Nga Gentiana Sinojmeri/
Sabiha Kasimati nje nga yjet e inteligjences shqiptare qe u formua si nje yll ne boten e shkences evropiane, qe u mundua te shnderiste ne vendlindjen e saj , ne Shqiperi ku dhe u shua ne kulmin e ndricimit te saj me po aq egersi nga komunizmi i instaluar brutalisht ne Shqiperi . Te flasesh dhe te shkruash per kete figure nuk mund te lesh pa permendur fillimisht pergatitjen intelektuale te saj pasi bota akademike dhe figura e saj jane te pandashme. Zj Kasimati ka qene zoologe- ihtologia e pare shqiptare dhe femra e pare ne ate kohe e cila mbrojti doktoraturen ne Torino të Italise Me pas zj Kasimati kthehet ne Shqiperi ku punon si petagoge ne Institutin “Nena Mbretneshe”. Krahas punes si petagoge ajo ndermer nje studim mjaft dinjitoz per kohen, “Peshqit e Shqiperise” nje studim qe u arrit vetem me punen skrupuloze te nje shkecetareje te kalibrit europian sic ishte vete zj Kasimati pas dhjetë viteve kërkimesh.
Ne kete kohe ne Shqiperi krijohet Instituti i Studimeve Shqiptare ne 8 prill te vitit 1940 me dekret te Keshimit Ministror , i cili kishte per mision bashkërendimin e lëvizjes intelektuale shqiptare në fushën e shkencës, të letrave e arteve.Natyrisht qe Prof. Sabiha Kasimati u be nje nga kryesuesit e punes shkencore dhe kerkimore te ketij Instituti Qellimi i Institutit te Studimeve ishte përkujdesja për pasurimin e kulturës kombëtare, duke marrë si shembull kombet e përparuara të Evropës, por duke ruajtur njëkohësisht dhe karakterin kombëtar sipas mendësi ve dhe traditave më të mira kombëtare.
Instituti ishte i organizuar në katër komisione kryesore dhe secili prej tyre kishte disa nënkomisione sipas shkencave përkatëse:
1. Shkenca morale e historike
2. Shkenca fizike, matematike dhe natyrore
3. Gjuhë dhe letërsi
4. Arte
Instituti mbante në gjirin e vet 48 anëtarë të përhershëm që formonin edhe Këshillin e Përgjithshëm me Sekretar të Përgjithshëm At Zef Valentinin. Kryetar i Institutit u zgjodh Ernest Koliqi. Anëtarët e Institutit ishin figura të shquara të inteligjencies shqiptare, si Eqerem Çabej, Aleksandër Xhuvani, At Anton Harapi, Karl Gurakuqi, Lasgush Poradeci, Namik Resuli, At Zef Valentini, Dom Lazër Shantoja, Filip Fishta, At Justin Rrota, Ilo M. Qafëzezi, Anton Paluca, Xhevat Korça, Kolë Kamsi, Ekrem Vlora, Ernest Koliqi, Sotir Kolea, Vangjel Koca, Dhimitër Berati etj.
Instituti i Studimeve, krahas punës studimore, mori përsipër dhe ndërtimin e një Muzeu Shqiptar të Shkencave Natyrore, i cili do të përmblidhte një koleksion zoologjik, një erbarium të florës shqiptare, si dhe një koleksion të mineraleve dhe fosileve që ishin zbuluar deri ne ato vite. Ky muze u ndërtua dhe u drejtua nën kujdesin e prof. Sabiha Kasimati e cila kryesonte Komisjonin e Shkencave te Natyres.
Në fund të vitit 1944, Instituti i Studimeve Shqiptare ndërpret veprimtarinë e tij. Me gjithë jetën e shkurtër (1940-1944) Instituti i Studimeve Shqiptare kreu punë kolosale në fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare, duke pasur parasysh edhe vështiresitë e mëdha ekonomike të asaj kohe, por duke u mbështetur në atdhetarizmin e madh të anëtarëve të vet si dhe të gjithë inteligjences shqiptare të asaj kohe.
E megjithatë kjo nuk e pengoi aspak pushtetin popullor të pasluftës për të denigruar dhe dënuar deri në fund tragjik shumë anëtarë të Institutit. Studimet e tij i paraprinë punës shkencore të mëpasshme të Akademisë së Shkencave. Fundi tragjik i yjeve te shkences shqiptare nuk kurseu asnje kush me pak e kush me shume por fati i tmerrshem i shkencetares sone zj Kasimati do tmerronte dhe vete Rozenberget .
Bashkemoshatari i Prof Kasimatit nxenes i Liceut Francez Enver Hoxha kishte pergatitur nderkohe fatin me tragjik per te gjithe intelektualet shqiptare te perendimit duke i eleminuar fizikisht ata qe ai nuk guxonte ti prekte vlerat e tyre intelektuale dhe karakterin e tyre sfidues
. Ishte viti 1951 kur një bombë e inskenuar nga sigurimi shqiptar shpërtheu në oborrin e ambasadës ruse e cila u be shkak per pushkatimin e 23 intelektualeve dhe tregetareve me me ze , te cilet mendoheshin se ishin kunder pushtetit te diktatures komuniste.
Me aq sa e njohim historine diktatoriale te komunizmit ndoshta ka qene e vetmja grua qe shfaqi si nje shuplake profecine e saj Enver Hoxhes duke i thene: : “ Ti po vret të gjithë intelektualët! Me cfarë ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë me këpucarët dhe teneqexhinjtë?!”
Fatin tragjik te Prof. Kasimatit e ndoqen dhe pas pothuajse pjesa me e madhe e krijuesve dhe anetareve te Institutit te Studimeve Shqiptare.
Te tille ishin :
At Anton Harapi
I diplomuar në Salzburg, e me pas ne Schwaz e Villach të Tirolit ne Austri , vijoi studimet teologjike në Rome ,Itali . Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar i Urdhrit Françeskan. Në prill të 1940 bëhet pjesë e Institutit të Shkencave . Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, Pader Antoni u shpall kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua të nesërmen
Karl Gurakuqi
I diplomuar në Salzburg; kreu fakultetin e filozofisë në Gratz,.Austri. Per 27 vjet rresht, sherbeu si profesor gjuhësije ; që inspektor arsimi në Ministrinë e Arsimit, drejtor liceu, anëtar i Komisionit Teknik, profesor i shqipes dhe i latinishtes n’Institutin femëror “Nana e Skandërbeu”, etj. Punoj prane Institutit të Studimeve Shqiptare me cilësi letrari dhe lëvruesi të gjuhës shqipe deri më 1944. Në 1944 shkoi për pushime në Austri, por nuk u kthye në Shqipëri me vendosjen e regjimit komunist. Më pas shkoi n’Itali (Palermo) ku shërbeu si profesor në Universitetin e Palermos;. Ai vetë ishte i pakënaqur nga regjimi i ri dhe njëkohësisht i padëshirueshëm prej tij. Prej këtij viti jetën e mërgimtarit e derisa vdiq e kaloi në Austri dhe në Itali
Namik Resuli
Kreu studimet e larta ne Itali, duke u laureuar në Glotologji, pranë Universitetit të Torinos. Teza që mbrojti Resuli në punën e diplomës ishte: “Studime rreth stratifikacioneve në gjuhën shqipe”. Pasi kreu studimet universitare në Torino, ai u kthye në atdhe, ku u emërua profesor në klasat e larta të Shkollës Normale të Elbasanit.Tiranes dhe Shkodres. Në vitin 1940, kur u themelua në Tiranë Instituti i Studimeve , Namik Resuli ishte një nga anëtarët e atij instituti, i cili u ngarkua që të përgatiste një botim të ri të “Mesharit” të Buzukut. Me vendosjen e rregjimit komunist ne Shqiperi ai si i padeshirueshem u largua per ne Itali Pas vitit 1944 nuk mundi të kthehej më në atdheun e tij , ku kishte familjen dhe të afërmit.
At Zef Valentini
I mirenjohur si albanologu me i madh dhe i rendesishem i botes shqiptare.Atë Zef Valentini ishte nje kerkues shkencor nëpër arkiva dhe biblioteka të ndryshme për historinë e Shqipërisë. Mund të përmendim disa prej tyre si Archivio Civico të Padovës në vtin 1932; në Archivio di Stato di Roma dhe Archivio Segreto Vaticano në vitet 1935-1938, nga ku nxjerr seritë e mirënjohura të dokumenteve. Një arkiv tjetër që shfrytëzohet që nga viti 1935 e deri në fund të jetës së tij, të cilit edhe i kushtoi shumë kujdes, ishte Archivio di Stato di Venezia, në Venedik, nga ku nxori dhe botoi me mijëra dokumente dhe dorëshkrime. Në vitin 1941 iu besua detyra e këshilltarit dhe sekretarit të përgjithshëm të Institutit të Studimevet Shqiptare në Tiranë.. Në fund të vitit 1943 Atë Zef Valentini largohet nga Shqipëria për në Itali. Meqë nuk mund të kthehej më në Shqipëri, ai vendoset në Romë,
Papa Pali VI pohon për Atë Zef Valentinin më 25 prill të vitit 1968 :“Shqiptarë! Duajeni At Zef Valentinin, se ai iu dashuron me zemër. Çmojeni, se ai punon pa prerë për të njohur përpara botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike. Ai është juaji, sepse i ka vënë çështjes suaj mendjen dhe zemrën e vet”.
Dom Lazer Shantoja
Studimet e larta teologjike i vazhdoi në Universitetin e Insbruku-ut,. Nje perkthyes i palodhur qe kishte përkthyer Goethe-n dhe Schiller-in . Më 1941 qe një nga themeluesit në Tiranë të Institutit të Studimeve Shqiptare. Në momentin kur erdhen komunistët në pushtet, në janar 1945 e arrestuan dhe e torturuan. Duke e denuar me vdekje. Ne hetuesi deklaroj :
“As ma pak e as ma shumë, se ajo që kam dijtë me kohë, se, komunistët janë veç trathtarë!”
Filip Fishta
Ka qenë doktor i shkencave filologjike dhe profesor në Universitetin e Sorbone-s , Francë Ne 1941 emërohet në bibliotekën e Institutit të Studimeve Shqiptare, deri në fillim të vitit 1945. Me datën 19 janar 1945 arrestohet nga komunistët dhe akuzohet si kriminel lufte dhe armik i popullit . Me qershor 1945denohet me 30 vjet burg me heqje lirie dhe konfiskim “pasurie”.
At Justin Rrota
Studjoi teologji në Klagenfurt, Austri Ai ishte i pari që më 1929 solli në Shqipëri tri kopje të fotografuara të Mesharit të Gjon Buzukut nga e vetmja kopje që ruhet në Bibliotekën Apostoloke të Vatikanit. Në vitin 1940, Instituti i Studimeve Shqiptare në Tiranë e zgjedh anëtar të tij në cilësinë e lëvruesit të gjuhës. Por kryevepra e Justin Rrotës asht “Gjuha e shkrueme ose vërejtje gramatikore”, që ai e la në dorëshkrim qëndroi më se 40 vjet në Arkivat e Institutit të Gjuhësisë, e pa botuar.
Eqerem bej Vlora
Ishte politikan, diplomat, publicist, si dhe një prej delegatëve të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Kreu liceun “Theresianum” në Vjenë dhe studioi për drejtësi në Stamboll. Më vonë u bashkua me xhaxhanë e tij, Ismal Qemal Vlorën, në lëvizjen për pavarësinë e Shqipërisë Pas Luftës së Dytë Botërore emigroi në Itali e më pas në Austri. Eqrem Vlora ka shkruar libra me kujtime, studime historike, kulturore e etnografike, Ai vdiq më 30 mars 1964 në Austri
Ernest Koliqi
Ishte mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, i cilesuar si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar Ai ka meritë për dërgimin e 200 arsimtarëve në trojet e Shqipërisë së Lirueme Ne vitin 1939 hapet në Universitetin Shtetëror të Romës Selia e Albanologjisë, ku Koliqi emërohet ordinar dhe qëndron i tillë derisa doli në pension. Pergjate vitit 1941 Koliqi i përkushtohet drejtimit të Institutit, prej ku filloi botimi i vëllimeve “Studime e tekste”.Me dekret të Presidentit të Republikës së Italisë, më 2 shtator 1957, për njohje të prestigjit, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e Universitetit të Romës e nderon .Vdes në shtëpinë e tij në Romë më 15 janar 1975 dhe u varros i nderuar nga i gjithë komuniteti shqiptar në mërgim, por i mohuar nga vendi i tij.
Sotir Kolea
Qe leksikograf, folklorist, publicist, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare në vitin 1928 . Meritë e tij eshte ngritja e Muzeut Kombëtar, vënia në baza shkencore dhe pasurimit të fondit të librave dhe dokumentave me vlera të vecanta kombëtare të Bibliotekës Kombëtare Kolea ka merita te veçanta për mbedhjen e dokumenteve të rëndësishme me vlera historike Me 8 prill 1940 zgjidhet anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare.
Vangjel Koça
Gazetar, përkthyes publicist shqiptar, i njohur me pseudonimin letrar Vangjo Nirvana.Mbasi kreu arsimin e mesëm në gjimnazin e njohur “Zosimea” të Janinës, u diplomua për jurisprudencë në Itali. Që në moshë të re u mor me gazetari, fillimisht në gazetën “Drita” e më pas “Demokratia” të Gjirokastrës
Dhimitër Berati
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, atdhetar, politikan e publicist shqiptar studimet e larta i kreu në Fakultetin e Shkencave Politike Administrative të Universitetit të Bukureshtit. Pas përfundimit të këtij fakulteti përfundon aty edhe Fakultetin e Drejtësisë. Me pas behet anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare . Pas vitit 1944, u largua nga Shqipëria përgjithmonë, u vendos në Itali, ku u mor me veprimtari patriotike.
Krist Maloki
Një ndër mendimtarët më të mprehtë të viteve 1930-’45. Studimet i ndoqi në Salzburg, në Vjenë dhe në Graz. Qe profesor i rregullt i Akademisë Tregtare të qytetit të Gracit dhe profesor pranë këtij Universitet për letërsinë shqipe e ballkanike. Më 1966 qeveria austriake i akordon titullin Kryekëshilltar arsimor. Vdiq në nëntor 1972 në Grac të Austrisë
Ndoc Nikaj
Shkrimtar i palodhun me mbi 400 vepra, dhe babai i romanit shqip. Në kuadrin e përndjekjeve ndaj klerit katolik në Shqipërinë e veriut në fund të Luftës së Dytë Botërore, dom Ndoc Nikaj u arrestua nga komunistët më 1946, dhe vdiq në burgun e Shkodrës pesë vjet më vonë, në janar 1951 ne moshen 82 vjecare.
Hasan Dosti
Jurist dhe politikan. Ministër Drejtësie në qeverinë e Mustafa Krujës, drejtues i lartë i Ballit Kombëtar. Pas Luftës së Dytë Botërore do ndihmonte aleatët në operacionet e tyre kundër regjimit komunist . Në vitin 1942, me hapjen e Institutit të Studimeve Hasan Dosti u caktua nënkryetar për studimet historike Ai se bashku me Ahmet Gashin, bënë një punë tepër të madhe duke përpiluar e botuar hartën e Shqipërisë etnike. U largua nga Shqipëria bashkë me krerët e Ballit Kombëtar, në nëntor 1944. Vdes ne SHBA kur sa kishte mbushur 96 vitet dhe kur në Shqipëri mësoi për përmbysjen e sistemit komunist, ndërkohë që arriti të bënte telefonatën e parë me fëmijët që kishte lënë në vendin e tij kur ishte larguar në ’44-ën.
Po keshtu shume anetare te tjere te ketij Instituti , shkencetare me emer dhe ish studente te shkelqyer ne universitetet e Europes u perndoqen pothuajse te gjithe nga regjimi komunist .
Puna e tyre ishte e madheshtore, e veshtire dhe shume patriotike duke ditur se kerkonin te ndriconin nje erresire te madhe , gjithashtu bota perjetonte Luften e II Boterore po keshtu Shqiperia ishte nje shtet me probleme te shumta ekonomiko-politike . Ata po veshtruar interesin e tyre ekonomik por duke pasur si busull te jetes se tyre vetem dhe vetem Shqiperine u kthyen ne atdheun e tyre pa e ditur se ky atdhe do behej vendi i vuajtjes se tyre deri ne vdekje .
Egersia ndaj ketyre njerezve ishte pa kufi . I vetmi mekat i tyre ishte se dashuronin shume dijen dhe Shqiperine.
Fatkeqesia e tyre atehere eshte turpi i shoqerise shqiptare , turpi i historise sone si dhe detyrimi jone sot per ti kujtuar, per te zbuluar dhe per tu njohur me te vertetat e dhimbshme.