• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatmir Xhafa: Akuzat ndaj meje të porositura, faktet që tregojnë se s’kam qenë në strukturat e Sigurimit

by A R
20/03/2017 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Xhafa

Kjo deklaratë nuk do të kishte qënë e nevojshme nëse gjatë ditëve të fundit, për shkak të detyrës që më ka besuar Kryeministri, mbi personin tim nuk do të kishte nisur një fushatë shpifjesh dhe balte. Të gjithë ata që më njohin personalisht mua dhe familjen time, por edhe të gjithë ata që me mua kanë patur thjesht një raport profesional, e kanë plotësisht të qartë se akuzat e ditëve të fundit janë vetëm shpifje të ulëta, të fabrikuara dhe pa asnjë lidhje me realitetin. Por, për shkak të rëndësisë së detyrës së re që më është ngarkuar, unë jam i detyruar të ndaj me çdo shqiptar të vërtetën time.  

Unë jam i bindur se çdo person që përzgjidhet për të kryer detyrën e Ministrit të Brendshëm, ka detyrim përpara publikut, për të bërë transparencë të plotë mbi çdo aspekt të jetës së tij profesionale, personale apo familjare.

Por jam po ashtu i bindur se, në emër të së drejtës së opozitës për të informuar, askush nuk duhet të shtrembërojë, fabrikojë, apo falsifikojë fakte që lidhen me jetën dhe figurën e çdo qytetari, qoftë ky edhe kandidat për tu emëruar Ministër i Brendshëm.

Në vitin 1982 kam përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Në shtator të atij viti jam emëruar Këshilltar Ligjor pranë Zyrës së Ndihmës Juridike në Gjykatën e rrethit Krujë. Në maj 1983 jam zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e rrethit Krujë. Në qershor 1984 krijohet për herë të parë organi i hetimit penal, si institucion i veçantë dhe i pavarur nga institucione të tjera, pjesë e organeve të sistemit të drejtësisë të asaj kohe pranë prokurorive të rretheve, tërësisht i ndarë nga organet e hetimit të Ministrisë së Brendëshme. Po atë vit, në qershor, më emëruan në punë pranë këtij organi. Në këtë periudhë prej një vit e gjysëm, (qershor 1984 – dhjetor 1985), kam kryer edhe stazhin gjashtëmujor në prodhim, pranë Ndërmarrjes Bujqësore Krujë. Në fund të vitit 1985 jam larguar përfundimisht nga puna në organet e sistemit të drejtësisë në moshën 26-vjeçare.  

Sikurse del qartë nga këto fakte, asnjë ditë të jetës sime nuk kam shërbyer në strukturat e sistemit të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të asaj kohe dhe as në organet e hetimit që ishin pjesë e Ministrisë së Brendshme.

Këto ditë, kam dëgjuar në media, gjëra absurde që nuk kanë të bëjnë fare me personin tim. Një shtetas shqiptar me banim jashtë atdheut pretendon me mesazhe e telefonata të porositura se në vitin 1986, e paskam dhunuar apo torturuar, vit në të cilin, unë nuk kam qënë fare në punë në organet e drejtësisë të asaj kohe. Në Janar të vitit 1986 kam filluar punë si drejtues i rinisë në Tiranë dhe ky fakt është i dokumentuar.

Ndërkohë, janë të pavërteta pretendimet e një zonje për dhunë ndaj saj dhe vëllait të saj në një proces penal të kohës. Sa unë jam në dijeni, kjo çështje penale është gykuar dhe përfunduar në fundin e vitit 1986, periudhë kur unë nuk isha më pjesë e sistemit të drejtësisë.

Të gjitha këto fakte të cilat jam i detyruar t’i ndaj sot me publikun, më bëjnë të ndihem i keqardhur për mënyrën se si dy individët që kanë ngritur akuza ndaj meje janë keqpërdorur nga porositësit e tyre. Dhe në të njëjtën kohë, jam i befasuar edhe nga mënyra që opozita ka zgjedhur për të përdorur historitë e dy emigrantëve, të cilët i ka kthyer në dëshmitarë të rremë, për të provuar një akuzë të rremë, në sallën e gjyqit të rremë të organizuar në selinë e re të Partisë Demokratike.

Për ata të cilët më njohin sado pak personalisht, por me siguri edhe për shumicën e opinonit publik që ndër vite është njohur me punën dhe qëndrimet e mia, do të ishte e panevojshme që sot të deklaroj se nuk kam ASNJË lidhje me sa pretendohet kundrejt meje.

Edhe pse në qytetin e Krujës unë dhe familja ime jetuam për shumë pak kohë, jemi pritur bujarisht dhe kemi gëzuar respekt. Banorët e Krujës dinë gjithashtu mirë edhe se çfarë përfaqësojnë personat apo rastet e sipërpërmendura.

Dëshiroj të jem i qartë dhe i sinqertë me të gjithë : natyra ime si person, edukimi im familjar dhe ai profesional, i gjithë formimi im në tërësi, nuk ka patur, nuk ka dhe kurrë nuk do të ketë ASNJË lidhje me dhunën e çfarëdo lloji qoftë ajo. Gjithçka ëshë thënë e komentuar këto ditë, janë thjesht SHPIFJE të ulëta në funksion të fushatës politike të ndërmarrë kundër meje.

Më thellon keqardhjen edhe fakti se kryetari i ri i partisë më të madhe opozitare, ripërtyp në publik akuza e shpifje të moçme të shefit të tij politik, në adresë të familjarëve të mi. Këto akuza e shpifje i kanë kaluar të pesëmbëdhjetë vjetët dhe e kanë marrë përgjigjen më shumë se një herë. Ato riaktivizohen sa herë më besohet një detyrë me rëndësi, njësoj si herën e fundit gjatë kryerjes së funksionit të kryetarit të komisionit parlamentar të Reformës në Drejtësi. I kujtoj liderit të Partisë Demokratike dhe i mësoj kryetarit aktual të saj, se në tetor 2010 kam bërë një deklaratë në Parlament lidhur me baltën e hedhur në mënyrë sistematike ndaj meje dhe e kam ftuar publikisht qeverinë apo grupin parlamentar të Sali Berishës të hetojë për çështjen në fjalë dhe akuzat lidhur me personin tim.

E kam ditur atëherë, sikurse e di edhe sot, se për kundërshtarët e mi akuzat e tyre publike janë pjesë e lojës së ulët politike. Sa herë flasin me mua në Parlament, sigurisht në ambiente pa kamera, më thonë se nuk duhet t’i marrë seriozisht e as të shqetësohem, pasi në fund të fundit kjo është politika. Parimi makiavelik sipas të cilit “qëllimi justifikon mjetin” qëndron në themel të propagandës së Partisë Demokratike.

Pavarësisht se jam i bindur se kjo deklaratë dhe këto sqarime të miat nuk kanë për të ndryshuar mendjen, e aq më pak metodat e punës, së atyre që nuk ngurojnë të luajnë këtë lojë të dëmshme për vendin, unë zgjodha të jem transparent me publikun.

Thellë thellë, besoj se ka vetëm një mënyrë shterruese që unë t’i përgjigjem kësaj ofensive të çartur balte. Të bëj vetëm atë që unë di të bëj më mirë. Të punoj me ndershmëri e profesionalizëm çdo ditë në shërbim të vendit tim, në respekt të kushtetutës, ligjeve dhe njerëzve. Të kryej detyrën që më është besuar me pasion qytetar dhe vendosmëri të plotë, për të çuar përpara përpjekjen e madhe që është bërë në këto tre vite, për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, në shërbim të qytetarëve.

Koha është vlerësuesi që nuk gabon kurrë !

Next Post
Sekuestrohet mbi 1 ton marijuanë në Serbi, droga kap vlerën e 4 milionë eurove

Sekuestrohet mbi 1 ton marijuanë në Serbi, droga kap vlerën e 4 milionë eurove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In