• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Familjarët e Martinajt e kanë përmendur Fatjon Muratin në polici”/ Artan Hoxha: Mesazh. Ja lidhjet e tij me Indrit Doklen dhe armiqësia…!

by Java News
13/03/2023 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një masakër me bilanc një të vdekur dhe gjashtë të plagosur ndodhi në zonën e Don Bosko në Tiranë, në lokalin e shtetasit Fatjon Murati, person me precedentë penalë, i njohur edhe si kundërshtar i Ervis Martinajt.

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka shpjeguar kush është Murati dhe detaje nga lidhjet e ti me Indrit Doklen dhe armiqësinë me Ervis Martinajn. Sipas Hoxhës, familjarët e Martinajt e kanë përmendur Muratin në polici si një kundërshtar të Ervis Martinajt. Hoxha shtoi se Murati është larguar nga Shqipëria pas daljes nga burgu në arrest shtëpie.

“Fatjon Muratit, me vendim gjykate, para disa javësh i janë sekuestruar një pjesë të pronave të veta dhe familjarëve. Ai 48 orë para atentatit është larguar nga Shqipëria. Kam bindje që autorët e kanë ditur. Ky atentat duket në dëshpërim e sipër, në inat e sipër.

Fatjon Murati, për herë të parë ka dalë në media, si person që është shoqëruar për të dhënë sqarime pas vrasjes së Brilant Martinajt. Është lënë më pas i lirë. Në 8 tetor, është shoqëruar dhe është gjetur në një makinë të blinduar, nga një zonë rezidenciale në drejtim të kryeqytetit, në makinë me Indrit Dokle dhe Gentian Reçi. Policia i ka shoqëruar të tre, sapo kishin ardhur nga jashtë. Pasi merren në pyetje nga policia, u liruan pas disa orësh, u mbajt vetëm Fatjon Murati. Të nesërmen u tha se Murati u mbajt sepse ka lidhje me një sasi armësh që ishin gjetur në një banesë. Në një nga kutitë e armëve u gjet shenja e gishtit të Fatjon Muratit. Në datën 11 tetor gjykata ka dhënë masën arrest me burg. Në 28 dhjetor, e njëjta gjyqtare e ka nxjerrë në arrest shtëpie, sepse ka rënë akuza që armët ishin të tijat. Ka sjellë edhe dokument që ka nënën të sëmurë.

Sapo ka dalë nga burgu, për shkak se është target për tu goditur për këto ngjarjet që nuk zgjidhen, në këto kushte, sapo ka marrë arrestin e shtëpisë, është larguar nga Shqipëria për t’u mbrojtur. Ka vajtur në Turqi dhe pastaj në vendet arabike. Në datën 6 mars, Murati është kthyer në Shqipëri bashkë me Indrit Doklen dhe Gentian Reçin. Policia ka thënë që e kemi gjetur në banesë dhe kanë firmosur procesverbalin. Nëse më pyet mua, them shyqyr që kanë ikur sepse këtu do të bëhej nami. Të premten janë larguar nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas në Turqi. Në Stamboll, ka vajtur me motivacionin se ka nevoje për ndërhyrje mjekësore. Pastaj kanë udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara.

Dumani tha që Ervis Martinaj na ka dhënë 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen. Atëherë u duk e pabesueshme.

Një nga pjesëtarët që identifikohet si kundërshtar të Martinaj, në deklarimet që kanë dhënë familjarët e Martinaj, përfshin emrin e Fatjon Murati.

Murati është nga Kukësi dhe bashke me fisin janë zhvendosur në Don Bosko. Ata kanë qenë me vite të vendosur në atë zonë. Autorët në pamundësi për të goditur dikë tjetër, kanë vajtur në lokal dhe kanë futur breshëri.

Murati u shoqërua për atentatin ndaj Brilant Martinajt. Sipas familjarëve, është përfshirë atje. Ai duhet të ishte në arrest shtepie. Është kontrolluar sistemi TIMS dhe rezulton se ka vajtur në Stamboll.

Në kujton, para dy muajsh u bë kontroll në Fushë Kuqe në banesën e Ervis Martinaj. Tani rezulton se policia ka patur informacion se mund të organizohej një atentat. Dy muaj më mbrapa ndodh një atentat. Policia po verifikon një sërë personash, që kanë qenë njohje të Martinajt ose njerëzve të afërt të tij.

Mesazhi është që nuk do të falet askush. Personi vetë nuk ka qenë prezent, zgjerimi i kësaj skene… Kjo lloj mënyrë ekzekutimi, tregon se krimi i organizuar ka ecur”, deklaroi Hoxha./m.j
Next Post
Vendimi/ Lirohet nga qelia deputeti i ardhshëm i PD që u arrestua se ishte i dehur në timon: Jam në shtëpi! Gëzuar ditën e Verës

Vendimi/ Lirohet nga qelia deputeti i ardhshëm i PD që u arrestua se ishte i dehur në timon: Jam në shtëpi! Gëzuar ditën e Verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In