• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Familja Jashari bojkoton “Epopenë e UÇK-së”

by Java News
06/03/2017 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë zyrtarisht ka nisur manifestimi Epopeja e UÇK-së.

Fillimisht, presidenti Hashim Thaçi si komandanti suprem i FSK-së dhe komandanti i kësaj force, Rrahman Rama kanë kaluar në revistë kuadrot e FSK-së, raporton KTV.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se epopeja e UÇK-së është ngjarja më heroike e qëndresës së popullit tonë për liri tash e 18 vjet.

Para trupave të Forcës, presidenti edhe një herë tjetër është zotuar se FSK-ja do të transferohet në ushtri.

Ai ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të marrë nismën për ndryshimin e Ligjit për FSK-në, që do të mundësojë shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, pa prekur ndryshimet kushtetuese. Thaçi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk paraqet kurrfarë pengese për këtë.

Thaçi ka thënë se shtetet fqinje, të cilat kanë ushtrinë e tyre duhet ta kuptojnë transformimin e FSK-së. Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se çdoherë do të kujtohet sakrifica heroike e familjes Jashari. Sipas tij, 5 marsi është dita kur e mira fiton ndaj së keqes dhe e vërteta ndaj trillimit. Por përfaqësues të familjes Jashari, ata nuk morën pjesë në këtë ceremoni.

Manifestimi “Epopeja e UÇK-së” do të vazhdojë edhe më 6 dhe 7 mars. “Epopeja e UÇK-së” tradicionalisht shënohet çdo vit për ta nderuar luftën heroiket të komandantit legjendar Adem Jashari, sakrificën e familjes Jashari dhe nderimin e gjithë dëshmorëve dhe të të rënëve për liri.

19 vjet më parë në Prekaz të Skënderajt forca të mëdha policisë dhe ushtrisë serbe kishin marrë një ofensivë duke sulmuar me artileri të rëndë familjen Jashari.

Komandanti Adem Jashari bashkë me babanë Shabanin dhe vëllanë, Hamzën, të ndihmuar edhe nga anëtarë të tjerë të familjes kishin rezistuar deri në flijim.

Në këtë betejë të përgjakshme ranë për liri 55 persona, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të komandantit Adem Jasharit.

Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datave 5-6 mars të largohet si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoi tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
A është e rrezikuar Evropa nga raketat ruse?

A është e rrezikuar Evropa nga raketat ruse?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In