Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, teksa ka publikuar postimin e profesorit italian Valerio de Cesaris, ku shfaqen qytetarë gjermanë duke kënduar “Bella ciao” në solidarizim për Italinë e prekur nga koronavirusi.
Ai është shprehur se është mesazh i një populli vital e artist me një shpirt të madh.
“Mesazh i një populli vital për një popull artist me shpirt të madh.
COVID-19 është një e keqe që na prek të gjithëve, një armik që nuk mund të luftohet nga secili më vete dhe nga një njeri i vetëm”, ka shkruar Xhafaj. /e.s/