• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Familjet e shpëtuara hebreje i kërkuam si diamantin në shkretëtirë

by Java News
10/07/2020 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur sot këtë doracak po e promovojmë në Prishtinë, nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që kjo temë po na bashkon edhe këtu, ku po ashtu ndjehet nevoja e ndërgjegjësimit shoqëror për të kaluarën, por edhe detyra për interpretimin e saktë të saj në ditët tona.

 

Nga Dr. Skender ASANI

Jam shumë i nderuar që sot po takohemi në Prishtinë dhe që arsyeja e këtij takimi është promovimi i doracakut “Rekomandimet për mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holokaustin”. Siç e shihni, ky botim  i realizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, është bërë në katër gjuhë të ndryshme –  shqip, maqedonisht, turqisht dhe serbisht, në mënyrë që t’i mbulojmë të gjitha komunitetet etnike në Maqedoninë e Veriut me këtë material.

 

Shumë të nderuar, mund të mos jetë modeste, por duke ju konsideruar të gjithë juve admirues te temës së Holokaustit, dua t’ju them se unë e përfaqësoj institucionin e vetëm shkencor në rajonin tonë që ka Departament shkencor për Edukimin dhe Hulumtimin e Holokaustit, duke u bërë kështu jo vetëm epiqendër e njohjes së kësaj teme në këtë regjion, por edhe duke gjurmuar njësoj si për diamantin në shkretëtirë për t’i gjetur të gjitha ato familje të trevave tona që në çfarëdo mënyre kanë ndihmuar për shpëtimin e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. Dhe, më vjen mirë që sot kam mundësi të konstatoj se familje të tilla, me të cilat ne mund të mburremi, kemi gjetur në krejt gjeografinë tonë, qoftë në Shkup, në Ferizaj, në Tiranë e në Shkodër. Madje, pa e tepruar, do të thosha se Kosova atëbotë ishte ngjashëm si udha që i kthente hebrenjtë nga Egjipti për në Tokën e Premtuar. Familja hebreje Alltarak, që erdhi nga Beogradi dhe, përmes Kosovës, kaloi në Tokën e Shpëtimit, në Shqipëri, si edhe familja tjetër Frances, që erdhi nga Shkupi dhe, po ashtu përmes Kosovës, kaloi në Shqipëri, janë dy ekzemplarë të udhëtimit mbi këtë tokë për të shkuar drejt jetës. Andaj kam kënaqësi të them se sot jemi pikërisht në pikëprerjen e rrugës së hebrenjve që atëbotë udhëtonin drejt shpëtimit.

E kur i kthehemi doracakut dhe synimit të tij, më duhet të them se mundësia që kjo temë tashmë të bëhet pjesë edhe e shkollave tona, është një mundësi e shkëlqyer që jo vetëm ta kujtojmë një tragjedi me përmasa planetare, por edhe të kujtohemi në paraardhësit tanë që në çastin e përthyerjes së historisë, ata ishin në anën e duhur të saj.

 

E duke qenë Instituti ynë i vendosur në Shkup, duke pasur mbështetje institucionale shtetërore dhe duke pasur vizion për zhvillimin e kësaj teme, kemi ndërtuar një model ku bashkohen të gjitha grupet etnike, religjioze dhe politike. Ma merr mendja se, si i tillë, ky model, edhe pas 7 dekadave, do të ishte i mirëpranuar dhe i dobishëm edhe për kushtet e Kosovës, por jo vetëm, ku po ashtu kohezioni brendashoqëror në tema inkluzive është i dobishëm për fuqizimin e shtetit të ri, por edhe për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.

 

Të nderuar të pranishëm, ky doracak i përgatitur nga ne me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, para disa ditëve është promovuar në Shkup, kur përveç ekipit që e kanë përgatitur, fjalë rasti kishin edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministri i Arsimit dhe Shkencës, ambasadori i Izraelit që e mbulon për Shkupin, si dhe personalitete të tjera të rëndësishme, që përveç se e madhështuan ngjarjen, i dhanë mbështetje projektit të realizuar dhe shprehën mesazhe inkurajuese për vazhdimin e këtij misioni. Këtu do të më lejoni t’i përmend edhe kolegët Igor, Zeqirija, Teuta, Maja dhe Nora, që me aq përkushtim ndihmuan në këtë detyrë.

 

E, kur sot këtë doracak po e promovojmë në Prishtinë, nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që kjo temë po na bashkon edhe këtu, ku po ashtu ndjehet nevoja e ndërgjegjësimit shoqëror për të kaluarën, por edhe detyra për interpretimin e saktë të saj në ditët tona.

 

Para se të përfundoj, do të më lejoni që në veçanti ta falënderoj organizatën “Kosova jewish organization” dhe znj.Artina Hamitaga dhe znj. Blerta Ismaili, që janë bashkorganizatore të kësaj ngjarje, ndërsa po ashtu dua t’i falënderoj edhe mediat që sot e ndoqën këtë eveniment dhe këtu do të më lejoni ta veçoj kryeredaktorin e RTK-së, z. Ridvan Berisha, që në veçanti ka pasur kujdes për mbulimin e kësaj ngjarjeje.

 

Unë ju faleminderit të gjithëve për vëmendjen dhe ju jam shumë mirënjohës që, me praninë tuaj, e nderuat këtë ngjarje dhe këtë vepër.

 

Ju faleminderit!

 

Prishtinë, 9 korrik 2020

 

(Fjalim i mbajtur në Prishtinë me rastin e promovimit të  doracakut “Rekomandimet për mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holokaustin”)

.

 

 

 

 

 

 

 

 

Next Post
Një vaksinë ruse jep rezultat, rrit imunitetin te personat e testuar

Një vaksinë ruse jep rezultat, rrit imunitetin te personat e testuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In