Qyteti karakteristik i njerëzve të urtë dhe mikpritës, i luleve, këngëve popullore lirike me saze, qyteti i verës por veçanërisht i glikove unikale, ka patur shumë vizitorë edhe këtë sezon.
Ndaj, edhe Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me një postim kushtuar Përmetit, si dhe transformimin e tij saj të Rilindjes Urbane.
Përmes një mesazhi, Rama ka nxjerrë fotot nga qyteti i bukur.
“MIRËMËNGJES
dhe me Përmetin që rritet çdo vit si destinacion turistik, e ku faza e dytë e Rilindjes Urbane është drejt fundit, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama.
/a.r