• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fantazia e Këlliçit per transportin publik falas, një faturë prej më shumë se 35 milionë euro në vit

by Fatos Çoçoli
30/03/2023 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

i thotë se ka bërë llogaritë dhe i kanë dalë vetëm 6.8 përqind të buxhetit të bashkisë. Por i ka bërë llogaritë gabim.

Në transportin publik (autobuzat e linjave të ndryshme) të Tiranës, sipas një studimi të një OJF për mbrotjen e konsumatorit (qendra “Alert”), mesatararisht në një ditë priten rreth 158 mijë bileta autobuzi urban me vlerë 40 lekë. Në totalin e ditës, qytetarët kanë harxhuar 63 milionë e 200 mijë lekë ose mbi 55 mijë euro. Për një muaj, qytetarët në Tiranë shpenzojnë afërsisht 1.4 milionë euro në bileta të blera autobuzi urban, duke patur parasysh se në fundjavë e përdorin më pak autobuzin.

Këtë shifër e dinë mirë kompanitë private të autobuzëve, që sipas kontratës me bashkinë, ofrojnë këtë shërbim publik. Ndërkohë, janë mbi 88 mijë qytetarë që udhëtojnë me abone mujore në Tiranë, po sipas të dhënave të studimit të mësipërm. Me një abone mujore të përgjithshme me vlerë 1,600 lekë, ose 14 euro. Në total për një muaj, paratë nga abonetë shkojnë 1.2 milionë euro. Së bashku, shitjet nga biletat dhe abonetë shkojnë mbi 2.6 milionë euro, ose mbi 31 milionë euro në vit. As këto para nuk u mjaftojnë kompanive private të autobuzëve në Tiranë dhe kërkojnë e kanë marrë subvencion nga buxheti qendror i shtetit, për të përballuar koston e rritur të karburantit, që përbën 70 përqind të shpenzimeve të tyre.

Në paketën e ndihmës së parë ndaj çmimeve të rritura pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, qeveria dha 500 milionë lekë ose rreth 4.7 milionë euro subvencion shtesë për transportin publik në qytetet tona kryesore. Dhe bëri mirë, pse ndryshe bileta e urbanit mund të kishte shkuar edhe 60 lekë! Kuptohet që më shumë se 60% të subvencionit e mori Tirana. Lind pyetja, ku do t’i gjejë kandidati i opozitës këto para çdo vit, që premton transport publik falas në Tiranë? Ai thotë se ka bërë llogaritë dhe i kanë dalë vetëm 6.8 përqind të parave të buxhetit të bashkisë për një vit. I ka bërë llogaritë gabim.

Buxheti rekord i bashkisë së Tiranës për këtë vit është 246 milionë euro. Më shumë se 35 milionë euro që kushton transporti falas për një vit në Tiranë, bëjnë 15 përqind të buxhetit total të Tiranës, dhe jo diçka më pak se gjysma e tij 6.8%! Nëse bashkia Tiranë i përkushton gati një të gjashtën pjesë të buxhetit të vet shërbimit të ofruar falas të transportit publik për qytetarët, ajo do të rrezikonte shumë, ndoshta edhe falimentimin, se duhej të merrte borxh për të mbuluar këtë shpenzim. Kosto e këtij shërbimi falas për qytetarët do të ishte e papërballueshme. Ja përse asnjë nga bashkitë e qyteteve të mëdha të vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian, të Gjermanisë, Francës, Italisë, Spanjës, apo të Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve përtej oqeanit, nuk ka guxuar ta ofrojë shërbimin e transportit publik falas.

Nuk janë të zgjuar kryetarët e tyre të bashkive? Nuk duan ata vota dhe të rizgjidhen? Sigurisht që po! Por si kryetarët e bashkive të botës së zhvilluar perëndimore, ashtu dhe kandidatët rivalë të tyre në zgjedhjet vendore të vendeve përkatëse, nuk e ofrojnë kurrë një projekt të tillë, pasi kosto e bën të parealizueshëm. Në kontinentin tonë ka “guxuar” ta ofrojë dy vitet e fundit transportin publik falas vetëm Luksemburgu, i cili, përveçse është shteti më i pasur në botë me 129 mijë euro të ardhura për banor, ka një hapësirë shumë të vogël si shtet dhe vetëm 600 mijë banorë.

Lidhur me pamundësinë e realizimit të një projekti të tillë, eksperti i njohur amerikan i tatimeve Dan Myers, i cili ka qenë në vendin tonë me një projekt të USAID për modernizimin e tatimeve shqiptare, e këshillon një mikun e tij shqiptar, kur dëgjoi për entuziazmin e këtij të fundit për transportin publik falas të Tiranës :” I dashur mik, nuk ka asnjë transport publik falas të subvencionuar nga taksapaguesit askund në SHBA. Ashtu si ushqimi, energjia elektrike, veshmbathja, qiraja, telefonat celularë dhe benzina për makinat tona, çdo qytetar është personalisht përgjegjës për të mbajtur veten. Është veçanërisht i gabuar si projekt, në vendet ku shumica e qytetarëve nuk paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave, që ne të kërkojnë nga qeveria lokale apo qendrore qoftë, që të subvencionojë ato shërbime. Unë kam respekt të madh për ju. Ndoshta e keqkuptoj dhe komentet tuaja më befasojnë. Për ekonomitë e ‘tregut të lirë’,  Estonia në këtë temë duket sikur po jeton në të kaluarën e BRSS”.

Bazuar dhe mbi arsyetimin e ekspertit amerikan, pa hequr gjithë dashamirësinë për idenë për të ndihmuar qytetarët, propozimi i kandidatit të opozitës për transport publik falas në Tiranë i ngjan një petulle me shumë ujë.

Next Post
“Ika se s’kishte ajër”/ Shkrimtarja e njohur: Si i zhgënjeu intelektualët Partia Demokratike

"Ika se s'kishte ajër"/ Shkrimtarja e njohur: Si i zhgënjeu intelektualët Partia Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

December 5, 2025
Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

December 5, 2025
Rama zbardh takimin me Macron: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm

December 5, 2025
Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

December 5, 2025
Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In