Një oficer i Policisë turke ka ndërruar jetë tragjikisht pasi është zënë poshtë nga një mur betoni, që ra nga një godinë ku ai po kryente shërbimin.
Oficeri Muhammet Tarakçı fillimisht mbeti i plagosur rëndë, por për fat të keq, si pasojë e plagëve të rënda të marra, ai ndërroi jetë në spital.
Ishte këputja e një peme në buzë të rrugës, që u përplas me një ndërtesë, duke rrëzuar një copëz të betonit të pallatit, që i ra sipër oficerit të policisë dhe një roje nate.
/a.r