Presidenti Ilir Meta ka uruar sot Krishtlindjet përmes një teksti të shoqëruar me foton e familjes së tij.
Duke iu drejtuar shqiptarëve, Meta shkruan se sot duhet të përpiqemi për të mos i harruar njerëzit në nevojë.
Postimi i plotë i kreut të shtetit:
Të dashur miq,
Në këtë Ditë të Bekuar, unë dhe familja ime duam t’ju shprehim urimet më të mira e të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!
Kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, uroj të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, të sjellë begati sociale dhe përparim të njerëzimit.
Të përpiqemi në këtë ditë të shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët për t’u dhënë shpresë dhe besim.
Gëzuar nga mot Krishtlindjen!
/JavaNews/b.d