• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Familja e luti Churchillin që të mos bëhej mysliman

by Java News
22/10/2016 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja e Sir Winston Churchillit e kishte lutur atë që të “luftonte kundër” dëshirës që të konvertohej në fenë islame, thuhej në një letër të zbuluar së fundmi.

Kryeministri i cili i priu Britanisë së Madhe në fitoren në Luftën e Dytë Botërore ishte i dhënë pas fesë islame dhe kulturës orientale sa që familja i kishte shkruar për ta bindur që të mos bëhej mysliman, shkruan The Independent.

Në një letër muajit gusht 1907 kunata e Churchillit i kishte shkruar: Të lutem mos u konverto në islam; e kam vërejtur tendencën tënde ndaj orientalizmit, tendenca të dukjes si Pasha, seriozisht kështu mendoj”.

“Nëse vjen në kontakt me islamin konvertimi yt nuk do të jetë edhe aq i lehtë sa mendon, thirrje për gjak, e di se çfarë dua të them, lufto kundër tij”, shkruan më tej kunata e tij.

Letra e zbuluar nga hulumtuesi i Cambridge University, Warren Dockter, ishte shkruar nga Lady Gwendoline Bertie, e cila më vonë u martua me vëllanë e Churchillit, Jackun.

“Churchilli nuk e ka marrë seriozisht konvertimin”, ka thënë Dockter për The Independent. “Ai ishte pak a shumë ateist në atë kohë. Ai ishte i mahnitur me kulturën islame e cila ishte e zakonshme te shkrimtarët Viktorian”.

Churchilli kishte mundësi që të analizonte shoqërinë islame kur shërbeu si oficer në ushtrinë britanike në Sudan, transmeton Koha.net. Në letrën që ia kishte shkruar Lady Lytton në vitin 1907 Churchill kishte thënë se do të donte të ishte një Pashë, rang në Perandorinë Otomane.

Ai madje kishte veshur rroba arabe privatisht – një entuziazëm që e kishte ndarë me shokun e tij të ngushtë, poetin Wilfrid S. Blunt. Por Dockter mendon se familja e Churchillit asnjëherë nuk ishte shqetësuar me interesin e tij në islam.

“[Lady Gëndoline Bertie] do të brengosej sepse Churchill u largua në një turne afrikan dhe do ta dinte se ai po takohej me Wilfrid S. Blunt, që ishte një përkrahës i arabëve, anti-imperialist dhe poet. Ata dy ishin miq dhe visheshin si arabë në ahengjet e shthurura të Bluntit dhe rrallë herë pajtoheshin për një gjë”, thotë hulumtuesi.

Në vitin 1940, kur Churchilli po i printe Britanisë në luftën kundër Gjermanisë naziste, ai përkrahu planet për të ndërtuar atë që u bë Xhamia Qendrore e Londrës në Regent’s Park. Për këtë qëllim ai dha 100 mijë funte – me shpresë se do të fitonte përkrahjen e shteteve arabe në Luftën e Dytë Botërore.

Ai më vonë në Parlamentin e Britanisë së Madhe kishte thënë se “shumë miq në vendet myslimane” kishin shprehur mirënjohjen e tyre për këtë “dhuratë”, transmeton Koha.net.

Por derisa kishte shprehur admirimin e tij për islamin, Churchill kishte edhe kritika për të.

“Fakti se ligji Mohammedan thotë se çdo grua duhet t’i përkas një mashkulli si pronë absolute e tij, qoftë si fëmijë apo grua, duhet të vonojë zhdukjen përfundimtare të skllavërisë derisa besimi në islam ka treguar se ka fuqi të madhe në mesin e burrave”, kishte shkruar Churchill në librin e tij “The River War” të vitit 1899.

“Myslimanët mund të kenë kualitete të shkëlqyera, por ndikimi i fesë paralizon zhvillimin social të atyre që i shkojnë pas. Nuk ekziston asnjë forcë e madhe reaksionare në botë. Larg nga agonia, Mohammedanizmi është besim militant”.

Dockter, i cili i ndihmoi Boris Johnsonit në librin e tij për Churchillin, zbuloi letrën derisa po hulumtonte për librin e tij të ardhshëm “Winston Churchill and the Islamic World: Orientalism, Empire and Diplomacy in the Middle East”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
10 mënyrat më të lehta për të kursyer paratë tuaja

10 mënyra për të kursyer para çdo ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In