Një skandal është raportuar në Tiranë, ku mësohet se një faturino keqtrajton një pasagjer të moshuar.
Sipas dëshmitarëve, faturino e shtyn dhe e godet duke i kërkuar të ngrihet dhe të zbresë. . Por pasi e ka keqtrajtuar pasagjerin gjatë kohës që autobusi ishte në lëvizje, faturino i kërkon shoferit të ndalojë autobusin.
Pas kësaj shoferi lë vendin e tij, shkon pranë pasagjerit dhe të dy së bashku e kapin zvarrë dhe e nxjerrin jashtë. Nuk arrihet të kuptohet se në cilën linjë ka ndodhur ngjarja por me siguri nga pamjet e faturinos dhe të shoferit nuk do të jetë e vështirë të identifikohet. Është e tmerrshme sesi ende ka njerëz pa edukatë dhe shpirt. Kjo sjellje duhet të ndalojë sa më shpejt!










