• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Mahmutaj: Me 21 janar kisha presione të deklaroja se më plagosën protestuesit

by Java News
21/01/2017 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

JAVANEWS.AL/ Fatos Mahmutaj, gazetari që mbeti i plagosur në prpotestën e 21 janarit në të cilën humbën jetën 4 protestues paqësorë të opozitës, rrëfen për Javanews momentet dramatike të asaj dite, presionet që ai të deklaronte se e kishin plagosur nga turma, si dhe momentet e trishtuara kur e larguan nga puna pse nuk pranonte të akuzonte protestuesit se ishin ata që e kishin plagosur dhe jo Garda.

21 janari është një ngjarje shumëplanëshe, jo vetëm për faktin e rëndë të vrasjes së 4 protestuesve paqësorë të opozitës nga ana e Gardës qeveritare, por nga ana tjetër ajo ishte edhe një sprovë edhe për median. Në raportimin e saj dhe presionet për t’ia mbyllur gojën. 6 vite më vonë si do ta vlerësoni këtë duke pasur parasysh se edhe ju vetë, ndërsa po kryenit punën si gazetarë u plagosët. A mund të thoni cilat ishin prapaskenat që ju të heshtnit si për plagosjen tuaj ashtu edhe për vrasjen e 4 protestuesve paqësorë të opozitës?

«21 janari» padyshim që do të mbetet gjatë, si një nga ngjarjet më të rënda të postkomunizmit shqiptar. Ishte një vrasje e pastër shtetërore, ose e thënë ndryshe një pushkatim masiv pa gjyq që do t’i rëndojë si barrë faji ish-kryeministrit, Sali Berisha. Por jo vetëm kaq, por tashmë që kanë kaluar plot 6 vjet dhe ngjarja është kthjelluar edhe më tepër. Përgjegjësia e krimit ka ecur gjithnjë e më tepër drejt Berishës, pavarësisht nëse qëlloi Agim Llupo apo Arjan Avrami me pistoletën e Ndrea Prendit. Berisha si autori kryesor i kësaj ngjarje të rëndë, pasi nuk ia doli dot fillimisht ta manipulonte me presione dhe blerje, përdori mënyrën më të poshtër të mundshme duke e marrë përsipër gjithçka dhe njëkohësisht duke futur në sqetullën e tij të gjithë kriminelët e «21 janarit». Dhe tashmë, jemi të gjithë dëshmitarë të mbrojtjes me fanatizëm që iu ka bërë, jo vetëm të enjteve në parlament, por kudo publikisht, krimit të shëmtuar dhe kriminelëve që e rrethojnë. Tani të kthehemi tek rasti im. Fillimisht mua u përpoqën të më manipulonin për të pranuar se plagosja më kishte ardhur nga turma. Kjo pak a shumë do të vërtetonte edhe pretendimin e Berishës se nuk kishte gazetar të plagosur nga Garda e Republikës. Kjo nuk eci pasi në rastin e parë që takova prokurorët u tregova gjithçka, si dhe iu bëra edhe një skicë të vendngjarjes. Më pas, duke parë sesi Berisha fshihte e manipulonte në oborrin e kryeministrisë provat, si dhe të akuzuarit për masakrën, presionet ndaj meje vazhduan derisa më detyruan të ikja nga Shqipëria.

Cili ka qenë roli i drejtuesve të medias ku ju punonit që të qepnit gojën? Përse zgjodhën rrugën e forcës duke ju pushuar nga puna? Vendimi për pushimin tuaj erdhi si rezultat se ju nuk ratë dakord me ato që të kërkonin, apo donin të zhduknin gjurmët e krimit e gardës së qeverisë edhe mbi gazetarët?

Drejtuesit e televizionit ku punoja në momentin e parë kur më panë të gjakosur vendosën të më nxirrnin në trasmetim direkt, por e anuluan shpejt këtë vendim pasi nuk pranova kompromisin se isha qëlluar nga turma. Unë këmbëngula se isha qëlluar nga garda dhe me naivitet përpiqesha t’i bindja ndërsa ata rrudhnin turinjtë përpara meje. Nuk mora asnjëherë një dokument për largimin nga puna veç komunikimit verbal dhe disa sms-ve në celular. Pak ditë më pas kur mësova për konferencën e shtypit të Berishës, kuptova gjithçka rreth sjelljes ndaj meje në TV-në ku punoja. (Gjatë kohës që ishte zhvilluar konferenca për mediat e kryeministrit, mes kaosit të asaj pasdite të vonë, unë i plagosur dhe i larë me gjak, përpiqesha të gjeja ndonjë mundësi për t’u larguar nga bulevardi. Ky ishte fakti që nuk e mora vesh në kohë reale konferencën dhe deklaratën manipuluese të Berishës për mua).

Si do ti përshkuani shumë vite më vonë ato momente tragjike ku ju u plagosët dhe në këmbët tuaja ra edhe një i vrarë? Si jeni ndier në ato caste?

Ndodhesha thuajse në minutën e katërt ose të pestë të transmetimit live kur plumbi më kapi në dorë. Në fillim kujtova se ishte ndonjë copëz lëkurë pishe nga trungu që ndodhej rreth gjysmë metri pas meje. Në të njëjtën moment kur ndjeva prekjen e plumbit në dorë, dëgjova edhe trokitjen e 5-6 plumbave të tjerë në trung. Gjaku që më kishte mbushur dorën në të cilën kisha edhe celularin me të cilin po realizoja lidhjen direkte, rrodhi poshtë mëngës dhe prej andej në të gjithë trupin. Pashë dhe kokën e të ndjerit Hekuran Deda të shpërthente nga pas dhe sërish nuk po kuptoja gjë. Edhe pse kishin kaluar disa dhjetra sekonda unë vazhdoja transmetimin derisa dëgjova nga pas dikë me dialekt vlonjati që tha: «Na vranë na q… nënën!». Ky ishte i parafundit që zbriste nga platforma, ndërsa unë i fundit. Pas kësaj kalova mbi këmbët e të ndjerit Deda që u plandos përdhe dhe duke vrapuar drejt kullave binjake kërkova që ta ndërprisja transmetimin. Rreth pas një çerek ore u binda që isha plagosur me plumb. Por ajo çfarë kalova aty nuk ishte asgjë pas asaj që më ndodhi në studiot e TV-së ku punoja. Në ato momente e kuptova sesa i pambrojtur isha dhe sa shpejt shitej një gazetar nga pronarët dhe drejtuesit e medias.

Qeveria pak ditë më parë vendosi të japë shpërblim për familjet e 4 të vrarëve. Si do e komentoni këtë dhe cili duhet të jetë raporti i drejtësis mbi personat që urdhëruan dhe zbatuan vrasjen me gjakftohtësi të 4 protestuesve paqësorë të opozitës?      

Plot gjashtë vjet me vonesë qeveria e pa të udhës të dëmshpërblente familjarët e viktimave të 21 janarit, për të zbutur sadopak dhimbjen e tyre për humbjen e të afërmve. Por kjo nuk është aspak drejtësia e vërtetë. Edhe pse ngjarja është zbardhur publikisht, si rezyme të saj sot pas 6 vitesh kemi vrasësit që jetojnë të lirë dhe urdhëruesit e tyre me në krye Berishën vazhdojnë jo vetëm t’i mbrojnë por edhe kërcënojnë herë pas here të majtët në pushtet duke iu thënë: Rrini urtë se ua bëjmë sërish si më 21 janar! Për mua drejtësia e 21 janarit do të vihet kur Berisha të ketë përfunduar në burg!

Bisedoi

Armando Meta

Next Post
Votimi elektronik i pamundur, KLSH: Kartat nuk kanë të dhënat

Votimi elektronik, kartat e identietit të prodhuara në kohën e PD, jashtë standardeve të sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

February 4, 2026
“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

February 4, 2026
Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

February 4, 2026
“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

February 4, 2026
E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In