• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FATI I NJERIUT (dhe fati i Partisë Socialiste ME dhe PAS Ramës)

by Fatos Tarifa
11/02/2025 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Botuar në Dita

Sot nuk do shkruaj për SPAK-un. Mendimin tim për këtë institucion dhe për drejtuesin aktual të tij e kam shprehur mëse një herë dhe ai mendim nuk ka ndryshuar.

Dua të them dy fjalë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot, ditën e parë që ai nuk është, si kaq e kaq vite me radhë, në zyrën e tij dhe në krye të detyrës në shërbim të rreth 1 milion qytetarëve të kryeqytetit.

Të kryeqytetit tonë të bukur, të cilin ai e bëri edhe më të bukur, e pastroi, i zgjeroi rrugët e trotuaret, i dha hapësirë e frymëmarrje, e gjallëroi dhe e bëri kulturalisht qytetin më vibrant në rajon, Kryeqytetin Europian të Rinisë, Qytetin Europian të Sportit dhe, këtë vit, Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut.

Me gjithçka ka bërë deri më sot për Tiranën, Erion Veliaj ka lënë një gjurmë të madhe e të rëndësishme në kryeqytetin e Republikës sonë, i cili sot do të duhet të festonte në Pallatin e Brigadave 105-vjetorin e themelimit të tij.

Nuk di nëse ceremonia e festës së këtij përvjetori do të mbahet, siç është planifikuar e njoftuar, por di që, për vite e vite me radhë, qytetarët e Tiranës do i mbajnë mend ndryshimet e bëra në këtë qytet gjatë dekadës që bashkinë e tij e drejtoi Erion Veliaj e do të thonë: “Kjo u bë në kohën e Erionit”, “Këtë e ka bërë Erioni”. Parku i madh i liqenit, Sheshi Skënderbe, strehimi në mijëra apartamente të reja i dhjetra mijë banorëve të Tiranës pas shkatërrimeve të dy tërmeteve të fuqishëm, bulevardi i ri, rrugët dhe rrugicat e asfaltuara e pa plehra në çdo lagje të Tiranës, Pazari i Ri, unaza e madhe e kryeqytetit, trotuari qendror i Rrugës emblematike të Kavajës, shkollat “Sami Frashëri”, “Emin Duraku” e dhjetra shkolla, kopshte e çerdhe fëmijësh, dhjetra mijë kilometrat e korsive për biçikleta e sa e sa punë të tjera të mira në shërbim të publikut të kryeqytetit.

Asnjë kryebashkiak i Tiranës, as më jetëgjati, Edi Rama, nuk ka bërë për Tiranën kaq shumë e kaq mirë sa Erion Veliaj.

Dua të kuptohem drejt. Unë nuk i thurr ditirambe Erionit. Këtë muk e kam bërë kurrë e për askënd. As kur kam qenë në marrëdhënie pune e varësie me njerëz të pushtetshëm, as me presidentin apo kryeministrat e vendit, as me ministrat e Jashtëm dhe ata të Arsimit, me të cilët kam punuar.

Në fund të fundit, çdo gjë të mirë që Erioni ka bërë për Tiranën e ka bërë sepse e ka pasur detyrim ta bënte si i zgjedhuri me votën e shumicës prej nesh, banorëve të këtij qyteti, dhe me taksat tona.

Sidoqoftë, edhe pse ka bërë detyrën për të cilën është zgjedhur e paguar, duhet vlerësuar që e ka bërë mirë atë detyrë të rëndësishme, kur thuajse çdo kryebashkiak i Tiranës para tij, veç Ramës, nuk e ka bërë, e ka neglizhuar, ose e ka bërë shumë keq.

A ka bërë Erioni gabime? A e ka respektuar gjithnjë ligjin në vendimet që ka marrë? Këto unë nuk i di dhe s’më lejohet të gaboj duke shprehur një opinion të painformuar. Këtë presim ta dëgjojmë prej organeve të drejtësisë.

Mua më shqetëson Fati i Njeriut, fati i Erion Veliajt si njeri dhe si një ndër politikanët më të aftë, më vokalë, më të artikuluar, më vizionarë e më punëkryer të partisë më të madhe në vend.

Mua më shqetëson fati i Partisë Socialiste ME dhe PAS Ramës.

ME Ramën, sepse, kaq gjatë në krye të qeverisë, pavarësisht shumë punëve të mira që ka bërë për vendin e jashtë tij, ai ka humbur vigjilencën e kontrollin mbi anëtarët e qeverisë së tij, mbi shumë deputetë dhe kryetarë bashkish të zgjedhur nga listat e Partisë Socialiste, që sot janë në duart e drejtësisë, ose në kërkim prej saj dhe shumë prej tyre në burg.

Mua më shqetësojnë arroganca dhe filozofia politike e Ramës, të cilat i kam kritikuar publikisht sa e sa herë, mospranimi prej tij i përgjegjësisë morale e politike për kaq shumë koka të prera drejtuesish të lartë të PS-së nga drejtësia.

PAS Ramës, sepse unë asnjëherë nuk e kam parë Partinë Socialiste (dhe s’kam votuar për të) si të ishte pronë e tij (ndryshe nga PD-ja pronë e Berishës), sepse Rama, për 20 vite me radhë, e ka sunduar atë parti me dorë të hekurt, pa lejuar askënd të “zhvillohet” e të ketë kurajën ta konkurrojë në zgjedhje të lira brenda partisë, duke mbajtur të lidhur pas vetes politikanë e ministra mediokër, shumë herë pa eksperiencë e pa kulturë, njerëz “peqe-lepe”, duke qenë vetë “zoti dhe shkopi” i partisë dhe i qeverisë, kryemistër dhe ministër i pothuaj çdo ministrie.

Ashtu si Berisha e Meta, Rama nuk ka dashur e nuk ka lejuar të rivalizohet nga askush në Partinë Socialiste. Edhe pse ka bërë punë mjaft të mira, që unë ia vlerësoj, Rama ka qenë një mentor politik i keq për më të rinjtë në partinë që drejton, në atë parti që e drejton mjeshtërisht si një marredhënie me publikun, por mjerisht keq sa i përket kolegjialitetit në parti e në qeverisje

Nuk do të doja të përmendja Berishën në këto shënime. Ekzaltimi dhe euforia histerike e tij dje, pas lajmit për Erion Veliajn, duket u amplifikua nga mbështetja që do i vijë partisë së tij në zgjedhjet e këtij viti nga një lobist amerikan. Një ëndërr e bukur, e paguar shtrenjtë, për t’u zhgënjyer prej saj.

Shqipëria sot nuk është më ajo e 1992-shit dhe klienti i sotëm i Berishës nuk është as Bill Ryerson, as Chris Hill. Sot shqiptarët nuk votojnë një njeri që s’e duan, një njeri që u ka sjellë kaq shumë fatkeqësi, edhe sikur atë ta mbështesë vetë Jupiteri.

Fati i Berishës është vendosur me kohë. Ideja se ai është Trumpi shqiptar dhe, si Feniksi, do mund të ngrihet e të rimarrë drejtimin e këtij vendi, për ta bërë Shqipërinë “Great Again”, është një ëndërr distopike, për të mos thënë një “nightmare”.

Fati i Ramës nuk dihet dhe s’di të them nëse është akoma në duart e tij.

Fati i Veliajt është në peshoren e drejtësisë.

Mua nuk më shqetëson mundësia e kthimit të Berishës në krye të qeverisë. Këtë e vendos vota e shumicës së shqiptarëve.

Mua më shqetëson mungesa e Erionëve në radhët e para të betejave elektorale të PS-së e në krye të punëve të vendit.

Më shqetëson shumë, gjithashtu, nëse PS do të mund t’i japë kryeqytetit tonë një kryebashkiak që të vazhdojë ta mbajë Tiranën të pastër, ta zhvillojë atë, të hapë vende të reja pune, me një fjalë, të mund t’i mbushë këpucët e Erion Veliajt.

Nëse këto shënime i titullova “Fati i njeriut”, ngjashmëria me titullin e romanit të Mikail Shollohovit nuk është krejt e rastësishme. Lufta nuk bëhet vetëm me armiqtë e huaj, në front, por edhe me kundërshtarët e tu brenda radhëve të formacionit tënd. Dhe nuk bëhet vetëm hapur, ballë për ballë e me armë, por edhe me krahëmarrje e pas krahëve, edhe tinëzisht nga të tutë, nga ata “little men and women” që më të aftët i kanë zili, i kanë pengesë dhe, ngaqë nuk i konkurrojnë dot, i tradhëtojnë e i vrasin në ambush. Edhe i tillë mund të jetë Fati i Njeriut.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Qendrueshmëria e 800 mijë votave për të zgjedhurit socialistë, pavarësisht arrestimeve të zyrtarëve të lartë të PS-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

December 5, 2025
Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

December 5, 2025
Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

December 5, 2025
“Më lironi nga burgu”, Beleri humbet betimin por jo mandatin si eurodeputet nga PE

Beleri: Çamët s’janë masakruar! Ka 2 mijë vendime gjykatash ndaj tyre për krime! Në 1994 isha në Qipro, jo në Peshkëpi

December 5, 2025

Media e njohur në Bruksel: Rasti “Veliaj” zbulon anën e errët të SPAK; një prokurori e fuqishme, që s’jep llogari…

December 5, 2025
“S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

“S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

December 5, 2025
Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Foltorja e Salianjit më reale”/ Juristja: PD me Berishën është kthyer në kënetë

December 5, 2025
Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

December 5, 2025
Polakët sjellin “Tapetin Magjik” për fëmijët shqiptarë

Polakët sjellin “Tapetin Magjik” për fëmijët shqiptarë

December 5, 2025
“U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja

“Nuk përdorem, s’jam as i Berishës as i Salianjit!”, Kalaja: Nëse krijojnë parti tjetër, nuk i mbështes

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In