• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fauci: Shumë njerëz kualifikohen për marrjen e dozës së tretë kundër COVID-19

by
20/09/2021 17:48
Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, attends a Coronavirus Task Force news conference at the White House in Washington, D.C., U.S., on Friday, April 10, 2020. President Donald Trump said hell introduce on Tuesday a council of doctors and business people who will advise his government on how to reopen the economy following the coronavirus outbreak. Photographer: Kevin Dietsch/UPI/Bloomberg via Getty Images

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë thotë se shkenca mbështet një vendim të marrë së fundmi nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve për të pritur më gjatë për një plan të përgjithshëm të vaksinimit me doza përforcuese ndaj COVID-19. Ndërkohë, një ekspozitë në Uashington kujton numrin e madh të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.

Në Shëtitoren Kombëtare në Uashington janë vendosur mbi 660,000 flamuj të bardhë në kujtim të personave që kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020.

Kjo shfaqje arti pasoi vendimin e një paneli këshillues të Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve në fund të javës së kaluar për të hedhur poshtë një plan për vaksinimin me doza përforcuese të shumicës së amerikanëve për shkak të mungesës së të dhënave të mjaftueshme për sigurinë e një doze të tretë nga kompania Pfizer.

Këshilltari kryesor i Presidentit Biden për çështjet e shëndetësisë, Dr. Anthony Fauci, tha të dielën për emisionin “This Week” të kanalit ABC se ndërsa doza përforcuese e vaksinës Pfizer nuk ka marrë miratim të gjerë, shumë amerikanë janë të kualifikuar ta marrin atë.

“Doza përforcuese u miratua për njerëzit e moshës 65 vjeç e sipër, dhe për një numër të konsiderueshëm të njerëzve të moshës 18-64 vjeç, të cilët janë në kategorinë e rrezikuar për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore. Dozën përforcuese mund ta marrin edhe personat e moshës 18-64 vjeç që punojnë në institucione, ose mjedise me rrezik të lartë ekspozimi dhe infeksioni”, tha Dr. Fauci.

Presidenti Joe Biden njoftoi së fundmi një plan për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin për miliona amerikanë, që punojnë për qeverinë federale dhe për kompani me të paktën 100 punonjës. Ai ka akuzuar guvernatorët republikanë, se po përdorin pandeminë për qëllime politike.

“Në Misisipi, fëmijëve u kërkohet të vaksinohen kundër fruthit, rubeolës, lisë së dhenve, hepatitit B, poliomielitit, tetanozit dhe shumë sëmundjeve të tjera. Këto janë detyrime të vendosura nga shteti.Por në mes të një pandemie që tashmë ka shkaktuar vdekjen e mbi 660,000 njerëzve, unë propozova që vaksina kundër Covid-19 të bëhet e detyrueshme, dhe guvernatori i atij shteti e quan këtë ‘Lëvizje tiranike’”, tha Presidenti Biden.

Guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSantis, një kritik i presidentit, thotë se vendimi i Shtëpisë së Bardhë për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin dëmton vendet e punës dhe shkel të drejtat individuale.

“Në një situatë kur kemi një president si zoti Biden që lëshon dekrete jokushtetuese kundër popullit amerikan, ne kemi përgjegjësi për të mbrojtur Kushtetutën dhe kjo është ajo që ne po bëjmë në shtetin e Floridës”, tha guvernatori Desantis.

Organizata “Statista.com” njofton se Florida ka numrin e tretë më të lartë të rasteve me Covid-19 në vend. Ndërkohë, gazeta New York Times njofton se administrata e Presidentit Biden është duke negociuar me kompaninë Pfizer për të blerë 500 milionë doza të tjera të vaksinës për t’ua dhuruar vendeve të tjera./ VOA

/b.h

Next Post
Thellohen tensionet mes Francës dhe Britanisë e SHBA-së, anulohen takimet dypalëshe

Thellohen tensionet mes Francës dhe Britanisë e SHBA-së, anulohen takimet dypalëshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In