Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë shembullin e tij si një qytetar i ndjeshëm për personat në nevojë duke ndihmuar një 7-vjeçar të sëmurë.
Mësohet se thirrjes së bërë në rrjetet sociale dhe në media për të ndihmuar Leon 7 vjeçar shqiptar me një sëmundje të rrallë i është përgjigjur pozitivisht Ministri Tahiri dhe familja e tij.
Të kontaktuar telefonikisht nga JavaNews.al, familja e Leos 7-vjeçar konfirmoi këtë fakt duke shprehur edhe falenderimet më të përzemërta për familjen Tahiri në veçanti dhe të gjithë qytetarëve që i janë bashkuar pozitivisht thirrjes dhe sensibilizimit për të ndihmuar Leon.
“Po është shumë e vërtetë që familja Tahiri ka treguar mirësinë e saj duke kontribuar për Leon e vogël. E falenderojmë nga zemra për këtë gjest humanitar dhe mbi të gjitha njerëzor. Nuk dua që kjo çështje të bëhet politike pasi bëhet fjalë për diçka tërësisht njerëzore dhe mbi të gjitha për djalin tonë. Në të njëjtën kohë dua të falenderoj gazetaren Albina Gjergji, zotin Arian Galdinin dhe të gjithë ata që janë treguar të gatshëm për të ndihmuar Leon, që ai të mund të ecë sërish.” u shpreh familja për JavaNews.al
Leart Hasanllari është vetëm 7 vjeç. Ai vuan nga “osteogenesis imperfecta”, një anomali që ka të bëjë me deformimin e kockave të këmbëve. Ai është operuar 7 herë, aq sa vite ka jetuar deri tani e nëse nuk ndërhyhet sa më shpejt në operacionin final, i cili do të kryhet në Greqi, Leo rrezikon të mbetet i paralizuar përgjithmonë. Data e operacionit është vendosur me 10 gusht dhe kostoja e tij është 40 mijë euro, një shifër kjo e papërballueshme nga familja e Leos.
Redaksia JavaNews.al i bashkohet mesazheve sensibilizuese për të gjithë qytetarët që të japin kontributin e tyre për djaloshin 7 vjeçar që të kthehet në jetë si fëmijë normal si bashkëmoshatarët e tij!
Për ta ndihmuar Leon dhe familjen e tij që ky operacion i fundit të realizohet, dërgoni ndihmën tuaj në:
IBAN : AL24206111690000165474916001
Emri : Leart Hasanllari
Rruga : Myslym Keta
Zip Code / Postal Code : 1000 ( ky eshte kodi postar i Tiranes ) TIRBALTR swift code











