Teksa të gjithë subjektet tashmë janë përgatitur për të nisur fushatën për zgjedhjet e 25 Qershorit, duket se kjo datë mund të vihet në rrezik.
Kjo pasi në Gjykatën Kushtetuese ka mbërritur një ankesë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në këtë datë, të caktuar pas komrpomisit politik me kryeministrit Rama dhe kreut të PD Basha.
Partia “Forca Rinia” ka kërkuar shpalljen të jashtëligjshëm të dekretit për mbajtjen e zgjedhjeve në 25 Qershsor.
Në njoftimin e kësaj partie thuhet se “ne gjykojmë që dekreti i lëshuar për këtë datë është anti-ligjor, si rrjedhojë zgjedhjet e 25 qershorit duhet të pezullohen”./a.m.