• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Familja rome kosovare dëbohet në Serbi pas 25 vitesh në Gjermani!

by Aalison Pearse Stevens
29/04/2016 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në natën në mes të mërkurës dhe të enjtes është dëbuar nga qyteti gjerman Tëist për në Serbi familja rome kosovare Mehmedi, pikërisht kryefamiljarja e saj Sheret Mehmedi dhe pesë fëmijët. Kjo familje jetonte prej 25 vitesh në Gjermani, shkruan “Meppener Zeitung”.

Nëna e pesë fëmijëve, e lindur në vitin 1980, jetonte në Gjermani që nga viti 1991, kur kishte ardhur për t`iu bashkuar familjes. Ajo ka thënë për gazetën gjermane se ka frikë të madhe, pasi në Serbi nuk e ka asnjë të njohur  dhe nuk e njeh as gjuhën serbe.

Ajo thotë se nuk ka punuar asnjëherë pasi që vazhdimisht ka pasur fëmijë të vegjël për të cilët është dashur të kujdesej.

Ndërkohë që pritej se më 27 prill do të kishin një intervistë te autoritetet për të huaj, vjen lajmi se familja tashmë ishte dëbuar për në Serbi, transmeton albinfo.ch.

Më e keqja është se familja e madhe nuk ka asnjë vend për t`u strehuar atje, nuk e njeh gjuhën dhe po ashtu nuk ka të holla.

Një zëdhënëse e qarkut ku jetonte familja Mehmedi ka thënë për gazetën se zonja në fjalë ka deklaruar se është rome nga Kosova dhe se në Gjermani ka ardhur në vitin 1991. Në vitin 1992 asaj i qe refuzuar kërkesa për azil.

Për pasojë, ajo e kishte vendimin për të lëshuar Gjermaninë qysh atëherë. Mirëpo zonja Mehmedi disa herë radhazi ka hyrë në ilegalitet.

Në qark po ashtu thonë se ajo në vitin 1999 sërish ka bërë një kërkesë për azil ndërsa Zyra Federale për Refugjatë ka refuzuar fillimin e një procedure të re të azilit.

Herën e fundit ajo ka bërë një kërkesë për azil edhe në vitin 2010, e cila i është hedhur poshtë në mënyrë të plotfuqishme nga zyra në fjalë. Njësoj janë hedhur poshtë edhe kërkesat e azilit për fëmijët e saj.

Si përfundim, thotë zëdhënësja, familja Mehmedi plotëson të gjitha kushtet për t`u kthyer.

Next Post

Bleona Qereti zbulon prapaskenat e filmit që po xhiron në Meksikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In