• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Familjarët e të vrarëve të “21 janarit”: Paratë ishin thjesht një procedurë, drejtësia është ajo që ne duam

by Java News
19/01/2017 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Familjarët e viktimave të 21 janarit 2011, pavarsisht dëmshpërblimit nga qeveria, janë të vendosur për të kërkuar deri në fund drejtësi mbi vrasjen e të afërmëve të tyre.

Përtej shumave financiare të derdhura nga buxheti i shtetit në llogaritë e tyre bankare, të afërmit duan vendosjen e drejtësisë së munguar.

Për xhaxhain e Aleks Nikës, Mark Nikaj, i cili është edhe pëfaqësues i familjes në proceset gjyqësore,  dëmshpërblimi nga qeveria nuk ka ndonjë domethënie.

Ai e konsideron si një lëvizje të zakonshme ligjore duke  vendosur theksin tek drejtësia.

“Dhënia e parave për ne është thjesht një procedure ligjore që quhej kryer dhe u krye.

Kjo erdhi për shkak të vendimit që dha gjykata Administrative për dëmshpërblim kur e quajti krim shtetëror.

Ne duam drejtësi, veç kësaj asgjë nuk na hyn në sy.

As e falim dhe as e harrojmë këtë ngjarje që na mori të dashurit e zemrës.

Kemi gjashtë vite që vajtojmë. Përgjegjësit një ditë do vendosen para drejtësisë”, u shpreh Nikaj.

Qeveria shqiptare vendosi ditën e djeshme shlyerjen e detyrimeve ligjore ndaj viktimave të 21 janarit 2011, duke miratuar fondin me vlerë prej 160 milionë lekësh. Kjo shumë parash do të ndahet si dëmshpërblim për familjarët e viktimave.

Vetëm disa ditë më parë (11 janar 2017), të afërmit  dhanë një intervistë për gazetën “TemA”, ku u shprehën se nuk u ka ngelur shumë shpresë tek zbardhja e çështjes.

Gruaja e të ndjerit Ziver Veizi, e lodhur nga labirinti ku ndodhet çështja është shprehet besim plotë veç tek organet ndërkombëtare. “Shpresa vdes e fundit; është një shprehje që më shoqëron prej vitesh. Tek ne ka vdekur edhe ka lindur prapë. Gjykoj se një ditë e vërteta do të  trimfojë.” – ka thënë Alma Veizi, teksa e ka pasur të vështirë të rrëfejë për kujtimet që i kanë ngelur nga ngjarja e hidhur.

Ndërkohë edhe në familjien “Myrtaj”, fatkeqësia që u ka ndodhur nuk është përtypur ende. Renato Myrtaj, i biri i  Faik Myrtajt, është shprehur se përpos hallit që i ka rënë, në adresë të tyre vazhdojnë të venë kërcënime të forta.

“Kjo është një drejtësi e mohuar dhe 2 emrat e përgjegjësve tashmë i njohin të gjithë shqiptarët. Edhe nëse do të guxojë ndokush ta hetojë, nuk ka për t’ia dalë kurrë. Gjurmët që kanë lënë duart e lara me gjak, janë fshehur mirë. Shpresa e fundit ka ngelur në duart e Strasburgut!”, ka  nenvizuar më herët Renato Myrtaj.

Plaga qëndron ende e hapur edhe në familjen e Hekuran Dedës, ku familjarët shprehen se besojnë tek premtimi i kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e çështjes.

“Këto 6 vite kanë qenë shekuj për shkak tëvështirësive që kemi pasur. Kemi folur boll. Nuk gjej shumë fjalë pasi gjithçka ka shterur. Kam besim se kryeministri do ta mbajë fjalën dhe do të vendosë pas hekurave përgjegjësit”, ka treguar Zabit Deda, vëllai i Hekuranit që mbeti i vrarë me plumb në kokë afër portës së kryeministrisë.

 

Next Post
Dëbora mbërrin deri në Shqipëri të Mesme, në Dibër bllokohen të gjitha njësitë

Vijojnë ngricat dhe dëbora, ja rrugët ku duhen përdorur zinxhirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In