• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Lubonja dhe adhurimi i tij për 21 Janarin

by Mero Baze
13/11/2022 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një dëshpërim që u lexohet në çdo fjalë për mbështetësve të “Foltores” rreth pamundësisë për të rrëzuar pushtetin me protesta. Nuk di pse janë të dëshpëruar, pasi askush , as organizatorët, nuk kanë thënë që do ta rrëzojnë pushtetin me protesta, përveç Edi Palokës që nuk mban përgjegjësi se çfarë thotë. Por me sa duket ndonjëherë ata besojnë dhe atë.

Por ajo që më duket më e dhimbshme, është se shumë prej tyre, kthehen pas në kohë dhe marrin si shembull të dhunës 21 janarin. Dhe tani e marrin si shembull pozitiv dhunën e opozitës së atëhershme.

Mes tyre shquan Fatos Lubonja. Në përsiatjet e tij të dëshpëruara pas protestës së djeshme, ai filloi ti referohej 21 janarit, si model se si opozita duhet të bëj një protestë të dhunshme.

E vërteta është se 21 Janari ka qenë një demonstratë e dhunshme, por një dhunë që vinte nga agresiviteti i turmës, jo një dhunë me objektiv politik. Pasi u ishin vjedhur votat dhe pasi një pjesë e votave të majta ishte devijuar drejt Berishës, ata kishin parë në ekran Ilir Metën që ngjyente me pështymë gishtin sikur do numëronte paratë e numëronte milionat në bllokun e tij duke i kërkuar llogari Dritan Priftit që nuk kishte realizuar planin. Dhe ishin revoltuar.

Askush nuk kishte objektiv përmes dhunës. Dhe as që u arrit gjë prej saj. E vetmja dhunë efikase më 21 Janar, ishte dhuna e plumbave të Sali Berishës mbi demonstruesit që vrau katër vet dhe plagosi 36 të tjerë. Përtej kësaj opozita nuk fitoi asgjë më 21 Janar përveçse iu vranë katër qytetarë të paarmatosur dhe të pafajshëm.

Por ajo që është interesante tek Fatos Lubonja, është se ky njeri tani e adhuron 21 Janarin në çdo orë të tij. Deri më dje e adhuronte për atë që bëri qeveria më 21 janar e konkretisht Sali Berisha. Qysh atë ditë e më pas, ai ka mbrojtur atë që ka bërë Berisha më 21 janar, ka justifikuar vrasjet dhe ka fyer protestën e qytetarëve. Madje ka qenë aq i përfshirë me urrejtje kundër protestuesve dhe organizatorëve të protestave, sa ka qenë dhe i informuar nga shërbimet sekrete të qeverisë dhe për telefonatat e gazetarëve, për të cilët ai mendonte njësoj si Sali Berisha, që ishin puçistë.

Ka pas një eksitim të jashtëzakonshëm të tij kur qeveria vrau, që ja shtypi kokën atyre që protestuan dhe që më në fund ata ikin me bisht në shalë në shtëpi.

Tani ka filluar dhe adhuron pjesën tjetër të 21 janarit, atë që sipas tij bëri opozita më 21 Janar, që ushtroi dhunë, që i tregoi dhëmbët qeverisë. Në fakt opozita nuk bëri asgjë përveçse protestë, si këto që bën Saliu, por Edi Rama nuk po bën atë që ka pas bërë Saliu, që ti vras.

Megjithatë Lubonja tani duket i eksituar nga ajo që ai e quan dhuna e opozitës më 21 Janar dhe është duke i kërkuar llogari opozitës së sotme pse nuk ushtron dhunë si ish opozita më 21 Janar.

Tani ky njeri është tërësisht i kompletuar. Me adhurimin që ka pas për atë që ka bërë Berisha më 21 Janar dhe me adhurimin që ka tani me atë që ka pas bërë Edi Rama më 21 Janar, ky njeri është i kompletuar tërësisht si njeri që ka adhuruar cdo sekondë të 21 janarit dhe të dy palët njëkohesisht. D.m.th., ka adhuruar ata malësorët që përdorën bishtat e çadrave dhe hunjtë kundër policëve, pastaj ka adhuruar ata gardistët që dolën tek kangjellat dhe vranë protestuesit, ka adhuruar Berishën në mbrëmje kur doli shpalli që vrasjet ishin bërë nga Edi Rama, pastaj ka adhuruar Berishën që thoshte është grusht shteti, por paska adhuruar dhe Edi Ramën që pat thënë se ishte shpërthim i zemërimit popullor, madje do ketë dhuruar dhe Tom Doshin, që ka thënë , se kur zbresin malësorët në qytet do e bëjnë një sherr. Nuk besoj se ka të dytë në këtë vend, që të adhuroj një histori të rëndë si ajo e 21 janarit që përfundoi me katër vrasje politike nga Sali Berisha, përveç dikujt që është i sëmurë dhe ndjen kënaqësi vetëm nga gjaku. Akoma më keq të kesh adhurim dhe për vrasësit dhe për të vrarët, në kohë të ndryshme, vetëm për një shkak: vetëm se urren Edi Ramën, i cili as u vra më 21 Janar dhe as vrau më 12 Nëntor.
Edi Rama duhet ta bënte një prej këtyre të dyve, të paktën të fitonte Fatos Lubonjën: Të ishte ose vrasës ose i vrarë!

Next Post
“Katari do të paguajë 50 tifozë holandezë për të spiunuar shokët”

“Katari do të paguajë 50 tifozë holandezë për të spiunuar shokët”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In