Për fat të mirë, asnjë prej familjarëve të ushtarakëve shqiptarë me shërbim paqeruajtës në Kabul, Mali, Letoni, Sudan, Herat e Kosovë nuk ka pësuar probleme nga rënia e tërmetit të 26 nëntorit, gjë që shkaktoi 51 viktima e qindra shtëpi të pabanueshme.
Ministrja Xhaçka u telefoi komandantëve të ushtarëve jashtë atdheut dhe u dha lajmin e mirë për familjarët në Shqipëri.
Momente të vështira kanë kaluar edhe ushtarët shqiptarë, të cilët ndodhen me mision në vendet e largëta. Për t’i qetësuar e për t’i dhënë lajme të mira për familjarët e tyre, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka komunikuar në telefon me komandanët e tyre, duke i siguruar se familjarët e tyre në Shqipëri gëzojnë shëndet të plotë.
Ministrja Xhaçka garantoi efektivët se çdo familje e ushtarakeve ka vëmendjen maksimale”, bën të ditur zyra për mediat e Ministrisë së Mbrojtjes.
g.kosovari











