• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fati i Erion Veliajt me protestat “opozitare”

by Mero Baze
05/04/2019 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ 

Nuk e di pse Partia Demokratike vendos të bëj qëllimisht beteja të humbura qysh në fillim me kryebashkiakun e Tiranës, sa herë që ai ndërton ndonjë park për fëmijë, kënd lojrash apo shkollë. Është e disata herë që opozita në kulmin e një krize të skajshme politike, shikon si problem faktin se Bashkia e Tiranës, do të ndërtoj një kompleks shkollor, d.m.th një shkollë publike në Kodër Kamëz, ku emergjenca për shkollë është ulëritëse, dhe angazhohet në një betejë politike.

Bëhet fjalë për tokë publike, që bashkia ja ka shpronësuar një ndërtuesi privat. Bëhet fjalë për shkollë publike jo private. Dhe çfarë është më e rëndësishme bëhet fjalë se i janë prishur disa plane biznesi një rektori që këtë territor e ka llogaritur për tendera të vetat.

Kur u bë beteja  e parë kundër një vepre publike që ishte një kënd lojrash në Parkun e Liqenit, dramaciteti i betejës kaloi në komizëm, kur në të mori pjesë dhe ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani, që theu dhe postabllokun e Parkut të Liqenit për t’iu bashkuar një grupi protestuesish, që janë grup i gatshëm për çdo protestë, boll të dëgjojnë emrin e Erion Veliaj. Dhe protestojnë me të njëjtën dëshirë dhe zell, dhe kur Veliaj ndërton parqe, lulishte, çerdhe, kopshte, e shkolla dhe kur hap korsi bicikletash dhe kur disiplinon parkingjet. Protestat mungojnë vetëm kur ndonjë oligark ndërton ndonjë gradiacelë, pasi nuk kanë fuqi t’i rezistojnë honororareve.

Beteja kundër këndit të lojrave në park, u bë në sytë e të gjithëve, zgjati gati gjashtë muaj dhe u shoqërua me protesta të dhunshme të PD, biles detyroi dhe Gent Strazimirin të nxirrte koburen.Më në fund parku u bë, këndi i lojrave është një mrekulli dhe protestuesit, ata që kanë fëmijë, çojnë dhe fëmijët aty.

Tani e njëjta gjë po ndodh dhe me Kodër Kamzën.  Partia që ka zbuar studentët nga tetë konvikte dhe i ka mbushur me të ardhur nga Veriu, që ka ndërtuar dhe universitet privat brenda atij shtetëror,  dhe që ka lënë mijëra nxënës pa shkollë të mesme e 9 vjecare, tani ka vendosur të bëj protesta që kjo shkollë të mos behet.

Një parti dhe rektor që kanë lejuar rreth 200 ndërtime pa leje brenda kampusit, që e kanë mbushur kampusin me bingo, lojra fati, kalceto dhe kafe, tani protestojnë pse bëhet shkollë publike në një tokë që Bashkia ja ka shpronësuar një privati, të cilit ja ka fal po kjo parti duke ja hequr Universitetit.

Ndryshe nga Parku i Liqenit, ku protestuesit tani çojnë fëmijët, unë nuk shpresoj se dhëndërri i Saliut do çoj fëmijët atje, se ka miliona euro për t’i shpërndarë nëpër Evropë dhe pse si marrin dot një diplomë. Por nuk e di si do të ndihen këta njerëz kur shkolla të bëhet dhe aty të shkojnë dhe fëmijët e atyre ditzinjëve që i përdorin për protestues.

Dhe nuk do ta kuptoj dot kurrë, pse ja bëjnë këtë nder Erion Veliaj në prag të zgjedhjeve për ta fokusuar atë si luftëtar shkollash, parqesh, kënde lojrash dhe punësh publike. Jo se nuk i ka këto merita, por opozita s’ka pse bëhet kaq e zellshme t’ia nxjerrë në pah.

 

Next Post
EMRI/ U zhvatën mijëra euro të moshuarve grek, ky është bashkëpunëtori shqiptar i dy rumuneve

EMRI/ U zhvatën mijëra euro të moshuarve grek, ky është bashkëpunëtori shqiptar i dy rumuneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In