• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faza e dytë e përzgjedhjes së fituesve në universitete, ja si plotësohen kuotat që lirohen

by A R
08/09/2016 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Faza tjetër e garës do të jetë vendimtare për fatin e maturantëve shumë të mirë, që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi.

Në një bisedë me maturantët e pakënaqur, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, bëri publik një detaj me rëndësi të skemës së pranimeve pas raundit të dytë, i cili do të plotësojë të gjitha vendet që ofrojnë universitetet.

Procedura e garimit do të jetë identike me të parin, me ndryshimin e vetëm: në fund të garës vendet e lira do të plotësohen duke postuar listën e fituesve. Më saktë, bëhet fjalë për një post-raund tjetër, ku do të bëhet zbritja e listës së emrave poshtë vijës së kuqe, sipas renditjes përfundimtare për aq kuota të parealizuara sa do të ketë secila degë.

RAUNDI I DYTË

“A mund të ndodhë që në raundin tjetër të përsëritet historia si në raundin e parë, ku një nxënës të fitojë më shumë se një degë? Nëse do të vazhdonte kështu, ku këta nxënës do të bllokonin disa vende më shumë, nuk do të ishte më e drejtë që në raundin e dytë të zbatohej meritë- preferencë?”.

Kjo është njëra prej çështjeve që i mundon më shumë maturantët. Duke iu përgjigjur shqetësimit të saj, në bisedën me ta ministrja i garantoi se pas fazës tjetër të garës asnjë vend në universitet nuk do të mbetet bosh. Thënë, ndryshe, formula e pranimeve pritet të zgjidhë në raundin e dytë ngërçin e degëve aktualisht të zaptuara nga një grusht studentësh.

“Ajo që sistemi mundëson, ka të bëjë me faktin që nuk do të mbeten më kuota bosh. Ai që ka fituar në 10 do të zgjedhë preferencën e vet dhe këto 9 vendet e lira do të plotësohen, duke futur kandidatët poshtë vijës së kuqe. Kuota bosh, kur ka studentë që meritojnë të jenë pjesë e tij nuk do të ketë. I tillë është ndërtuar sistemi”, vuri në dukje Nikolla.

Shqetësimet e maturantëve vinin edhe për kurrikulën e zhvilluar në shkollën e mesme, kriteret e pranimit nga universitetet, ku lëndë me peshë të caktuar disa prej tyre nuk i kishin zhvilluar fare në vitin e tretë të gjimnazit e problematika të tjera që morën përgjigje nga ministrja dhe rektorët e universiteteve.

Nga një analizë paraprake që ka bërë Ministria e Arsimit dhe universitetet rezulton që maturantët më të mirë kanë fituar dhjetë apo më pak programe studimi. Por këta të fundit kanë të drejtë që deri në datën 20 të regjistrohen në vetëm një degë, duke lënë të lira profilet e tjera. Kështu, duke iu treguar rrugën që duhet të ndjekin tashmë, ministrja garantoi që asnjë maturant cilësor nuk do të mbetet jashtë dyerve të universiteteve./Panorama/a.m.

Next Post
Si Barcelona/ FIFA “bllokon” Real dhe Atletiko Madrid, nuk mund të bëjnë merkato deri në 2018

Si Barcelona/ FIFA "bllokon" Real dhe Atletiko Madrid, nuk mund të bëjnë merkato deri në 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

SHBA shpall degët libaneze, egjiptiane dhe jordaneze të Vëllazërisë Myslimane si organizata terroriste

January 13, 2026
Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

January 13, 2026
Moti i keq/ Belinda Balluku: Situata në veri e përmirësuar, po monitorojmë jugun. Akset kombëtare të aksesueshme

Përmbytjet/ “Skuadrat janë ende në terren”- Balluku: Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur

January 13, 2026
Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

January 13, 2026
“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

January 13, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

January 13, 2026
Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut

Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut

January 13, 2026
Performon si DJ në Bejrut, prifti merr kritika nga një grup besimtarësh

Performon si DJ në Bejrut, prifti merr kritika nga një grup besimtarësh

January 13, 2026
Lëvizje në polici, ndryshojnë shefat e komisariateve në Tiranë dhe rrethe

Policia e Shtetit: Nuk na u kërkua mbështetje për shoqërimin e Altin Ndocit në spitalin e Durrësit. Forcat Operacionale nisen drejt…

January 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Manjani: Nuk ka drejtësi cilësore pa hetim cilësor! Janë bërë si manjakë celularësh dhe spiunë jetësh private..

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In