• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Familja e kërkonte prej dy javësh, 58-vjeçari humb jetën në aksident

by Java News
02/05/2018 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nje burre banues ne qytetin e Durresit kishte dy jave qe ishte zhdukur nga shtepia dhe familja nuk kishte arritur te gjente gjurme te tij.

Por vetem kur ai ka nderruar jete, pas dy javesh i vetmuar ne spital pas aksidentit ku ishte perfshire, eshte marre vesh lajmi nga familja se ai ishte ne spital.

Ngjarja tronditese ka ndodhur per familjen Rexhepi, banore e lagjes nr.14 në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

I ndjeri eshte Selim Rexhepi, 58 vjeç, nga Dibra, baba i 6 fëmijëve. Prej 16 prillit, ai rezulton i humbur për familjarët, por ata nuk kishin bërë denoncim në polici.

Te marten, pasi ata kanë parë lajmin për një person që ka humbur jetën në spitalin e Durrësit rreth 2 javë pasi ishte aksidentuar, janë lidhur me policinë dhe janë paraqitur në morgun e spitalit për të identifikuar viktimën.

Ketu ata kanë konstatuar se bëhej fjalë për familjarin e tyre. Selim Rexhepi është identifikuar në morgun e spitalit të Durrësit nga i biri, mbrëmjen e te martes.

I biri e ka kërkuar të atin përmes faqeve te ndryshme në internet si dhe ka pyetur herë pas here tek spitali i Durrësit por nuk i kanë dhënë asnjë lloj informacioni. Para 4 ditësh, ai është kthyer në Shqipëri, pasi jeton jashtë shtetit dhe ditën e sotme iu desh të përballej me lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të babait të tij.

Që nga dita e aksidentit, 58-vjeçari ishte i shtruar në spitalin e Durrësit, por ai nuk ishte identifikuar ende.

Në njoftimin e saj për shtyp, policia e Durrësit bënte të ditur se “në vijim të njoftimit të datës 16.04.2018 , më datë 30.04.2018, rreth orës 05:00 ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, një shtetas i paidentifikuar akoma, trupi i të cilit ndodhet në morgun e Spitalit të Durrësit, i cili është aksidentuar në datë 16.04.2018, në fshatin Shënavlash, Durrës, nga një mjet me drejtues shtetasin M.D., i arrestuar. Punohet për identifikimin e viktimës. Neni 290/2 i Kodit Penal”

a.ç

 

Next Post
Pse Bashën e shqetëson më shumë Ibsen Elezi se Eduard Selami

Pse Bashën e shqetëson më shumë Ibsen Elezi se Eduard Selami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

January 25, 2026
Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

January 25, 2026
“Reforma më e madhe në polici”, ministrja e Brendshme Mahmood njofton krijimin e FBI-së britanike

“Reforma më e madhe në polici”, ministrja e Brendshme Mahmood njofton krijimin e FBI-së britanike

January 25, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

January 25, 2026
“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

January 25, 2026
Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

January 25, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

January 25, 2026
“Shqiptarët shkëlqejnë kudo!”, Balla përshëndet kandidaturën e Anila Skejës në këshillin komunal të Londrës

“Shqiptarët shkëlqejnë kudo!”, Balla përshëndet kandidaturën e Anila Skejës në këshillin komunal të Londrës

January 25, 2026
Aksident në aksin Elbasan-Ish Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë. I plagosuri në gjendje të rëndë

Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari i aksidentuar në Fier-Libofshë

January 25, 2026
“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In