Analisti Demalia, ka bërë deklarata të forta mbi situatën politike në Shqipëri dhe rolin e disa figurave kyçe në histori.
Në një intervistë për “Dritare TV”, zoti Demalia zbulon se një nga analistët që dikur rrëmbeu armët për të rrëzuar nga pushteti Sali Berishën në vitin 1997 tani po paguhet nga ish-kryeministri.
-Zoti Demalia, si e shikoni situatën politike brenda PD? Po protesta e PD a i arrti pritshmëritë…
Demokratët janë kthyer në një neveri që po rrudhen edhe më shumë, dhe të keqin që po bëjnë ata është se po e çimentojnë pushtetin e Ramës, që nuk është e mirë as për zhvillim demokratik, as për zhvillimin politik, dhe as për vetë pushtetin e gjatë që të korrupton. Ndaj bota i ndërron pushtetet. Po i lënë Ramës të gjithë pushtetin në tavolinë, dhe ka dy arsye: këto ose janë të korruptuar, ose ka shumë mundësi sepse nuk ka mundësi që këto paskan një diktaturë dhe një regjim shumë të egër. Këto u pasurokan çdo ditë duke ngritur pallate e bërë biznese dhe zhvillohen çdo ditë. Këto e dinë se çfarë do të thotë diktaturë. Diktatura, jo që nuk të lë të ngresh pallate, por diktatura shkon e të merr dhe florinjtë që kishe fshehur, e të varte dhe në litar. Këto e kanë me të dëgjuar e të parë te filmat e Kinostudios. Këto nuk dinë se çfarë kanë, nuk kanë një objekt që të dimë se për çfarë po protestojnë.
Fakti që dalin me bluza “Free Berisha” është absurd; pse do të shkoj në protestë të bëj thirrje “Free Berisha” kur familja e Berishës kishte vetëm 2 dhoma e kuzhinë te shkolla “Migjeni” dhe asgjë tjetër nuk ka patur në Tiranë, e tani kanë prona deri në Hungari, në Budapest, në Amsterdam e Belgjikë? Pronat që kanë këtu e milionat që japin, 500 mijë dollarë për avokatin, do të thotë që të kesh të paktën pasuri 50 milion. Të dalësh në protestë për “Free Berisha” është një qëndrim i pafavorshëm; ai duhet të shkojë të ballafaqohet me drejtësinë dhe të gjejë nëse ka të drejtë. E dyta, të protestojë për Llozhanin, nuk më kërcen për ish-ministrin e Brendshëm e bashkë me të vëllain, por problemi është se nuk mund të jem kaq i ndryrë sa të inskenoj një skenë që e dinte e gjithë PD-ja, dhe e lanë Salianjin si idiot, vetëm dhe ky kujton se është me të vërtetë hero.
Edhe njeriu që ka 100 faje nuk mund t’i ngarkosh gjëra që nuk janë. Ky mundi interpretohet sikur ka thënë se është trafikant droge vëllai i Xhafajt. Këto thonë se Geront Xhafaj ishte trafikant droge e është kapur në Itali, e po rrinte në Shqipëri. Ti nuk bëre këtë, por bëre një inskenim të tërë, dhe e bëjnë në mënyrë primitive pasi nuk janë as specialistë për ta bërë atë inskenim, dhe e hëngri si derri. Në të gjithë botën dënohesh për të bësh të tilla inskenime.
-Kemi një përgatitje të Berishës për të spastruar Partinë Demokratike më tepër, për t’ja lënë të bijës. A mund të funksionojë kjo?
Absolutisht! Kjo parti do të vijë duke u rrudhur derisa të shkrihet fare, pasi nuk mund të funksionojë më. Edhe sikur të rrojë 1000 vjet Edi Rama, edhe po të jetë Berisha dhe këto të tjerët, kjo parti nuk mund të funksionojë. Edhe po të jenë këto të tjerët, këto nuk e dorëzojnë partinë, pasi e kanë në kulturën shqiptare që të mos i dorëzojnë partitë. Ke parti të vogla, si Dash Shehu, Spartak Ngjela, që kanë një dhomë e një kuzhinë e një sekretare. Ke dhe të tjerë që nuk e dorëzojnë sot partinë. Ta merr mendja se Nard Ndoka, Vokshi, etj, do të dorëzojnë kryesinë e partisë e t’ju hapin rrugën të tjerëve. Kjo është si puna e çdo gjëje; PS ka vazhduar të jetë ende, pasi ka qenë një parti e strukturuar, e ndërtuar në mënyrë krejt organike, kriminale, por vazhdon të jetojë sot. Këta janë një parti që u krijua pa ideologji e pa platformë.
Dolën të bëjnë parti, o burra në shesh e u puqën me sekretar partie, me hajdutë, dhe doli një pjesë dhe studentë, se ishin rini e ishte momenti për të shpërthyer, ndërsa pjesa tjetër ishte kryesi e liderë që të gjithë ishin futur nga Sigurimi dhe ndodhi kjo që ndodhi. Çdo gjë është ndërtuar në mënyrë organike; vdes shpejtë. Kjo parti e kreu misionin e saj për të minuar zhvillimin normal demokratik dhe juridik të shtetit në Shqipëri.Gjatë regjimit të Berishës, ky i fundit nuk ka funksionuar në asnjë moment gjatë qeverisjes së tij, si një njeri demokrat dhe si një njeri për të ndërtuar shtetin e së drejtës. Po të shohim që në momentin kur erdhi në qeveri, Berisha vrau policinë, i ka hequr autoritetin shtetit. Jashtë, që në momentin që arrestohesh nuk të lejohet të flasësh asnjë fjalë, pasi çdo deklaratë përdoret kundra teje në gjyq; pastaj a është gjyqi perfekt a jo, është tjetër gjë. A kam unë vërejtje ndaj SPAK-ut? Kam sa të duash. Gjëja e parë: si mund të lejosh Berishën të bëjë konferencë të përnatshme nga dritarja? Çfarë arrestimi shtëpiak është ai? Lejojeni të dalë jashtë, pasi ky vetëm arrest shtëpie nuk e quan dot.
Kjo parti nuk mund të funksionojë më, pasi nuk ka më elemente; nuk kuptojnë gjendjen e vetë, pasi krimi del me krim. Argita e di se çfarë ka bërë, Berisha e di se çfarë ka bërë, e si e tillë tani kërkojnë të mbahen nëpërmjet këtyre metodave për të ruajtur veten nga ndëshkimi dhe për të ruajtur edhe pasurinë. Edhe nga krahu tjetër, të paktën PS ia kanë arrestuar 10 persona dhe nuk thonë se SPAK-u është kriminal. Berisha dhe Ilir Meta dalin çdo ditë duke thënë krimi, krimi, krimi. Këto njerëz që dalin në protestë, ja, të dal unë për Sali Berishën, për Argitën, për Ilir Metën, por për çfarë? Të dalin në protestë e të fëlliqin fytyrën për këto palaço që e mbajnë peng për 30 vite një popull dhe kanë shkatërruar, vjedhur e grabitur një shtet, pasuri kombëtare e pronë private. Del Argita Berisha e flet pa pikë turpi e thotë se Berisha ka dhënë kaq prona private. Ku ka pronë private Argita? Kulla atje buzë kufirit nuk ka patur ndonjëherë më parë pronë private në Tiranë. Pastaj ka një militant qorr, ka njerëz të inkriminuar, ka njerëz që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër dhe rijnë me Berishën.
-Edhe nëse ia lë Berisha partinë Argitës, apo dhe nëse nuk ia lë, ju po thoni se PD është e destinuar drejtë tkurrjes?
Ajo ka mbaruar si parti. Ka 12 vite, do të shkojë dhe 4 vite në opozitë. Më thuaj se çfarë progresi ka patur kjo parti në 12 vite? Të marrim të gjithë analistët që shkojnë nëpër studio televizive e thonë “3 e 4 banda”, si Fatos Lubonja që është bërë bozë me frazën “3 e 4 banda” që nuk i vjen turp, se është ngritur në ’97-ën me armë për të rrëzuar Berishën, e tani thotë të vijë Saliu në pushtet. E flasin këto analistë për moral, kur nga i marrin paratë? Nga i merr paratë Lubonja?
I merr nga ai njeri injorant që ka bërë korrupsion, nga ai njeri që i ka vjedhur para shtetit, që ka përfituar nëpërmjet medias. Asnjë analist të mos bëj moral nëpër studio televizive, se i dimë si janë studiot televizive. Për të qëndruar në fuqi, duan që të mbajnë këtë gjendje paralize, që janë si Berisha e Rama, dhe këto të bëjnë analiza që të marrin lekët nëpër bankat televizive. Çdo natë ka media që merren me Berishën, me një gjë të vdekur, me ballkonin e Berishës, në vend që të merren me diçka të re. Ne në Shqipëri jemi mësuar që të na japë shteti, të na japë pushtuesi. Erdhi Turqia e na pushtoi dhe 90% u kthyen në myslimanë vetëm për të qenë komfort me pushtuesin. E ku ndodh në botë, siç ndodh në Shqipëri, që kemi kryegjysh të kryegjyshatës botërore një ish-oficer, një anëtar partie ateist.
-Mendoj se një ndër arsyet që vijojnë të shkojnë pas Berishës është se thonë se kur të vijë Berisha në pushtet, dhe duke qenë se jemi popull që të kapemi pas idesë që të gjejmë mundësinë që fitojmë duke punuar, thonë të rrinë pas Berishës, se po erdhi në pushtet do të kapin ndonjë vend te Dogana, në Tatime e do të hamë qyl…
Lexova një lajm se kërkohej një ish-shef i Ndërhyrjes së Shpejtë i Shkodrës, dhe ai që shkon në protestë e bëhet bashkë me adoleshentët dhe ishte në kërkim. Po ku ndodh që një drejtues i Ndërhyrjes së Shpejtë të shkojë të djegë e të bëhet bashkë me adoleshentët dhe të bëjë ato që ndodhën në protestë? E të marrin si shembull djegien e Senatit me 6 Janar; le të shkojnë të djegin PS, e t’i shkojnë Ramës me armë, po ku kanë fuqi këto? Këto dalin e bëjnë protestë me adoleshentë. Pse nuk e merr pishtarin në dorë Paloka me Gjekmarkajn e të tjerët?
Ky i fundit kishte vënë dhe shami, po ku bëhet revolucion me shami? Këto janë palaço që nuk i do njeri. Këto që iu shkojnë nga pas, kanë hall të vijë Berisha e të marrin ndonjë gjë, e të vihen drejtor Doganash e shef Policie; e kanë hall ku të vjedhin ndonjë gjë. Le kur flasin pastaj dhe thonë se dalim e po e bëjmë për interesin publik; si nuk iu vjen turp këtyre palaçove që përmendin interesin publik? Këto nuk kanë as interes atdheu, as interes kombi e familjar. Janë ca cuba që kanë sunduar këtë vend për 30 vjet dhe dalin analistët në studio e nuk dinë se çfarë flasin, e kanë frikë se Duma iu heq pagën, e shkojnë e thonë në studio se Salianji do të vijë në krye të Partisë Demokratike.
/a.r