• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatura 1 mld euro për dëmet e tërmetit: 700 mln euro për banesa, 150 për biznesin, 150 për shkolla e spitale

by Java News
24/01/2020 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatura 1 miliardë euro që kryeministri Edi Rama deklaroi si dëm të tërmetit në takimin me homologun italian Conte është rezultat i një raporti të përbashkët mes ekspertëve të Bankës Botërore, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Komisionit Europian dhe atyre të qeverisë shqiptare.

I njohur me emrin “post disaster needs assesment” ose në shqip “vlerësimi i nevojave post fatkeqësisë”, raporti konfidencial ende nuk ka marrë trajtën përfundimtare dhe është në formën e draftit. Por Top Channel ka mundur të sigurojë detajet e draftit.

Grupi ndërkombëtar i vlerësimit të dëmeve, që ka përgatitur raportin kryesohet nga Milva Ekonomi.

Sipas vlerësimit, 700 milionë euro janë dëme në banesat e qytetarëve, të cilat janë shembur plotësisht ose kanë dëmtime të pjesshme. 150 milionë euro është fatura e dëmeve tek fabrikat dhe njësitë prodhuese të biznesit, ndërsa pjesa e mbetur prej 150 milionë eurosh të tjera janë dëme në veprat publike si shkollë rrugë dhe spitale.

Edhe pse raporti është asistuar nga ekspertët ndërkombëtar të OKB-së, BE-së dhe Bankës botërore, rritja e faturës në 1 miliardë euro mund të jetë taktikë e qeverisë për të tërhequr sa më shumë para nga donacionet. Burime nga grupi hartues I thanë Top Channel se ky raport do t’i dorëzohet konferencës së donatorëve që do të mbahet në datën 17 shkurt, e kryesuar nga presidentja e Komisionit Europian Ursula van der Leiden.

Në buxhetin e këtij viti qeveria ka parashikuar të mobilizojë të paktën 100 milionë euro nga donatorët, para të cilat vijnë falas në formën e grantit dhe nuk e rrisin borxhin publik. Por shifra e saktë e donacioneve që do të arrihen të grumbullohen do të mësohet vetëm pas konferencës dhe angazhimeve që do të marrin qeveritë e vendeve të tjera./ Top Channel

g.kosovari

Next Post
Aplikim online për të përfituar shtëpi të re nga rindërtimi, Ahmetaj: Gati planet për Shijakun, Laçin, dhe Thumanën

Aplikim online për të përfituar shtëpi të re nga rindërtimi, Ahmetaj: Gati planet për Shijakun, Laçin, dhe Thumanën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In