• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Klosi: Berisha nuk është aq trim sa hiqet, në ’98 iku me bisht ndër shalë

by A R
01/05/2016 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaron se, kërcënimet e Sali Berishës për përsëritjen grushtit të shtetit të 14 Shtatorit ’98, janë broçkulla dhe shenjë e pafuqisë së tij. Megjithatë, Fatos Klosi shton se, mazhoranca qeverisëse dhe organet e drejtësisë duhet t’ia mbyllin gojën Sali Berishës, që të mos thotë më marrëzi të tilla. Klosi thotë se Berisha kërcënon pasi nuk është ndëshkuar nga drejtësia për hapjen e depove në ’97 dhe grushtin e shtetit në ‘98.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Klosi kujton se Sali Berisha e bëri grushtin e shtetit në 14 Shtator ’98, por u tërhoq me bisht ndër shalë në orën 17:00 të pasdites. Por, ai mendon se pas 18 vitesh nuk ka asnjë shans të përsëritet një skenar i tillë, për shkak se Shqipëria është vend anëtar i NATO dhe vëmendja e BE është maksimale. Klosi ka hedhur poshtë edhe tezën e Berishës, sipas të cilës, armët me të cilat u vranë shqiptarët në ’97 erdhën nga deti. Sipas tij, kallashnikovët që morë mijëra jetë nuk mund të vinin nga deti, por dolën depot. Klosi shprehu bindjen se depot u hapën jo me leje, por me urdhër të Berishës, i cili ishte President dhe Komandat i Përgjithshëm.

-Z. Klosi, pas thirrjes për rrëmbimin e armëve, Sali Berisha paralajmëroi të premten Edi Ramën se, grushti i shtetit në 14 Shtator ’98 do t’i dukej lule, krahasuar me grushtin e ri që mund ta presë në horizont. Pyetja është: Çfarë fshihet pas këtij kërcënimi? A duhet të merret seriozisht? A ka shenja që paralajmërojnë një tjetër grusht shteti?
Kërcënimi është në vazhdën e muhabeteve të zakonshme të Berishës. Nuk është kaq trim sa hiqet. Mazhoranca dhe shqiptarët absolutisht nuk duhet ta kenë frikë. Por, Sali Berishën duhet ta marrin seriozisht në kuptim që, mazhoranca duhet ta ndalojë që të flasë broçkulla të tilla. Frikë? Absolutisht, jo. Berisha prej kohësh i ka përdorur kërcënimet. Kush i ha, i ha. Në rastin e fundit, atij i bëhet qejfi dhe ai ia arrin qëllimit. Por, unë mendoj se këto kërcënimet duhet të merren si broçkulla. Komenti im është ky: Sali Berisha e bëri grushtin e shtetit në 14 Shtator të ’98. Ai i mori me dhunë të gjitha institucionet. Pushteti i atëhershëm nuk e kundërshtoi. Ia la të gjitha. Kryeministri iku në Maqedoni. Çfarë bëri Sali Berisha pastaj? Iku me bisht ndër shalë. Në orën pesë pas dite iku me bisht ndër shalë. Atëherë çfarë do të bëjë sërish?/Shqiptarja/a.m

Next Post

Fotot/ Përmbyset automjeti në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In