• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fanatikët e BE janë në Shqipëri”, Rama: Na presin mijëra detyra, por jemi në lartësinë e duhur

by A R
23/10/2024 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të jetë gati për të marrë përsipër “mijëra” detyrat që Bashkimi Europian do i japë vendit për të bërë hapa më afër anëtarësimit të plotë.

Gjatë një konference për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen, kryeministri Edi Rama deklaroi se qasja e Shqipërisë do të vijojë të mbetet në një linjë me të BE-së tani që vendi ka hapur kapitujt e parë për negocim.

“Skuadra jonë e negociatave ka treguar në Bruksel që është në lartësinë e duhur për t’u përballur me këtë sfidë të re. Ne e dimë që është një sfidë që nuk shkon duke u bërë më e lehtë, por më e vështirë, sepse tani bëhet fjalë për një sërë detyrash, me mijëra.

Në këtë rrugë të përbashkët jemi të linjëzuar 100% me politikën e jashtme të Bashkimit Europian. E gjithë kjo qasje e Shqipërisë vetëm do të forcohet, duke dëshmuar jo vetëm aftësi për realizimin e të gjitha detyrave që kanë të bëjnë me anëtarësimin, por edhe qëndrueshmëri në aspektin e afirmimit të parimeve dhe vlerave që bashkojnë këtë komunitet vendesh e popujsh,” tha z. Rama.

Kreu i qeverisë falënderoi përkushtimin e znj. Fon der Lajen për ta afruar Ballkanin Perëndimor në familjen europiane.

“Një falënderim shumë të ndier dhe shumë të posaçëm, sepse pa vendosmërinë tuaj, pa mbështetjen e pakursyer të Komisionit Europian, pa bashkëpunimin e përditshëm me misionin e KE-së në Tiranë, pa ndërveprimin e vazhdueshëm me të gjithë ata në Bruksel që janë të lidhur me këtë punë, kjo ditë nuk do të kishte ardhur. Ne e dimë shumë mirë se sa shumë vështirësi është dashur të kapërcehen për ta kthyer edhe një herë Bashkimin Europian me sytë nga Ballkani Perëndimor, por jo thjesht për të përsëritur që një ditë do të jemi bashkë, por edhe për të na afruar më shumë. Kështu që shumë, shumë faleminderit!

Ne shqiptarët jemi të ndarë pothuajse në çdo gjë. Ne shqiptarët jemi në gjendje të bëjmë debat edhe për ngjyrën e murit, edhe për orën sa është sot, madje pasionalisht mund të bëjmë debat edhe sa është data sot. Por ka një gjë për të cilën shqiptarët nuk kanë asnjë debat: vendi ynë, vendi i Shqipërisë, është në Bashkimin Europian dhe e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të ndërohet në BE dhe nëse ka një mision të përbashkët kombëtar të gjithë shoqërisë dhe forcave politike aktive në shoqëri është të kontribuojnë që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Pra, mirë se erdhët në vendin më pro BE-së në Europë, edhe brenda në BE, edhe jashtë BE. Fanatikët e Bashkimit Europian janë në Shqipëri. Këtë nuk e them unë, e thotë Barometri Europian,” deklaroi z. Rama.

/a.r

Next Post
Plani i rritjes ekonomike, Ursula von der Leyen: Shqipëria merr 920 mln euro

Plani i rritjes ekonomike, Ursula von der Leyen: Shqipëria merr 920 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In