do vinin nga Italia, por protestat e asaj kohe nga opozita dhe shoqëria civile e dështuan, se i doli tymi”, shpjegon ai.

Gjithashtu shpjegon edhe skemën e blerjes së lirë dhe shitjes së shtrenjtë nga Fazlliç, me ndihmën e Berishës, që futi edhe tokat e tjera jashtë planit strategjik, duke i përfshirë në këtë projekt në Porto-Romano.

“Meqë u bë projekt-plani që do miratohej, nisi shitja e tokave apo blerja e tyre me 3-4 euro, që të rikapitalizoheshin nëpërmjet projektit me rritje të vlerës për këtë plan. Sepse investimi që do bëhej për të mbulonte 3-4 herë kapacitetet e Ballkanit, ishte si një plan strategjik. Por qëllimi i vetëm ka qenë kontrolli i naftës dhe energjisë në Shqipërinë, që të zbriste me korridor Serbia dhe Rusia. Pra nafta ruse dhe serbe të dilnin në bregdetin tonë dhe që ishte kundër normave ndërkombëtare dhe madje antikombëtare. Jemi para një fenomeni kur blihet lirë dhe shitet shtrenjtë, bli me 5 dhe shit me 20. Kjo është vepër penale që po kalon edhe në ingranazhet e drejtësisë. Idajeti përshëndetet që e çoi, e bëri fakt, e tani çështja është në dorën e drejtësisë dhe unë kam besim te ajo”, tregon analisti për Report TV.

Por Meçe zbulon edhe një aferë të dyshimtë të Sali Berishës kur ka qenë në pushtet, aktivitetin e sabotimit të linjave të Interkonjeksionit të Shqipërisë me Kosovën, një akt antikombëtar sipas tij, pasi donte që vendi të ishte i varur nga Serbia.

“Interkonjeksioni është çështja kryesore, sepse rrjeti i energjisë ndahej që nga Serbia që në kohën e Titos. Pas tranzicionit dashje-padashje edhe Shqipëria varej prej Serbisë në atë kohë. Sabotimi i linjave të interkonjeksionit të energjisë ishte një nga aktet me të rënda të Berishës, pasi ne kishim lidhjen me Kosovën dhe Italinë, që do realizoheshin, por ai është sabotuar me të gjitha format nga Sali Berisha, ajo u bë vetëm në kohën e Ramës, sepse Berisha e sabotoi dhe Shqipëria deri vonë varej nga rrjeti energjetik i Serbisë. Vetëm tani Shqipëria po shkon drejt prodhimit të një energjie diellore të pastër, po kthehet si një lider aktualisht, pra jemi në atë linjë të vjetër të firmosur në Arabi, që e çliron Shqipërinë nga varësia prej Serbisë. S’mund të bësh politikë ekonomike me një shtet që është armiqësor ndaj teje dhe ka luhatje. Kjo është filozofia e Berishës, se gjatë gjithë kohës që ka qenë në pushtet politika e tij ka qenë e dyshimtë për aq vite sa ka pasur pushtet. Ky është programi dhe filozofia e këtij njeriu”, shprehet ish-deputeti.

Next Post
Santorini ‘nuk gjen qetësi’! Tërmet me magnitudë 4.7 ballë, lëkundjet deri në Athinë

Santorini ‘nuk gjen qetësi’! Tërmet me magnitudë 4.7 ballë, lëkundjet deri në Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e snajperistit në Britaninë e Madhe/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

Vrasja e snajperistit në Britaninë e Madhe/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

January 20, 2026
Elbasan/ Digjet banesa, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur, shkak i zjarrit dyshohet…

Elbasan/ Digjet banesa, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur, shkak i zjarrit dyshohet…

January 20, 2026
“Ik p**dhu”/ Eurodeputeti danez shan Trump, deklarata e tij bëhet virale

“Ik p**dhu”/ Eurodeputeti danez shan Trump, deklarata e tij bëhet virale

January 20, 2026
FOTOT-Supermakina, avionë privatë dhe çanta firmato/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

FOTOT-Supermakina, avionë privatë dhe çanta firmato/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

January 20, 2026
Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

January 20, 2026
“Lufta” për Groenlandën, presidenti Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

January 20, 2026
OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

January 20, 2026
Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

January 20, 2026
“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

January 20, 2026
Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In