Rekordi i shpejtësisë në tunelin e Kalimashit nuk i përket më tiranasit me Audi, por një prishtinasi me Lamborghini.
Një person nga Tirana filmoi veten teksa ecte me 316 km/h me Audi brenda tunelit.
Tani është dikush tjetër, nga Kosova, i cili ka publikuar videon, ku tregon se si makina e tij “fluturon” me shpejtësi 329 km/h.
Tani pritet vetëm që dikush tjetër të tentojë të thyejë rekordin e prishtinasit. Ndoshta jo përsëri tiranasi me Audi, por dikush tjetër me një makinë më të shpejtë sportive.