• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Familjarët e viktimave të ‘Gërdecit’….”/ Minxhozi: Berishën e kanë braktisur shqiptarët. Ka bërë një figurë të turpshme

by Java News
27/12/2023 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i riktheu vulën dhe Logon e PD së Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, dhe urdhëroi Gjykatën e Apelit ta rishqyrtojë çështjen.

Në një lidhje me Skype për “Special Report”, analisti Skënder Minxhozi e ka konsideruar si një lojë mes gjykatave.

“Gjykatat kanë luajtur ping pong me stemën e Partisë Demokratike. Duhet të kishte një qartësi dhe kjo është një ndër arsyet që e ka futur Partinë Demokratike në një luftë dhe 8 janari e tregoi këtë. Prandaj gjykatat duhet të kenë një qartësi për të dyja palët”.

Më tej, Minxhozi deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një figurë të turpshme, pasi është braktisur nga të gjithë shqiptarët dhe vuan nga mungesa e një mbështetje popullore.

“Problemi i sigurisë së Berishës është një problem logjistik për PD. Ai është një figurë politike që ka bërë klimën politike në këtë qytet. Është polikani më i vjetër i tranzicionit dhe ka bërë një figurë të turpshme.

Ai ka një problem kryekëput politik. Ju e patë sa pak njerëz ishin mbledhur rrotull Berishës te gjykata sot. Edhe ky është problemi i Berishës. Ai është mësuar që kjo turmë ta udhëheqë. Berishën sot nuk e kanë braktisur politikanët apo SHBA, por më së pari  e kanë braktisur shqiptarët. Ai kthen kokën në rrugë sot dhe kupton që nuk ka asnjë.

Sot Berisha ndjehet i zhveshur dhe nuk ka asnjë nga ata që e mbështetën në fillimet e tij. Sot kemi një kryeministër që vuan nga mungesa e një mbështetje popullore”.

Sa i përket, çështjes së Gërdecit dhe dëshmisë në GJKKO të djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, Minxhozi u shpreh se tashmë fabula dihet dhe duhet të vendoset drejtësia, ku të marrin fajin ata që i takon.

“Më shumë sesa dëshmi të ish zyrtarëve apo dhe djalit të ish-kryeministrit në lidhje me çështje të tilla si Gërdeci apo 21 Janari, pra për ngjarje të vjetra që nuk kanë më fabula, dihet se çfarë ka ndodhur. Sfida këtu janë telefonatat që kanë mbetur pa u lexuar. Është momenti që këto ngjarje të vjetra, ku familjarët që kanë ikur nga kjo jetë pa e parë, apo ata që po presin drejtësinë, është mirë të marrin një përgjigje. Drejtësia duhet të hedh vështrimin dhe një herë mbi këto ngjarje të vjetra, ku shtetit i vriteshin njerëz në dyert e godinave dhe të nesërmen serverat e shtetit zgjoheshin të zbardhur.

Ky mendoj unë është një shans i madh që pas Gërdecit ndoshta dhe 21 Janarit të dalin të pafajshëm dhe të marrin fajin ata që i takon”./m.j

Next Post
Trishtuese/ Ndahet nga jeta ish-presidenti i Komisionit Europian, arkitekti i BE-së moderne

Trishtuese/ Ndahet nga jeta ish-presidenti i Komisionit Europian, arkitekti i BE-së moderne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In