• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani”, Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, ai ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

by B K
22/07/2025 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e mbyllur e propozoi Endri Shabani. Në studion e Debatit në A2 CNN, Lapaj tha se mban përgjegjësi për këtë vendimmarrje dhe u kërkoi falje mbështetësve.

“Ne kemi qenë të angazhuar për hapjen e listave kemi shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Në distancë, e njëjta gjë vihej re edhe nga Nisma Thurje. Ajo që na ka bashkuar kanë qenë parimet e njëjta në lidhje me garën, meritokracinë e për listat e hapura. Hapin e parë e hodhëm në Gjykatën Kushtetuese ku shkuam për të kundërshtuam mbylljen e listave. Në këtë drejtim bashkëpunimi që ndodhi me këkrkesë të shumë qytetarëve u ul dhe diskutua me formulën që do të përdorej për të pasur koherencë në lidhje me listat e hapura.  Është propozuar prej tij kjo formula me familjarët. Kam pasur hezitimet e mia, por tundimin total që t’u jepnim qytetarëve atë listën e hapur siç ishin angazhuar kjo jo për ti ikur përgjegjësisë por për të thënë të vërtetën. Ka shumë dëshmitarë por nuk ka problem. Mbaj përgjegjësi të plotë për atë vendimmarrje se po të mos kisha shprehur edhe unë konsensusin kjo nuk do kishte ndodhur”.

Sipas Lapajt, ky vendim erdhi për shkak të ligjit, të cilin donin ta sfidonin se është i padrejtë, por edhe për shkak të miqësisë që kishte me Shabanin, e cila nuk i rezultoi e duhura.

“Ligji është i padrejtë vjedh votat e qytetarëve. Ligji na ka vjedhur hapur 5 mandate. Këtë të fundit duan ta heqin me skuthllëk. Donim të sfidonim ligjin. Ky ka qenë një vendim me unanimitet i kryesisë sonë dhe nuk di për palën tjetër. Nëse do të kisha bindjen që nuk do të funksiononte, do të kisha këmbëngulur për jo. Ishte shumë e sinqertë nga ana jonë. Unë zotin Shabani nuk e njoha sot, kisha 12 vjet që e njihja, kisha shoqëri dhe përtej politikës dhe të jem i sinqertë dhe ky mund të jetë gabimi im personal për të cilin  kërkoj falje atyre që na mbështetën. Në këtë pikë jam treguar me një  nivel më të ulët kujdesi në raport me ç’ mund të bëja se kam menduar që përtej politikës është dhe marrëdhënia njerëzore në mes, e cila rezultoi jo e duhur”.

Lapaj akzuon Shabanin se u ka hyrë në hak 64 mijë votuesve dhe karrierës së tij 15-vjeçare si aktivist, ndërsa tregon edhe mesazhet e fundit kur tentonte kompromis në emër të atyre që u besuan.

“Ai i ka hyrë në hak 64 mijë njerëzve, 15 viteve të angazhimit tim pa ndërprerje si aktivist, 1 mijë aktivistëve tanë që kanë punuar në vend e diasporë dhe çdo shqiptari të ndershëm që ka pritur të ketë shpresë dhe që pritet në besë nga kjo që po ndodh. Komunikimi im ka qenë sot në orën 2:00 të mëngjesit”.

I pyetur nëse ka ndonjë koment në lidhje me reagimin e fundit të Shabanit në rrjetet sociale, Lapaj u përgjigj: “Nuk merrem më të, e mishëroj i kam kërkuar që të mos bëhet shkak për të dërrmuar shpirtërisht ata që na kanë besuar dhe të dilnim në konferencë të dy bashkë. Ka qenë shumë stoik. Kam tentuar që të kemi kompromis”.

Next Post
Zjarret në Lurë/ Ministri Vengu mbledhje urgjente në Dibër: Na presin ditë të vështira

Zjarret në Lurë/ Ministri Vengu mbledhje urgjente në Dibër: Na presin ditë të vështira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In