• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fantazma e 21 Janarit/ Çfarë tradhtuan te ‘kafsha e rrallë politike’, lapsusi me datat dhe nervozizmi i dukshëm pas daljes nga SPAK

by Java News
19/11/2025 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Orgen Peci   

Për 14 vite me radhë, 21 Janari ka qenë “elefanti në dhomë” i politikës dhe i drejtësisë shqiptare. Një plagë e hapur që rridhte akuza politike, por që ishte mpiksur juridikisht me dënime qesharake për gardistë të dorës së dytë. 

Sot, pamja e Sali Berishës duke hyrë në SPAK për të dëshmuar mbi ato katër vrasje, shënon një thyerje tektonike të status quo-së. Për dy orë, ish-Kryeministri u përball jo me akuzat për pronat e panumërta të vajzës dhe dhëndrit apo procedurat e privatizimit, por me hijen më të rëndë që e ndjek pas: akuzën për një krim shtetëror. 

“Pakujdesia” vs “Urdhri për Vrasje” 

Deri më sot, drejtësia e vjetër e kishte paketuar 21 Janarin si “vrasje nga pakujdesia”. Kjo narrativë u godit pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, e cila urdhëroi drejtësinë e re shqiptare të hetojë zinxhirin komandues. 

Paraqitja e Berishës këtë të enjte në SPAK nuk është thjesht procedurë – është zbatimi i atij urdhri ndërkombëtar. Sipas këtij Prokurorët e Posaçëm nuk mund të kërkojnë më se kush e tërhoqi këmbëzën – atë e dimë. Ata duhet të kërkojnë përgjigjen e pyetjes që ka trembur politikën shqiptare për një dekadë e gjysmë: Kush dha urdhër për të qëlluar mbi turmën? 

Fokusi i hetimit tek komunikimet me ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, dhe misteri i serverave të fshirë të Kryeministrisë, tregon se SPAK po tenton të rindërtojë atë që njihet si “mens rea” (qëllimi kriminal) në nivelet më të larta të shtetit. 

Strategjia? E njëjtë deri në lodhje: Mbrojtja përmes sulmit 

Edhe nën presionin e dy dosjeve të rënda, Berisha mbetet “kafshë politike” e një lloji të rrallë. Qëndrimi i tij pas daljes nga SPAK ishte i qartë: ai nuk do të mbrohet juridikisht, por politikisht duke sulmuar. 

Duke e cilësuar 21 Janarin si një “grusht shteti” të organizuar nga Edi Rama, Berisha po përpiqet të bëjë dy gjëra: 

Të legjitimojë dhunën e shtetit: Duke argumentuar se Garda mbrojti institucionet nga një puç, ai justifikon përdorimin e armëve si akt kushtetues dhe jo si vrasje. 

Si dhe të relativizojë akuzën: Duke kërkuar hetimin e Ramës si organizator, ai tenton ta kthejë procesin në një “barazim fajesh” politik, ku të dyja palët janë përgjegjëse për gjakderdhjen. 

Megjithatë, “lapsusi” i tij me datat (21 janarit iu referua si 11 janari) dhe nervozizmi i dukshëm tradhtuan faktin se kjo dosje peshon shumë më rëndë se ajo e “Partizanit”. Nëse “Partizani” është çështje parash dhe firmash, “21 Janari” është çështje gjaku. 

A dënohet “lideri i opozitës”? 

Marrja në pyetje e Berishës për 21 Janarin dërgon një sinjal që shkon përtej personit të tij. SPAK ka tani mundësinë të na dëshmojë se pavarësisht kritikave për ritmin apo selektivitetin, ka filluar të prekë aty ku politika shqiptare kishte vendosur një pakt të pashkruar mos-sulmimi. 

Më optimistët mendojnë se lër herë të parë, politika shqiptare nuk e ka më luksin të vendosë kapakun mbi të vërtetën. Sipas tyre, Kutia e Pandorës u hap, dhe askush, as “doktori” që dominoi skenën për 34 vite, nuk mund ta mbyllë më atë. 

Por sot për sot Berisha është në SPAK si “person që ka dijeni”. Mbase në diskursin publik kufiri ndarës mes dëshmitarit dhe të akuzuarit për këtë çështje është më i hollë se kurrë. Por duhet të bëhet i tillë edhe juridikisht. 

Nëse hetimi arrin të provojë se urdhri për zjarr erdhi nga zyra e Kryeministrit, apo se provat u manipuluan me urdhër politik, do flasim për rishkrimin e historisë së tranzicionit shqiptar. 

Sigurisht ai që që ndodhej në atë zyrë në 21 janar do vazhdojë me të vetën duke e trajtuar çdo avancë të hetimit si sulm, burgosje apo dënim të një “lideri të opozitës”. 

Në të vërtetë statusi “lider i opozitës” është bërë oksigjeni i vetëm që mban në këmbë Sali Berishën në PD, jo si drejtues që e çon partinë drejt pushtetit, por si barrikadë personale përballë drejtësisë. 

Për t’i garantuar vetes këtë status, ai ka mbajtur peng opozitën, duke e kthyer PD-në nga një alternativë qeverisëse në një mjet mbrojtjeje personale. Ky titull i jep një imunitet moral për momentin por jo votat. Ai e di mirë këtë. 

Kjo ka çuar në zhdukjen e çdo shansi real që PD të rikthehet në pushtet: një parti që funksionon si strehë politike për një njeri të vetëm nuk mund të jetë alternativë për askënd tjetër. Në thelb, beteja nuk është më mes mazhorancës dhe opozitës, por mes nevojës së një njeriu për të ruajtur statusin e tij dhe të ardhmes të një partie që po zhytet gjithnjë e më shumë në margjina. 

Në çdo rast, Prokurorët e Posaçëm dhe Gjykatësit e Posaçëm është momenti të kuptojnë në qelizë, se koha nuk i shëron të gjitha plagët. Disa prej tyre, si 21 Janari, duhet t’i pastrojë Drejtësia./Gazeta Dita 

 

Next Post
Këshilli Bashkiak: organi që voton sipas motit (politik), jo sipas ligjit

Këshilli Bashkiak: organi që voton sipas motit (politik), jo sipas ligjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

February 12, 2026
“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

February 12, 2026
Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

February 12, 2026
“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

February 12, 2026
Aleanca ushtarake, Vengu i përgjigjet Vuçiç: Nuk është traktat i fshehtë në dëm të fqinjëve, por një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane!

Vengu: NATO njeh Korridorin 8 si korridor sigurie, Shqipëria në zemër të planeve strategjike

February 12, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Inflacioni në 2.3% në janar, shtyhet nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
“1.7 mld lekë në dispozicion për pensionistët ”/ Ministrja Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit

Durana Tech Park/ Ibrahimaj: Sjell transformim ekonomik të vendit përmes inovacionit dhe teknologjisë

February 12, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

February 12, 2026
“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

February 12, 2026
Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In