• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatbardh Kadilli: Berisha e ka dëmtuar PD-në në tre momente të rëndësishme

by A R
26/10/2023 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatbardh Kadilli, ish-deputet i PD-së, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se Berisha po bën gabimin e tretë ndaj PD-së, me qëndrimin që po mban pas akuzave të drejtësisë për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Sipas tij Berisha edhe pse dha dorëheqjen në vitin 2013 nuk hoqi dorë nga komandimi i saj, duke mos e lënë të bëhet parti modern dhe më pas, pasi u shpall non-grata nga SHBA-të, nuk e ndoqi çështjen privatisht, siç premtoi, por përdori logon e saj që po e përdor edhe sot për t’u mbrojtur nga akuzat.

Biseda në studio

Kadilli: Shqetësimi im është shqetësim opozitari. Në radhë të parë kam moralin dhe këtë duhet ta mbroj edhe para ligjit dhe në radhë të dytë dobinë për shoqërinë dhe si opozitë duhet të flasim gjuhën e shoqërisë. Ajo, një nga mungesat më të mëdha ka mungesën e drejtësisë dhe demokracia nuk do të funksionojë sa kohë nuk ka një drejtësi ku të jenë përballë edhe më të fortët. Sot është radha e Berishës, nesër do të jetë radha e Ramës.

Rakipi: Ju si e mendoni procesin ndaj Berishës. Ju duket një proces i rregullt apo goditje politike?

Kadilli: Kur flitet për një politikan, goditja, edhe më ligjorja, është përsëri politike.

Rakipi: Goditja ndaj Berishës është ligjore e drejtë, apo politike për të vrarë PD-në, përmes Berishës nga marrja e vulës etj?

Kadilli: Këto s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Rasti i korrupsionit për të cilin akuzohet, pasiv apo aktiv, nuk ka lidhje me vulën, apo pa vulën dhe të mos mendojmë se është politike se hipi sipër karriges ai deputeti i Lushnjes dhe u tmerrua Edi Rama dhe urdhëroi arrestimin e Jamarbër Malltezit apo sulme ndaj Berishës. Kjo dosje ka tre vjet që hetohet. Kjo drejtësi tani po mëkëmbet, po ngrihet. Është shumë e thjeshtë: O do të zgjedhim ta godasim me mosbesim dhe akuzë, ose ta respektojmë edhe nëse nuk e besojmë. Opozita sot duhet të flasë gjuhën e qytetarit  dhe ai sheh te çdo politikan të korruptuarin dhe sa më lart në pushtert, aq më i korruptuar je.

Atëherë do të pastrohemi ne të tjerët që s’kemi asnjë skelet në sirtar, s’kemi asgjë në koshiencën tonë dhe duam të bëjmë politikë të pastër, apo do të rrimë edhe ne me llumin?

Me këtë gjuhë duhet t’i flasim qytetarit si opozitë, jo t’i themi opozitës, qytetarëve, që hajde bëjmë protestë përballë gjykatës. Protesta është gjuhë force dhe forcë përpara drejtësisë nuk ka. Nuk është përgjigje.

Rakipi: Ju thoni se Berisha ka gabuar në tre momente.

Kadilli: Berisha e ka dëmtuar në tre momente të rëndësishme PD-në.

Rakipi: Si e ka dëmtuar?

Kadilli: E ka dëmtuar se pas humbjes së thellë të vitit 2013 që mbyllte kapitullin e një lidershipi politik me të mirat dhe të këqijat e tij, Berisha zgjodhi të japë dorëheqjen formalisht, por nuk u largua nga kontrolli absolut i partisë dhe nuk lejoi krijimin e një partie të re moderne.

Kur u shpall non grata nuk e kurseu PD-në. Tha se do ta ndjekë privatisht, por nuk e ndoqi, përfshiu të gjithë partinë në një tollovi të madhe dhe sot e kemi partinë të ndarë në dy institucione, të Berishës dhe Bashës dhe një të mesme. Në zgjedhjet e 14 majit rezultoi 200 mijë vota më pak opozita. Dhe e treta është sot, kur ka një çështje ligjore dhe nuk duhet të dalë me logon e PD-së se në atë logo kam pjesë edhe unë.

Rakipi: Pas shpalljes non grata Berishën sikur e larguan nga PD dhe vulën e mori z. Luli Basha dhe e përjashtuan, e hoqën qafe thotë Bushati. Këtu sikur s’ka shumë faj Berisha.

Kadilli: Ka faj Berisha se duhet ta linte skenën e PD-së dhe të mos e përfshinte. Turin brenda partisë nuk e bëri Lulzim basha, por Sali Berisha, si foltoren, kongresin në stadium. Seicili e shqeu partinë si një xhaketë. Njëri mori mëngën tjetri mori jelekun.

/a.r

Next Post
FOTO-Lajm/ Çfarë po i tregon në telefon Meta, që Berisha u ‘thye më dysh’ për ta parë?

“Meta është larguar nga vendi”? Berisha shton dyshimet: Nuk e di! Kam që të shtunën pa folur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

February 25, 2026
Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

February 25, 2026
Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

February 25, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Fallxhorët e Medias

February 25, 2026
Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

February 25, 2026
Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

February 25, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Lapaj thirrje opozitës të protestojë 24 orë në shesh: Duhet qeveri tranzitore 12-mujore dhe kod i ri zgjedhor

February 25, 2026
Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec/ Mësues, infermierë e mjekë detyrohen të ecin orë të tëra në këmbë për të shkuar në punë

Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec/ Mësues, infermierë e mjekë detyrohen të ecin orë të tëra në këmbë për të shkuar në punë

February 25, 2026
Kosovë/ Shoqëria civile u bën thirrje partive për dakordësi rreth presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

Kosovë/ Shoqëria civile u bën thirrje partive për dakordësi rreth presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

February 25, 2026
“Berisha s’bashkëjeton dot me rregulla demokratike”, Elezi: Përdorimi i të miturve në protestë, ‘turp’ për organizatorët

“Berisha s’bashkëjeton dot me rregulla demokratike”, Elezi: Përdorimi i të miturve në protestë, ‘turp’ për organizatorët

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In