• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fantazi apo skenar: Nga antiplumbi i Veliajt, te imitimi i atentatit të Trump

by S T
23/07/2024 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas grushtit të djeshëm në këshillin bashkiak, ka shpërthyer fantazia e shfrenuar e partisë së Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ndërsa një ditë më parë, mbështetësit mediatikë, ishin në delir, pasi match-in e boksit ndaj Halit Valterit, pinjollit të një atentati të njohur, e kishte fituat Tedi Blushi, që sipas tyre na dolli i fortë, sot fabula ka ndryshuar.

Pikërisht si pasojë e nisjes së procedimit penal, që Halit Valteri, ka dërguar tek autoritetet përkatëse ndaj Tedi Blushit.

Ndërkohë që krahu i djathtë i Metës, thotë se ka pasur tentativa për ta vrarë me armë zjarri brenda sallës së këshillit, gazetari në median e familjes Berisha, Bledian Koka, shkon edhe më tej, kur shkruan se ka pasur tentativa për të imituar atentatin ndaj Donald Trump në sallën e bashkisë Tiranë.

Koka, shkruan se Veliaj kishte veshur antiplumb, ndërsa në bashki ishin hequr dedektorët e armëve, e bashkia ka fshirë videot e regjistrimit të sallës.

Një përfundim, i dalë dukshëm pa asnjë hetim apo vëzhgim paraprak, në një kohë kur procedimi penal po vijon dhe prokuroria sipas të gjitha gjasave do të hetojë me detaje të gjithë ngjarjen.

Ngjarja e djeshme ishte e thjeshtë : kur po fliste Veliaj, çohet Tedi Blushi dhe i hedh dosjen me letra A4, e donte të dilte në podium. Aty është zënë me këshilltarin Halit Valteri, e drejtuesja e seancës Romina Kuko, ka mbyllur seancën. Kaq ka qenë e gjitha. Ku i nxorën njerëzit e Berishës dhe Metës faktet se është përgatitur atentat apo ka pasur njerëz të armatosur? Ku e dinë se Veliaj ka pasur antiplumb? E gjitha kjo është një logjikë që nuk mbështetet askund, e delirohet paf re në budallallëqe të tilla, të cilat, ose bëhen për të fryrë opinionin me fake news, ose siç thoshte Frrok Çupi vërtet ka një skenar.

TemA

Postimi i Bledian Kokes

Pse Erion Veliaj veshi dje antiplumb ne 40 grade celcius?
Incidenti i djeshem ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te Tiranes rezulton te jete nje skenar i mireorganizuar qe ka synuar gjakderdhje live! Fotoja me poshte tregon se Erion Veliaj ne temperature 40 grade ka shkuar i veshur me nje xhup i cili poshte tij fsheh antiplumbin e ngjeshur pas trupitj! Pyetja eshte se per cfare i duhet antiplumbi Erion Veliajt ne godinen qe e kontrollon ne cdo milimeter qofte me kamera e po ashtu edhe me sikaret e tij besnike! Keshilltari i opozites Tedi Blushi foli sot per nje skenar te mireorganizuar i cili kishte si qellim gjakderdhje brenda keshillit bashkiak te Tiranes! Dyshimet jane se permes 4 personave te paautorizuar brenda Keshillit Bashkiak, Erion Veliaj ka tentuar te imitoje atentatin e Donald Trump, por ne fund skenari ka deshtuar! Per te shtuar dyshimet mjafton fakti qe diten e djeshme si asnjehere tjeter detektori i armeve ne hyrje te Bashkise se Tiranes ishte hequr krejtesisht. Dyshimet shtohen edhe me shume per inskenimin ndersa Bashkia e Tiranes ka asgjesuar pamjet e kamerave te brendshme dhe ka derguar ne polici vetem nje porcion te videos ku Tedi Blushi godet Halit Valterin, kjo e markuar me logon e Report TV, megjithese ne sallen e keshillit nuk ka qene prezente asnje kamera!
p.s…lajmi i mire i gjithe kesaj ngjarje, eshte qe qartazi Erion Veliaj eshte ne deshperim total!/ TEMA

Next Post
Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri: Jemi më të bashkuar se kurrë

Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri: Jemi më të bashkuar se kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In