• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Faqja e shërbimeve administrative u sulmua mbi 2.5 mln herë nga hakerat

by A R
16/07/2018 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmet kibernetike nuk janë diçka e pazakontë sot. Mijëra faqe të rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare, kombëtare apo edhe bizneseve bëhen pre e këtyre sulmeve çdo ditë dhe jo të pakta janë rastet kur barrierat e sigurisë thyhen.

Shqipëria nuk është e izoluar nga këto sulme. Një raport i Agjencisë Kombëtare Shoqërisë së Informacionit bën me dije se portali E-Albania u sulmua jo pak por 2.57 milionë herë në vitin 2017 nga hackerat, dhe në të gjitha këto raste është garantuar mbrojtje nga ana e sistemeve të sigurisë.

“Gjatë vitit 2017, Sektori i Sigurisë mbrojti plotësisht portalin e-Albania nga 2.579.000 tentativa sulmesh kibernetike nëpërmjet sistemeve të saj të mbrojtjes, si dhe burimeve njerëzore. Sa i takon 420 faqeve zyrtare të cilat hostohen në serverët tanë, është regjistruar 1 sulm drejt faqes www.ambasadat.gov.al, i cili nuk arriti të realizohet plotësisht, pra mbeti thjesht si një incident pa rezultat pozitiv” thuhet në raportin e AKSHI-t.

Sot E-Albania është ndoshta faqja më e rëndësishme në vend sa i përket shërbimeve që ofron në interes të institucioneve publike mes njëri-tjetrit, institucioneve dhe biznesit apo institucioneve dhe individëve. Në fund të 2017 në këtë faqe ofroheshin 527 shërbime elektronike si dhe u regjistruan 151 mijë përdorues të rinj duke e çuar totalin në 391 mijë përdorues.

Sipas shifrave zyrtare numri i institucioneve të ndërlidhura në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit arriti në 47 ndërkohe që vihet re një rritje e numrit të transaksioneve të kryera në platformë.

“Gjatë vitit 2017 pati rritje të numrit të transaksioneve të kryera në platformë: Shifra 26.624.830 transaksione është mbi 1.000.000 herë më shumë në krahasim me vitin 2016. Risia më e rëndësishme e portalit gjatë vitit 2017 ishte vula dixhitale dhe moduli i administratës publike për nxjerrjen e dokumenteve administrative për qytetarin. Punonjësve të administratës publike në sportele iu mundësua aksesi i gjenerimit të 29 dokumenteve me vulë dixhitale për qytetarin, duke mos ia kërkuar më atij gjatë aplikimit për shërbime të ndryshme” thuhet në raport./Monitor/a.m.

Next Post
Femra e mistershme që grabiti medaljen e kampionit

Femra e mistershme që grabiti medaljen e kampionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In