Lulzim Basha, i mbetur vetëm drejt zgjedhjeve të 11 majit, po tenton të futet mes FarUestit të koalicionit të Sali Berishës përballë Edi Ramës.
Pasi doktori e la jashtë listë, dhe nuk e ftoi me sherifat e tjerë të koalicionit madhështor, Basha do e sfidojë babain e tij politik, me një kaubojs origjinal, Eduart Ndocajn.
”Je shume vonë z.Berisha. Një kaubojs ka Shqipëria. S’të bën një kapele kaubojs z.Berisha, por koherenca. Demokratët euroatlantike do jenë fitues në çdo cep të Shqipërisë. Ju garantoj se kryeministër i ardhshëm do jetë Lulzim Basha. Fitore”.
Përpos përpjekjes, Basha edhe në këto zgjedhje nuk është origjinal, pasi ish-deputeti kaubojs ka qenë një eksperiment, i dështuar, i Edi Ramës.
Në Vlorë, Basha i ka vjedhur Idrizit dhe Berishës, deputetin çam Gëzim Ademaj, ndërsa në Berat ka marrë Shemsi Prenccin, rekordmenin e ndërrimit të partive.
Vetë Basha do të kryesojë listën e Tiranës, por jo si kryetar. Partinë ia ka lënë Endri Hasës, të cilin e përdor sa herë për veprime që nuk i kryen dot me dorën e tij.