• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fantazma e Ramës tre herë kryeministër dhe Kodi i Damianit

by Lorenc Vangjeli
21/01/2021 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ilir Meta kishte të drejtë dy vjet më parë, kur shihte para syve fantazmën e Edi Ramës, bekuar nga Basha e Kryemadhi si tre herë kryeministër. Rama ju rishfaq në triumfin e 2021-shit pikërisht kur PD e LSI kërcenin nën harenë e daulleve duke dezertuar nga përfaqësimi në Kuvend.

Sali Berisha, njeriu që kishte promovuar më shumë se kushdo tjetër bojkotin dhe kishte kërcënuar edhe me djegie mandatesh, nuk e fshehu muaj më pas dhembjen e thellë që bllofin e tij prej lojtari politik, të vetët e kishin shndërruar në fakt duke menduar se po bënin politikë.

Instikti i tyre ju sugjeroi se djegia e mandateve ishte një akt kamikaz në themelet e sistemit. Dhe si i tillë, ai vriste pamëdyshje atentatorët duke dëmtuar tmerrësisht shumë edhe vetë sistemin. Dhe duke i dhënë Edi Ramës në të njëjtën kohë dhuratën që ai nuk e priste as në ëndrrat e tij më të guximshme: të qeveriste pa opozitë! Ikja e opozitës reale dhe futja në parlament e lloj – lloj personazheve groteskë, nga budallenjtë tipikë, tek mashtruesit e vegjël, nga idealistët që ju vihej çmim konkret tek mungesa e çmimit real për votën e tyre tek Kodi Zgjedhor e ndryshimet kushtetuese, u shndërrua në dhuratën pa çmim për Edi Ramën.

Dy vjet më pas, të gjitha parashikimet për të nesërmen bashkohen më një pikë. Përkundër logjikës së traditës dhe traditës që respekton një logjikë të caktuar politike, të majtët e Edi Ramës kanë shanse të jashtëzakonshme për një tris të pushtetit të tyre. Dhe kjo konfirmohet jo vetëm nga sondazhet ciklike që kreu i qeverisë konsulton për vete, por edhe nga sondazhet që kanë filluar të bëhen publike. Sondazhi i Ora Neës, një televizion jo miqësor me socialistët, rikthen traditën e suksesshme të dhjetë vjetëve të fundit të sondimit të opinionit me Antonio Notton dhe IPR marketing. Një muaj më parë, një tjetër institut italian sondimi, Piepoli dhe Report TV, një televizion më pranë qëndrimeve të së majtës, i dha ngjyrën e socialistëve rezultatit të 25 prillit. Një seri sondazhesh të zhvilluara nën emrin e ekspertit të njohur shqiptar Eduard Zaloshnja, gjithashtu pranojnë të njëjtin trend raportesh hierarkie mes tre partive kryesore, në të cilin PS është disa pikë larg PD-së e LSI-së.

Edhe më skeptikët dhe kritikët e këtyre parashikimeve do të duhej të pranonin çfarë kanë të përbashkëta këto sondazhe, të cilat konfirmojnë disa të vërteta që pritet të verifikohen si të tilla më pak se 100 ditë më pas. E para, që e majta në përgjithësi vazhdon të jetë maxhorancë absolute në vend. Dhe në një skenar hipotetik që nuk ndodh, PS plus LSI, nuk do ta diskutonin fitoren. Dhe e dyta, që nëse do të ishin në një koalicion të përbashkët, atë që nuk e lejon sot Kodi Zgjedhor, PD dhe LSI, do të shndërroheshin në maxhorancë. Ky është thelbi që duhet kuptuar nga shpjegimi i përbashkët e këtyre sondazheve që janë bërë publike deri tani, por dhe të të tjerëve që diktojnë po të njëjtin trend: Kodi Zgjedhor është aleat i socialistëve. Duke mos lejuar koalicionet, Kodi i Damianit shmang skenarin më të keq për socialistët, bashkimin e opozitës. Dhe nga ana tjetër, afron mundësi reale që PS-ja të mbajë pushtetin, edhe sikur të ruajë të njëjtin nivel përfaqësimi nga 2017-ta, e vetme në zgjedhje dhe përballë PD e LSI jashtë formulës së koalicionit të përbashkët.

Nëse do të fshehësh diçka në politikë, bëje në mënyrë të dukshme. Kjo është një aksiomë që në Shqipëri është vërtetuar shumë herë. Pakkush e kuptoi nga opozita paralajmërimin publik të bërë së paku që në janarin e vitit të shkuar, atëherë kur Damian Gjiknuri kërcënonte në emër të Edi Ramës se nëse zgjatej pafund lista e pretendimeve të opozitës për Kodin, partia e tij do të kërkonte të refuzoheshin koalicionet. Kjo ishte baza mbi të cilën kjo dyshe i plotësoi opozitës çdo tekë elektorale, por mbajti në xhep çelësin e Kodit. Sot është bërë e qartë se Kodi Zgjedhor e mban PS-në në lojën për pushtet, edhe përkundër konsumit të kuptueshëm të pushtetit të saj në dy mandate. Nëse shpërndarja e votave do të ishte sipas trendit të 2017-ës, PS do të qeverisë sërish edhe me një rënie të numrit të përgjithshëm të votave. Nga 48 për qind që ju deshën për 74 mandatet e 2017-ës, ajo mund të qeverisë në 2021-shin edhe me 45 për qind të votave, pikërisht falë Kodit Zgjedhor.

Kështu duhet kuptuar sot mërzia e hershme e dy personazheve të fortë të politikës shqiptare, Metës dhe Berishës për aktin më absurd të politikës shqiptare në vite, djegien e mandateve dhe më pas, edhe për bojkotin e zgjedhjeve lokale. Basha dhe Kryemadhi ishin njerëzit që thurrën fjongon e dhuratës për Edi Ramën: në fillim Kodin e Damianit si “aperitiv” dhe pastaj mandatin e tretë të Rilindjes si menu katër vjeçare për gjithë shqiptarët.

Next Post
Ku janë sot Gjyqtarët e çështjes së 21 janarit? Rama: Janë larguar si pjesë e llumit, s’kaluan dot filtrin e sistemit

Ku janë sot Gjyqtarët e çështjes së 21 janarit? Rama: Janë larguar si pjesë e llumit, s'kaluan dot filtrin e sistemit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In