• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fan Noli donte që Shqipëria të ishte nën protektoratin amerikan”, Ikonomi: Ja pse jemi kaq të lidhur me SHBA

by Java News
28/11/2023 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studiuesi dhe gazetari Ilir Ikonomi, duke folur për librin e tij të dedikuar Fan Nolit, theksoi se si ai donte që Shqipëria në vitin 1918 të futej nën protektoratin e Amerikës. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ai theksoi se madje propozuan që guvernator të vihej një president amerikan.

“Fan Noli ishte i pari, sipas meje, që kërkoi që Shqipëria të vihej nën protektoratin amerikan dhe më pas u bë si modë mes këtyre krerëve të Shqipërisë të asaj kohe që të kërkohej që Shqipëria të vihej nën Amerikën. Këta e quanin nën kujdestarinë amerikane. Kërkonin një guvernator amerikan, madje Konica në një moment propozonte që si guvernator të vihej ishte presidenti i Amerikës, Tedi Rusvelt. Noli i shkruan një momerandum presidentit Wilson, i cili ka 10 pika. Pika e nëntë e 20 marsit `1918 kërkon që Shqipëria të vihet nën kujdestarinë amerikane, dhe teksti ka qenë pak i vështirë për t’u gjetur. Kam variantin italian dhe francez por jo anglez dhe kërkoj në librat e vjetër të kohës së komunizmit se duhet ta kishte. Ata flisnin shumë për Nolin mirë në atë kohë. E gjej atë memorandum, ishin të gjitha pikat përveç pikës së 9-të. Ishte nëntë dhe bosh. Ishte dëshira e Nolit që Shqipëria të vihej nën kujdestarinë amerikane.”, tha ai.

I pyetur për lidhjen kaq të madhe të shqiptarëve me Amerikën, që vijon edhe sot e kësaj dite, Ikonomi shtoi:

“Unë kam reflektuar shumë për këtë. Janë dy gjëra, e para në SHBA, shqiptarët hanin bukë dhe fitonin para për t’i investuar kur të ktheheshin. E dyta, Amerika është vendi i lirive. Po të marrim kishën shqipe që ngriti Noli, kush të të lejonte në vende të tjera, të mos kishte asnjë problem që të ngrije një kishë në gjuhën tënde dhe jo vetëm kaq të përktheje liturgjinë nga greqishtja në gjuhën shqipe. Pse? Sepse kushtetuta amerikane e ka shkruar qartë lirinë e fesë. Por është edhe liria e shtypit. Gazeta Dita botonte çdo lloj opinioni. Kjo i bënte shqiptarët të kishin besim tek Amerika dhe ta donin me shpirt dhe Noli ka folur shpesh për këtë. Edhe pse përgjohej nga qeveria amerikane, edhe pse nuk e lejoi të shkonte në konferencën e Parisit, ai përsëri fliste mirë për liritë amerikane.”

/f.s

Next Post
SHBA i kërkon Izraelit të mbrojë civilët gjatë ofensivës në Gaza

SHBA i kërkon Izraelit të mbrojë civilët gjatë ofensivës në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In