• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fatos Nano me pranga u tregua si një lider, Sali Berisha që ja mbath, nuk është aspak”

by Java News
28/10/2023 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Ekzaktësisht 30 vite më pas, po ndodh ajo që Dante Alighieri do ta kishte përcaktuar si “kundërpesha” (ose ”contrappasso”). Sali Berisha rrezikon sot të përfundojë në burg me të njëjtën akuzë korrupsioni, me të cilën, me 30 qershor 1993, pra 30 vite më parë, ai personalisht arrestoi (pa prova) liderin e opozitës Fatos Nano. Një video e dalë nga arkivat, që ndryshe nga njerëzit nuk harrojnë asgjë, tregon Fatos Nanon me pranga ndërsa ndez një cigare në sallën e gjykatës. Sali Berisha sapo kishte përuruar stinën e arrestimeve politike. Paradoksi sot është se, 30 vite më pas, është Sali Berisha që shtiret si viktimë e një procesi politik dhe bashkë me të dhëndrri, që ka përfunduar në qeli.

Ndryshe nga sa po ndodh sot, kur SPAK që po drejton hetimet nuk merr urdhëra nga qeveria, (ndryshe nuk do të kishte arrestuar disa nga eksponentët më të njohur socialIstë), 30 vite më parë Berisha komandonte prokurorinë dhe gjykatat. Në krye të procesit-farsë që Berisha kishte porositur, ishte një prokuror i ri, Genc Gjokutaj, që sot është avokati mbrojtës i Berishës, duke konfirmuar në këtë mënyrë lidhjet e tyre të vjetra. Sot Genc Gjokutaj proteston duke pretenduar qe GJKKO nuk respekton të drejtat e mbrojtjes të klientit të tij të shquar, ish-kryeministri Sali Berisha. Dhe sigurisht harron që 30 vite më parë ishte ai nga ana tjetër e bankës që nuk mbronte të drejtën e të akuzuarit të tij të shquar, Fatos Nanos, një tjetër ish kryeministër.

Por diferenca më e madhe mes asaj që i ndodhi Fatos Nanos dhe kësaj që po i ndodh sot Sali Berishës, është se 30 vite më parë edhe pse përballë një gjykate me të vërtetë politike, Fatos Nano pranoi çdo vendim dhe nuk bëri kurrë asgjë për të kundërshtuar gjykatësit e tij veç ushtrimit të së drejtës për t’u përpjekur të tregojë me dokumenta pafajësinë e tij. Ndryshe nga ai, sot Sali Berisha fshihet nëpër banjo dhe mohohet edhe nga rojet në hyrje të Partisë Demokratike, vetëm e vetëm që të mos marrë urdhërin e gjykatës. Sillet si një Çlirim Gjata i çfarëdoshëm. Nano tregoi një kurajo dhe një dinjitet që Sali Berisha as nuk e di se ç’janë. Fatos Nano me pranga në duar në gjykatë tregoi se ishte një lider i vërtetë, ndërsa Berisha që iu fshihet gjykatësve, po tregon se nuk është aspak.

Next Post
Sali Deliri

Sali Deliri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In