• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fantazma e një partie të vetme po vjen rrotull

by Frrok Çupi
13/03/2024 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nuk është se në një vend me një parti të vetme ‘nuk paska demokraci’; kjo praktikë është e njohur botërisht. Tani duket qartë se skena e njohur do të luhet në vendin tonë. Partia Socialiste, pak nga pak, po e lëshon kuptimin e ngushtë ‘partia’ dhe po kthehet në maxhorancë qytetare e politike. Partitë politike, rreth saj, kanë nisur të punojnë ‘si bleta’ nën pemën e Partisë Socialiste. Eksperienca zjarrvënëse e partive, veçanërisht shuma e pjesëve të mbetura të Partisë Demokratike, u kthye në filozofinë reale konfuciane: “Sa më keq- aq më mirë!’. Bënë sa bënë të keqen…Një ditë i harxhuan ligësitë, bombat, mosbindjet, bojkotet, flakadanët, budallallëkun…, notuan në ujëra të cekëta dhe tani mbetën në zall. Pjesën e kohës kur askush nuk po u thoshte me nerv ‘heej!, çfarë bëni kështu se do t’u ndalojmë’, ata e perceptuan si ‘fitore’. As maxhoranca politike, as qytetarët, as nxënësit e shkollave…, askush nuk desh t’ia dinte çfarë bënin ata. Shtetet e Bashkuara, si aleati i madh i kombit, nuk desh t’ia dinte më, as i interesonte.

-Tani të merremi vesh; e bëtë atë që deshët? Ejani të bëni ndonjë punë të vlefshme!

Kështu duket si i bindi Partia Socialiste, si një mama dhe kujdestare e mirë e këtyre copëzave partie. Dje nisi afrimi për ‘kah shtëpia’ e partive, ca ‘PD’, ca ‘Rithemelimi’ (si të thuash ‘Shtetrrethimi’), ca si Faltore e ca si ballkonada. Në fakt vetëm kaq ka ndodhur dje kur maxhoranca thërriti në tryezë pjesëzat e mbetura të politikës së partive. Të gjithë do të marrin pjesë në një ‘Parlament funksional’ dhe jo në një tymnajë zjarrvënësish. Me siguri, me këtë rast, do të miratohen disa iniciativa ligjvënëse, do të dalin ca qindra a mijëra nga burgjet dhe do të hapet vend për ca më të mallkuar, do të kënaqen partitë me ligjin zgjedhor… dhe kjo është e tëra. Në  fund të ditës, partia qeverisëse do të ketë bërë punët për ‘shtëpinë’, domethënë ato që i duhen vendit. Mandatin tjetër, siç duket qartë, Partia Socialiste do të ketë më shumë se shumë vende në Parlament. Në fakt, këtu po konsolidohet teoria politike se edhe me një parti të vetme ushtrohet dhe zbatohet demokracia. Eksperienca e demokracisë para- politike e popullit tonë e ka provuar me sukses, madje për periudha të rëndësishme të historisë së vet.

Çfarë ndodhi vallë, si u zbutën të gjithë njëherësh?

Nuk ka ndodhur ‘zbutja’, ka ndodhur ëndrra. Të gjitha pjesët e ndara po shikojnë ëndrrën e tyre, por ‘pa u habitur’, siç shkruan Erich From. Pjesa zyrtare e PD po frikësohet si në një ëndërr me ardhje të barbarëve; ata mendojnë se ‘Ri- shtetrrethimi’, ‘Faltorja’, ‘Poshtë- Ballkonorja’, e mesmja dhe e skajshmja…, po vijnë t’i zënë vendin. E gjithë energjia- të ruajnë domenet. Pjesa e sapo ardhur nga Amerika, që strehohen ‘poshtë ballkonit’ menjëherë sapo kthehen nga Uashingtoni, përplasen me njëri tjetrin dhe me atë që rri në katin e tetë. Njëri tjetrin po e quajnë tradhtar, ndërsa atë në ballkon po e mohojnë: ‘O ti, o ne… ik tani!’.

Ai që rri në ballkon shikon ëndrrën e tij:

Ai është i arrestuar në katin e tetë, por shpreson se me këtë rast ‘shokët do ta shpëtojnë’. Ka dy ditë që ka rënë ‘squkë’ dhe i lë shteg thashethemeve se i ka vërshëllyer kryeministrit që nga kati i tetë dhe ka lidhur aleancë për një ‘lirim nga arresti’. Mulin që e kishte ‘fajkua’ e ka tërhequr, edhe mund ta ‘vrasë’ sepse tani i prish punë. Këta të gjithë po shikojnë ëndrrën e tyre, por ndërkohë po bëjnë ca punë për ‘shtëpinë’. Mbledhin shkarpa, lidhin qentë, ushqejnë pulat, riparojnë një gardh, neutralizojnë njëri tjetrin që të mos ndezin flakadanë… Dhe më në fund të votojnë ligjet që i duhen vendit. Kaq është boll.

Next Post
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

Berisha ‘flirton’ me qelinë, ‘revolucioni’ vdiq, Gazi ‘fërkon’ duart

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

March 26, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Klevis Balliu thirrje intelektualëve: Keni detyrë të bashkoheni me ne, ndryshe mos u ankoni!

March 26, 2026
Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In