• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Fati ‘përkëdhel’ Virgjëreshën e Bricjapin, Meri Shehu paralajmëron shenjën që do të tradhtohet

by A R
22/12/2025 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur java e festave të fundvitit dhe bashkë me të, edhe sezoni i shenjës së Bricjapit. Kjo javë mund të bëjë ‘mrekulli’, por na kërkon edhe të jemi të kujdesshëm. Edhe pse energjia e Bricjapit nuk na lë të gabojmë lehtë, duhet të jemi të vëmendshëm deri në datën 24.

Në parashikimin e javës për programin “Rudina” në Tv Klan ku ndan edhe vlerësimin me yje për secilën shenjë, Meri Shehu thotë se shenjat më të favorizuara të periudhës do të jenë ato të tokës. Hëna e re në Shigjetar do t’i vështirësojë pak gjërat për Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit, ku njëra prej këtyre duhet të ketë kujdes nga tradhtia.

Meri Shehu: Është një nga javët më të madhërishme të vitit, është e bukur, festive, jemi akoma nën ndikimin e hënës së re në Shigjetar që prek Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit, të cilët duhet ta shikojnë me kujdes, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë në ndonjë zhgënjim apo paqartësi lidhur me karrierën, familjen, dashurinë e planet. Kemi hyrjen e Afërditës në Bricjap në datën 24, por deri atëherë do të na bëjë një mashtrim të lehtë dhe shumë njerëz mund të kalkulojnë disa veprime të gabuara në çështjet ekonomike ose erotike. Nga data 24 e tutje futet në Bricjap ku bëhet më e qëndrueshme dhe do të favorizojë shumë Bricjapët, Virgjëreshat dhe Demët që do të marrin më shumë përparësi e stabilitet.

Dashi – 2 yje

Hëna e re në Shigjetar i ndihmon shumë, por ka një orë të vështirë që i nxjerr nga rruga, planifikimi, udhëtimi, fantazia, çështje ligjore e ekonomike. Pas datës 24 u jep madhështi, stabilitet, publicitet, lidhje personale, fejesë apo celebrim.

Demi – 1 yll

Atje ku mendonin se prisnin shumë dhurata, një propozim të mirë ekonomik apo takim të fuqishëm erotik, mund të ndodhë, por jo ajo që kishin menduar. Pas datës 24 do të bëhen më seriozë, me këmbë në tokë dhe do të presin gjëra më serioze.

Binjakët – 3 yje

Preken direkt nga hëna e re në Shigjetar në fushën e bashkëpunimeve, marrëdhënieve me të tjerët dhe martesës. Gjërat do të marrin një drejtim për t’u rregulluar e çliruar, por kujdes sepse sikur nuk janë mjeshtrit që thonë fjalën e fundit, por janë partnerët. Kujdes nga tradhtitë! Ka disa Binjakë që tradhtohen rreth datës 23.

Gaforrja – 1 yll

Jeta e përditshme është shkëputur nga themelet që kishin dhe ndodh e papritura jashtë një pune, programi e veprimtarie dhe nuk do të ndihen mirë. Pas datës 24 do të kenë një bashkëpunim ose ofertë, por duhet parë me kujdes deri në fund të vitit dhe gjërat mund të rregullohen pas datës 25.

Luani – 3 yje

Është javë shumë erotike, lum ata që do ta marrin lehtë një takim, njohje apo natë erotike. Ata që mendojnë për më shumë do të zhgënjehen sepse mund të mos marrin asgjë. Pas datës 24 pretendohet një fuqizim në çështje të rëndësishme pune apo njohje në ambientin e punës.

Virgjëresha – 5 yje

Si shenjë e tokës, në datën 24 do të marrin stabilitet, janë lodhur e sfiduar. Hëna e re u nxori disa gjëra që i tronditi pak në bashkëpunime, çështje erotike e ekonomike, por do të stabilizohen, do të gjejnë një njeri e punë të qëndrueshme dhe fat.

Peshorja – 2 yje

Do të jenë në qendër të diskutimeve, udhëtimeve e kontakteve, por rruga që mendonin nuk do t’i çojë ku duhet. Pas datës 24 favorizohen shumë në karrierë e në punë dhe gjërat marrin një drejtim të mirë edhe në familje. Bashkëjetesa me dikë do t’u japë stabilitet.

Akrepi – 3 yje

Do të kenë shumë impuls ose dëshirë për t’u marrë me çështjet ekonomike dhe mendojnë se do t’ua japë hëna e re, por kësaj i shtohen shpenzimet dhe premtime që nuk mbahen nga të tjerët apo një çështje erotike që nuk finalizohet me sukses deri në datën 24. Pas datës 24, shumë Akrepë do të gjejnë një rrugë, bisedë, njeri apo propozim të saktë dhe shpëtojnë nga një rrezik në ekonomi ose jetën personale.

Shigjetari – 4 yje

Me hënën e re në shenjën e tyre janë në qendër të vëmendjes, por edhe kamuflohen disi në gabimet e vështirësitë që kanë. Do të kenë një metamorfozë në jetën e tyre dhe kjo do të ndihet. Pas datës 24 do të tentojnë shumë në çështjet ekonomike.

Bricjapi – 5 yje

Të gjithë planetët janë në Bricjap dhe ka shumë gjëra për të parë e rregulluar. Do të vënë rendin e mirë, prakticitetin, tradicionalen, seriozitetin dhe të gjithë do të kënaqen me pak e saktë.

Ujori – 3 yje

Kanë shumë plane, projekte, do të udhëtojnë, do të kontaktojnë, do të jenë erotikë dhe do të merren me jetën personale. Do të jenë të menduar që të realizojnë diçka më personale nga sa është në natyrën e tyre.

Peshqit – 4 yje

Do të kenë ndryshim të madh në punë e dëshira dhe ky fundvit u jep idealizëm të madh për të ndryshuar punën. Hëna e re i ka futur në një ngacmim e provokim, por s’duhet ta provokojnën më shumë sesa duhet situatën. Duhet të mbështeten te miqtë e besueshëm dhe pas datës 24, kjo mbështetje do t’i shpëtojë nga fantazitë dhe do t’u sigurojë një punë të mirë e të re.

Next Post
PAMJE TË RËNDA / Militanti i PD hedh molotov, por djeg ‘shokun e partisë’, e shpëton Policia

PAMJE TË RËNDA / Militanti i PD hedh molotov, por djeg 'shokun e partisë', e shpëton Policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In