• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Faqja e njohur: Duhet ta eksploroni Butrintin është një ”Indiana Jones” real

by Java News
07/06/2020 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria e vogël ka katër zona të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe vendi i parë i mbrojtur nga UNESCO-ja është zona antike e Butrintit, në jugun e largët të vendit dhe, ndërkohë që i afroheni, nuk do ta imagjinoni dot që një pyll i tillë i dendur, fsheh mbetjet e atij që dikur ishte qyteti më i rëndësishëm i zonës, shkruan faqja e njohur turistike dare2go.com.

Pak histori rreth Butrintit

Zona e Butrintit ose Butrinti, ka qenë e banuar që nga kohërat parahistorike (50 000 vite para Krishtit). Zona e madhe arkeologjike e sotme përfshin rrënojat e lashta që datojnë nga kohërat greke dhe romake, duke mbuluar periudhën nga shekullit VIII para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit, pra më shumë se dy mijëvjeçarë.

Fillimisht, qyteti ra ngadalë kur hyrja në det u mbush me baltë dhe u kthye në kënetë. Rreth së njëjtës kohë, pati dëme të mëdha nga disa tërmete. Më në fund, Republika e Venedikut e braktisi territorin e Butrintit pasi Sulejmani i Madhërishëm pushoi qytetin në vitin 1537. Vendi arkeologjik është sot pjesë e Parkut Kombëtar të Butrint.

Gërmimet dhe rindërtimet kryesore u kryen rreth 100 vite më parë. Që atëherë, vendi është mbuluar nga bimësia, duke e bërë atë të bukur dhe të gjelbër.

Pamjet kryesore në Butrint

Vendi antik i Butrintit nuk ka ndonjë ndërtesë të jashtëzakonshme ose unike. Por, ka dy gjëra që e bëjnë atë mjaft të veçantë, mbetje të ndryshme që tregojnë një kohëzgjatje të gjatë pushtimi dhe bimësia e dendur.

Pemët ofrojnë hije dhe na kujtuan disi pamje në Amerikën Latine. Zona të kujton “Indiana Jones” duke eksploruar në rrënojat e humbura prej kohësh.

Jo shumë qytete historike tregojnë kaq qartë se si u rivlerësuan strukturat greke në një qytet romak. Dhe në fund, venecianët ndërtuan shtresën e tyre mbi të gjitha. Kjo demonstron rëndësinë strategjike afatgjate të Butrintit.

Kulla veneciane

Kjo kullë u krijua më vonë në mbrojtje të qytetit, e ndërtuar në shekujt XV-XVI dhe tashmë qëndron në të djathtë të hyrjes. Së bashku me kështjellën trekëndore përtej lumit, kontrollonte hyrjen në liqenin e Butrintit.

Kapela e Asclepius

Asclepius ishte perëndia grek i shërimit. Zakonisht ofertat në tempullin e tij përdoreshin për të financuar projekte të tjera publike. Për këtë arsye, fakti që amfiteatri ndodhet pranë këtij tempulli nuk është çudi.

Teatri antik

Fillimisht i ndërtuar nga grekët në shekullin III para Krishtit në kodrën e akropolit. Më vonë ky teatër u rimodelua në stilin romak me një strukturë skenike shumë më të madhe. Teatri përdoret edhe sot, kur organizohet Festivali Veror i Butrintit gjatë muajit korrik.

Forumi Romak Agora

Kur Romakët morën nën kontroll qytetin nën perandorin Augustus, ata ndërtuan Agorën, ose forumin e tyre pranë teatrit. Për romakët, forumi ishte vendi më i rëndësishëm shoqëror në çdo qytet. Ishte tregu i tregtarëve të vegjël dhe zakonisht kishte një banjë publike. Si i tillë, ishte një pikë takimi e përditshme për shumë qytetarë.

Pagëzimorja

Karakteristika e jashtëzakonshme e kësaj ndërtese të shenjtë, që siç sugjeron dhe emri ishte vendi për ceremonitë e pagëzimit të krishterë, është dyshemeja e bukur e shekullit VI me modelin e saj dekorativ. Fatkeqësisht, për pjesën më të madhe të vitit dyshemeja është e mbuluar me rërë për ta mbrojtur.

Bazilika e Madhe

E ndërtuar pasi romakët u konvertuan në të krishterë, kjo kishë e shekullit VI është e vogël duke u krahasuar me standardet e sotme. Në këtë ndërtesë do të gjeni mbetje të një mozaiku romak. Shumë pranë saj ndodhet një strukturë e hershme romake, “Shatërvani i Nimfave”, i ndërtuar nga shekulli II pas Krishtit.

Porta e Luanit

Në anën e kundërt të akropolit qëndron Porta e Luanit. Hija e pyllit dhe tavolina dhe stola të vendosura për piknik me pamje nga liqeni i qetë, e vajtjen atje një shëtitje të këndshme. Fakti interesant në lidhje me Portën e Luanit është gëlqerja e rëndë prej guri, e gdhendur me luanin venecian. Është bërë qëllimisht e ulët për të bërë më të vështirë hyrjen përmes kësaj porte. Trupat sulmuese nuk mund të hynin brenda, pasi të kishin detyruar të hapnin portën.

Kalaja Veneciane dhe Muzeu

Lart në majë të kodrës, me pamje nga kënetat drejt ujërave të kaltër të detit Adriatik, qëndron Kështjella e vogël veneciane me kullë katrore. Gjatë periudhës kur ne e vizituam, më 26 nëntor 2019, muzeu u mbyll nën urdhërat e qeverisë, si pasojë e tërmetit. Kështu që nuk mund të përshkruajmë çfarë mund të shihni aty.

Vende të tjera turistike pranë Butrintit

Kalaja Ali Pashës

Kjo kështjellë e vogël, e ndërtuar pasi osmanët mposhtën venedikasit, ndodhet në një ishull të vogël kënete, që kontrollon hyrjen në gjirin e Sarandës. Në verë, mund të vizitoni këtë ishull duke marrë një varkë.

Kështjella trekëndore veneciane

Kjo fortesë është në anën tjetër të lumit të Butrint. Këtu mund të bëni foto të bukura, me pasqyrim në ujë, nga bregu i lumit në hyrje të Butrintit.

Butrinti është pjesë e Parkut Kombëtar të madh të Butrintit, që ndodhet më pak se 20 kilometra në jug të qytetit të Sarandës.

Zona arkeologjike e Butrintit është mjaft e madhe, rreth 200 hektarë. Të gjitha atraksionet kryesore janë në kodrën më të afërt të portës hyrëse. Duhet të planifikoni një vizitë që mund të zgjasë rreth tre orë. Ndoshta një orë më pak nëse nuk dëshironi të ecni përgjatë murit të jashtëm për të arritur në Portën e Luanit, megjithëse kjo shëtitje ka pamjet më të bukura.

Megjithatë, jo të gjitha pjesët janë të arritshme për të gjithë. Udhëtimi për në kështjellën e Butrintit është i gjatë. Ju rekomandojmë të vishni këpucët e duhura dhe të merrni ushqime me vete. Ju lutemi mos hidhni mbeturina, pasi jeni duke vizituar një Park Kombëtar!

Next Post
Ekspertët britanikë një parashikim të hidhur: Na presin pandemi të tjera me të cilat do të përballemi!

Ekspertët britanikë një parashikim të hidhur: Na presin pandemi të tjera me të cilat do të përballemi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

February 23, 2026
Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

February 23, 2026
Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In