• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fanella e Maradonës në ankand, shpërthen vajza e tij: Turp, po fitojnë para me diçka që nuk është e tyre

by A R
21/04/2022 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filloi të mërkurën në mëngjes. Trashëgimia mund të mposhtë rekordin e fanellës së Babe Ruth, teksa dyshimet e ngritura nga familja “Pibe de Oro” mbeten në plan të dytë. Gjithçka është gati për ankandin e shumëpritur që do të shpërblejë fanellën e “Mano de Dios”.

Nga mëngjesi i së mërkurës deri më 4 maj, zyra në Londër e “Sotheby’s” do të shesë online uniformën e veshur nga Diego Armando Maradona në ndeshjen mes Argjentinës dhe Anglisë, në çerekfinalet e Kupës së Botës 1986.

Priten oferta rekord. Kjo është fanella që “Dora e Zotit” veshi kur shënoi dy gola legjendarë: njëri i realizuar me dorë, duke mashtruar arbitrin Bennacer, tjetri në fund të një aksioni personal të papërmbajtshëm dhe i konsideruar si “goli i shekullit”.

Ekspertët e “Sotheby’s” e kanë vlerësuar kufirin e shitjes midis 4.8 dhe 7.2 milionë euro, por ofertat mund të rriten. Trashëgimia mund të thyejë rekordin e mbajtur nga fanella e ikonës së bejsbollit Babe Ruth, e blerë për 5.2 milionë euro në vitin 2019.

Në sfondin e ngjarjes mbetet një “karton i verdhë” që u shfaq javët e fundit. Sipas vajzës së Diego-s, Dalma Maradona, fanella e nxjerrë në ankand nga “Sotheby’s”, e cila ishte në pronësi të ish-mesfushorit anglez Steve Hodge, nuk është ajo që vishte babai i saj në pjesën e dytë, kur shënoi dy golat, por në të parën:

“Ajo në ankand nuk është fanella që ai përdori në pjesën e dytë, kur shënoi golat. Është nga ajo ndeshje, por babai im e ka veshur në pjesën e parë. Nga njohja e babait tim e di se nuk ia ka dhuruar askujt atë fanellë.

Nuk dua të them se kush e ka atë, nuk dua t’i krijoj probleme këtij personi. Megjithatë, mund të them që fanella e babait tim, me të cilën shënoi golat, nuk del në ankand. Po fitojnë para me diçka që nuk është e tyre, është turp”.

Shtëpia e ankandeve, natyrisht, gjithmonë e ka mohuar këtë version dhe pas kontrolleve të mëtejshme ka konfirmuar se kjo është fanella me të cilën është realizuar ai dygolësh legjendar.

/a.r

Next Post
“Wizz Air” nis në maj fluturime nga Kukësi: Shqipëria treg strategjik për kompaninë

"Wizz Air" nis në maj fluturime nga Kukësi: Shqipëria treg strategjik për kompaninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

March 16, 2026
Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

March 16, 2026
Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

March 16, 2026
“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

March 16, 2026
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

March 16, 2026
“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

March 16, 2026
Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

March 16, 2026
Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

March 16, 2026
Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 16, 2026
Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In