Fatos Lubonja thotë se regjimi aktual politik në Shqipëri nuk mund të ndryshohet përmes zgjedhjeve, duke e krahasuar situatën me atë të vitit 1997.
Në emisionin Log. në News24, Lubonja u shpreh se sistemi është konsoliduar në një mënyrë të tillë që nuk lejon rotacion demokratik. Ndaj ai tha se duhet një ’97 e dytë, për të rrëzuar Edi Ramën.
Fatos Lubonja: Unë mendoj se ky regjim kështu siç është konsoliduar nuk rrëzohet me zgjedhje. Edhe në 1997 Sali Berisha nuk rrëzohej, edhe pse ishte regjim, sepse ishte regjim. Po të mos kishin rënë piramidat dhe ajo që ndodhi…
Agim Baçi: Pra duhet të ndodhë një apokalips prapë?
Fatos Lubonja: Po, unë kështu mendoj.
Agim Baçi: Po atë e bëjnë qytetarët.
Fatos Lubonja: Unë nuk e uroj, por këtu duhet rënia ekonomike, që do të thotë luftë kundër krimit të organizuar. Ti mendon se i dorëzojnë të gjitha ata që kanë pastruar paratë ato prona që kanë vënë?! Ata zotërojnë pushtetin, Edi Rama është menaxheri i interesave të tyre.












Edhe ata qe i kane gatuar e dhene corbe prej kohesh, sherbimet e huaja armiqesore, e kane hedhur si lecke e pavlere! Ky qe kerkon gjemen per vendin e tij eshte me i ndyre se vet ndyresia!
Ku eshte SPAKU qe kejon ket jriminel qe jwrkon lufte si 96. Thirrja e jesaj vemhe eshte antikyshtwtuese dhe arrestinin e ka hak
Ti baske me Saliun, Arjan Canin edhe ca te tjere jeni nje tumorr qe fatmirsisht avash avash po shduket.
perse nuk i ipni komentet, api jeni dakort me vemje. Lubinja qe kerkon nje 97 te dyte