• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fantapolitikë nga Kaç Islami: Me sulmet ndaj Bashës, Rama në fakt po sulmon…Trump!

by Java News
17/03/2018 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 “Ky sulm i Ramës me kartën ruse është sulmi i tretë kundër presidentit të SHBA-së dhe vetë SHBA-së. Është një çmim që do ta paguajë rëndë Rama, por fatëkeqësisht edhe një çmim që i duhet shqiptarëve ta paguajnë, si qytetarë të një vendi të cilësuar “vend armik” të SHBA-së”.

Kështu shprehet Kaç Islami, në një intervistë për “Koha Jonë”, duke komentuar lobimin nga ana e ruseve per Bashën, por qe Islami e sheh ne kendveshtrimin se ky sulm i Rames synon ne realitet presidentin Trump!

“Sulmi anti-Trump i Ramës me kartën ruse ndonëse duket sikur është kundër Bashës e PD-së, s’ka të bëjë aspak as me Bashën e as me PD-në, por sigurisht ka efekte kolaterale mbi imazhin e vendit. Në fakt ky është një sulm i orkestruar nga e njëjta makineri që sulmon Trump, dhe është pjesë e strategjisë për të goditur Trump e enturazhin e tij, si gjoja të lidhur me rusët.

Në fakt përmes këtij sulmi synohet të tregohet konkretisht se edhe lobistët pranë Trump janë të lidhur me rusët dhe me shërbimin e fshehtë rus. Kjo do të thotë ndryshe se Trump është i rrethuar nga agjentë ruse dhe për ta takuar atë duhet kaluar përmes këtyre agjentëve.

Pra përmes këtij sulmi, në shënjestrën kryesore është vënë përsëri Trump. Në këtë “lojë” kundër Trump është përfshirë edhe Rama. Thënë ndryshe, ky mund të quhet një sulm anti-Trump që Rama po përdor edhe kundër Bashës e PD-së. Sulm kundër Trump, që vazhdohet nga Rama në Tiranë, ndërkohë që Komisioni amerikan i Shërbimeve Inteligjente në Kongres e “varrosi” kartën ruse të ndërhyrjes në fushatën e Trump dhe përtej saj.

Ky sulm i Ramës me kartën ruse është sulmi i tretë kundër Presidentit të SHBA-së dhe vetë SHBA-së. Sulmi i parë u krye nga Rama gjatë fushatës elektorale, kur ai do të deklaronte në CNN e Nju Jork Times, se kandidati për president i SHBA është “turpi i njerëzimit”, duke i bërë thirrje amerikanëve të mos votonin për Trump.

Sulmi i dytë kundër Trump, do të ishte votimi i Ramës në sesionin e OKB-së kundër nismës së Trump për Jeruzalemin, gjë që e detyroi atë ta klasifikonte Shqipërinë, partneren e saj strategjike, në grupin e “vendeve armike” të SHBA-së. Ky është sulmi i tretë, që SHBA-së dhe Presidentit Trump i vjen nga Shqipëria, më konkretisht nga Rama. Është një çmim që do ta paguajë rëndë Rama, por fatëkeqësisht edhe një çmim që i duhet shqiptarëve ta paguajnë, si qytetarë të një vendi të cilësuar “vend armik” të SHBA-së”, thotë Kaçi i shqetësuar.

“Ndërkohë që “çështja e ndërhyrjes ruse” është “varrosur” në Kongresin e SHBA, Rama me kartën ruse po vazhdon sulmin kundër Trump në Tiranë, duke provuar se është veçse vegël periferike që përdoret për një çështje tashmë të “vdekur” dhe duke u implikuar rrezikshëm në çështjet e brendshme të SHBA”, vijon ai.

Next Post
MBZHR: Pas 30 vitesh rikthehet eksporti i të imtave dhe mishit të tyre

MBZHR: Pas 30 vitesh rikthehet eksporti i të imtave dhe mishit të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In