• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fanta politikë/ Nishani: 600 mijë sirianët platformë serbe për zhdukjen e shqiptarëve!

by Java News
28/06/2018 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke ndjekur modelin e Berishës në post-pushtet, me një angazhim në rrjete sociale kundër qeverisë dhe personalisht kryeministrit Rama, ish-presidenti Nishani ka ofruar së fundi dhe versionin konspirativ mbi ardhjen në pushtet të kreut të socialistëve dhe përfoljes më të fundit në opinion mbi ardhjen e mundshme të një mase refugjatësh nga Lindja për t’u instaluar në Shqipëri.

Jo në status por në koment, ish-kreu i shtetit shqiptar që gjithashtu ka mbajtur dhe postet e ministrit të Drejtësisë dhe Rendit, zbulon lidhjet mes dy realiteteve.

Nëse e lexon komentin por nuk e di autorësinë, vështirë të imagjinohet se njeriu që e ka shkruar ka mbajtur poste kaq ta larta në drejtimin e shtetit.

Ministër në dy dikastere që përbëjnë kolonat e tij, përfshirë këtu dhe të qënit president, janë tregues se ushtruesi i tyre posedon një formim të lartë prej shtetari, përfshirë në të edhe elementë etikë e intelektualë bashkë.
Për t’i bërë opozitë një kryeministri si Rama, lënda që ky i fundit lë në terren është e mjaftueshme për të ndërtuar një ligjërim më elegant e më bindës gjithashtu, që hem kundërshtarin e telendis e hem ty të faktorizon dhe shndërron në referencë. Nga ana tjetër, parë në rrafshin personal, te ish-presidenti Nishani duhet të ekzistojë një vetëpërmbajtje dhe etike karshi kryeministrit, i cili në asnjë rast nuk e ka sulmuar, cenuar apo shpotitur kur ushtronte detyrën e kreut të shtetit.

Nishani u bë presidenti në rrethanat kur Rama ishte kreu i opozitës dhe ky i fundit e respektoi kushtetushmërisht dhe etiko-politikisht zgjedhjen e tij, duke marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës pa asnjë hezitim, pavarësisht se vinte nga PD me një status të kulluar partiak, dhe pavarësisht gjithashtu se zgjedhja e tij, forma e rruga që u ndoq ishin poshtëruese për opozitën.

Madje duhet trajtuar si rasti i rrallë për tipologjinë e Ramës, gojëmbyllja që ky i fundit ka treguar karshi Nishanit-president për të mos përcjellë në adresë të ish-kreut të shtetit demokrat asnjë hithtësi verbale nga fjalori i rënduar politik.

Dhe ka ndodhur teksa Nishani, haptazi, nganjëherë dhe trashë, luajti rolin e një partiaku në krye të Presidencës, sesa të një kreu shteti me distancë nga partitë. Është një meritë që Ramës i duhet njohur, pasi është ndër ato raste kur nuk ha diskutim.

Ndaj dhe komenti i Nishanit, edhe pse i vërtetë, është diçka që nuk duhet besuar. Militancat partiake edhe mund të gjykojnë ashtu, por jo një ish-ministër e ish-president që i është besuar shteti…(tesheshi)

ma.me

Next Post
FOTOT/ Deputeti i PD shkon në kuvend me ‘Toyota Yaris’ e çantat me ‘euro’

FOTOT/ Deputeti i PD shkon në kuvend me ‘Toyota Yaris’ e çantat me 'euro'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In