Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Durrës që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi.
Një punonëjs policie është plagosur pasi ishte vënë në ndjekje të një grupi grabitësish që vodhën tre kasaforta nga pika e Postës.
Teksa efektivi po i ndiqte me motor, ata hapën zjarr nga mjeti në ecje e sipër. Fatmirësisht polici Juljan Kastrati nuk u kap nga plumbat por ai u përplas nga automjeti i grabitësve.
Polici ka pësuar dëmtime në këmbë dhe po merr ndihmën mjekësore në spital./a.m.