• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Familja Gashi u shua dje nga aksidenti tragjik, sot i jepet lamtumira e fundit çiftit bashkë me dy vajzat

by Java News
26/06/2021 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduart Gushi, Silvana Gushi, Eva Gushi dhe Anastasia Gushi që humbën jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme, do të përcillen për në banesën e fundit ditën e sotme.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në Patos, në orën 10:00, ndërsa shpenzimet janë marrë përsipër nga Bashkia Patos.

Aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, ku makina tip ‘Audi’, qe drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, me shpejtësi skëterrë, përplasi automjetin tip “Toyota”, me të cilin po udhëtonin familja Gushi. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina ‘Toyota’ u shtyp dhe u shkatërrua totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të ‘Toytos’, prindërit dhe dy vajzat e mitura mbetën të bllokuara  brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t’i nxjerrë ato.

Aksidenti tragjik tronditi jo pak opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta.

Të dy mjetet po udhëtonin nga Fieri drejt  Vlorës për të kaluar fundjavën në jug. Makina ‘Audi’ goditi nga pas mjetin ‘Toyota’, por është ende e paqartë nëse ka humbur kontrollin dhe i ka rënë apo mjeti tip ‘Toyota’ ka ndërruar korsi dhe për pasojë është marra para nga ‘Audi’.

Ndërkohë, rezulton se Igli Madani, i cili u arrestua dje nga policia, është një emër i njohur për policinë. Madani me patentë prej 3 vitesh, kishte marrë 8 gjoba, 4 prej tyre për parakalim të gabuar.  Ai kishte 2 gjoba për xhama të zinj, 1 gjobë shpejtësie dhe 1 për aksident me plagosje

Ai ishte proceduar më parë për aksident me plagosje në Tiranë, çështje është proceduar dhe pushuar, dhe gjithashtu është hetuar për kanabis dhe përleshje fizike.

g.kosovari

Next Post
Prof. Përparim Kabo: Ikja e turpshme e një Kryeprokurori!

Luksi po na vret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In