• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fantazitë vdekjeprurëse të Jeffrey Dahmer: Vrasësi serial që ngriu viktimat e tij për t’i kthyer në “skllavë seksi”

by A R
29/09/2022 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dokumentet e FBI-së kanë hedhur dritë mbi motivin e vrasjeve të kryera nga Jeffrey Dahmer. Sipas autoriteteve amerikane, vrasësi serial u përpoq të krijonte “skllavë seksi” duke i kthyer ata në “zombi”.

“Kanibali i Miluokit” iu tha hetuesve se fantazitë e tij seksuale patën pushtet të plotë mbi të dhe ai donte që viktimat e tij “të bënin gjithçka ai kishte nevojë”, sipas dosjeve të FBI-së të siguruara nga “The Sun”.

Dahmer hapte një vrimë me trapan në ballin e viktimave të tij ku hidhte acid klorhidrik, për të cilën iu shpjegoi oficerëve se “funksiononte në fillim”, por më pas viktimat vdisnin. Autorja Gisela K., e cila studioi vrasësin famëkeq për librin e saj “Përbindëshi i Miluokit”, tha: “Ai donte të fshinte vetëdijen e tyre teksa i mbante gjallë”.

Këtë ide Dahmer e provoi mbi 3 viktimat e tij në vitin 1991, por “më pas hoqi dorë”, vijoi ajo. Ai u përpoq të “ngrinte me metodën e thatë partnerin e përsosur, kështu që mund të vazhdonte të kryente marrëdhënie seksuale me trupin”. Edhe kjo metodë dështoi.

Për këto eksperimente mbi viktimat, Dahmer tha se “nuk donte që t’i vriste”, madje e quante këtë “pjesa më pak argëtuese”. “Nuk më shijonte kur e bëja këtë. Ja pse u përpoqa të krijoja zombi të gjalla me acid urik në trapan, por nuk funksionoi kurrë”, citohet Dahmer në librin e autores.

“Jo, vrasja nuk ishte qëllimi. Doja vetëm ta kisha personin nën kontrollin tim të plotë, pa u dashur të merrja parasysh dëshirat e tyre dhe t’i mbaja për sa kohë të dëshiroja”. Gjithçka kishte të bënte me fantazitë e sëmura seksuale të cilat Dahmer u përpoq t’i mbyste me alkool dhe t’i përmbushte me anë të pornografisë.

Në dokumentarin më të fundit të Netflix për Jeffrey Dahmer portretizohet tërheqja e tij seksuale ndaj të brendshmeve të peshkut, shtypjen e kafshëve me makinë apo gjërave të ngjashme.

Në dosjen e FBI-së, vrasësi serial iu ka treguar hetuesve se “qëllimi i tij i vetëm për të jetuar, forca lëvizëse e ekzistencës së tij ishte nevoja e tij për kënaqësi”. Por të kapej ishte “makthi i tij më i keq”, thuhet në dokumente dhe vrasja u shndërrua në një produkt të fiksimit të tij.

Jeffrey Dahmer vrau 17 persona nga vitet 1978-1991, vrasja e tij e parë ndodhi kur ishte vetëm 18 vjeç. Ai i copëtonte viktimat, mbante pjesë trupi si trofe dhe hëngri disa prej tyre për shpërblim seksual. Të gjitha viktimat e tij i merrte në shtëpi dhe i përkisnin komuniteteve latine, me ngjyrë ose LGBT e më pas i ofronte pagesë për fotografi nudo.

Në apartamentin e tij gjendeshin kamera sigurie që arrinin një vlerë deri në 400 Dollarë dhe brava të ndryshme e drynë në secilën prej dhomave. Dahmer u arrestua më 22 Korrik 1991, pasi një prej viktimave mundi t’ia mbathte dhe t’i tregonte policisë për apartamentin.

Dahmer u akuzua për 16 vrasje, për të cilat mori 16 dënime të përjetshme. Ai vdiq në Shkurt 1992 pasi u vra nga një i burgosur tjetër, Christopher Scarver.

/a.r

Next Post
Masakruan të riun shqiptar në Britaninë e Madhe, shpallen fajtor dy persona

Masakruan të riun shqiptar në Britaninë e Madhe, shpallen fajtor dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In